Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | S’I PËRKASIM ASKUJT

S’I PËRKASIM ASKUJT

Font size: Decrease font Enlarge font
image RENE SHAR René Char 10907-1988

Rene Char, (Paris, 14 qershor 1907 - 19 shkurt 1988 ), ka qenё poet francez.  Autor i poezive tё ndryshme, midis tё cilave Çekani pa usta ( 1934), nё tё cilёn autori pasqyron pёrvojёn e tij surrealiste dhe, Fogli di Hypnos ( Fletё hipnoze, 1946), vepër  e konsiderueshme me refleksione koncize dhe tё rrufeshme, tё frymëzuara eksperienca partizane, e jetuar  personalisht nga vetё Rene Shari ( me nofkën Kapiteni Aleksandёr) nё  hapёsirёn e rezistencës franceze, i njohur nga publiku italian nё saj tё përkthimit tё Vitorio Serenit. Disa nga veprat e autorit janë përmbledhur  nё vëllimin  Poezi dhe prozё, zgjedhur dhebotuar, mё 1957. Vepra e tij poetike ka ngjallur interesa tё konsiderueshme edhe nga  ana e poetit çifut i gjuhës gjermane, Poul Celan i cili i kushtoi Rene Sharit njё nga poezitë e tij tё famshme, e titulluar Argument dhe heshtje, qё pёrqёndrohej nё kuptimin e fjalёs poetike tё rezistencёs 

XHORXH BRAK  RENE SHARIT Georges Braque, To René Char, 1958

1. Pёrkulu vetёm pёr dashuri.

    Nёse vdes, do tё vazhdosh tё dashurosh.

2. S’I PËRKASIM ASKUJT

S’i pёrkasim askujt,

veçse asaj vetёtime tё llambës sё panjohur dhe tё paarritshme,

qё na mban zgjuar guximin dhe heshtjen.

3. INTELIGJENCA DHE ENGJËLLI

Inteligjenca dhe engjёlli – mendimi ynё primordial.

( Engjёll: çka qё nё thellёsi tё njeriut

mban distancё nga kompromisi religjoz,

fjalё e heshtjes sё lartё, tё njё mendimi tё paçmueshёm.

Harmonizues frymёmarrjesh

qё praron bistakёt jetёsorё tё sё pamundurёs.

Njeh gjakun, injoron qiellin.

Engjёll: drita

qё priret drejt veriut tё zemrёs.)

4. JEMI TË NDARË

Jemi tё ndarё midis lakmisё pёr tё njohur

dhe dёshpёrimit  se kemi njohur.

Gjembi nuk heq dorё nga kafshimi i tij.

Ne nga shpresa jonё. 

5. POETI

Poeti, rojtar i fytyrave tё pafundme tё gjithçkaje qё jeton.

6. TË KORRAT

Tё korrat mё tё  pastra i kanё rrёnjёt nё njё tokё qё s’ekziston.

Me t’u pёrjashtuar mirёnjohja,

ato janё borxhlie vetёm ndaj pranverёs.

7. ME T’U DËBUAR

Me t’u dёbuar nga sytё tanё,

drita u fsheh nё ndonjё pjesё tё kockave tona.

E largojmё ndonjёherё, pёr t’i kthyer kurorёn.

8. NGJAJMË

Ngjajmё me ato thithёlopat qё nё netёt e vёshtira tё moçaleve

thёrrasin njera-tjetrёn, por nuk e shohin

duke ia pёrkulur thirrjes sё tyre  tё dashurisё,

gjithё fatalitetin e universit.

9. FRUTI

Fruti ёshtё i verbёr.

Vetёm pema ka sy.

10. SOT

Sot kam jetuar çastin e fuqisё

dhe tё pacёnueshmёrisё absolute.

Isha njё zgjua qё migronte

drejt burimeve tё qiellit

me gjithё mjaltin dhe bletët brenda.

11. LETRA E MBRËMJES

Ende dhe njё herё viti i ri na ngatёrron sytё.

Përgjimi ёshtё prej barёrash tё lartё

qё s’kanё dashuri,

nёse jo me zjarrin dhe burgun qё kafshojnё.

Pastaj do tё jetё hiri i fitimtarit

dhe tregimi i sё keqes.

Do tё jetё hiri i dashurisё.

Trёndafili i egёr

qё mbijeton me parandjenjёn e vdekjes.

Do tё jetё hiri imagjinar pёr ty,

i jetёs sate tё palёvizshme

mbi konin tёnd tё hijes.

12. NUK KA

 

S’ka hapёsirё nё terrin tonё, pёr Bukurinё.

Gjithё hapёsira ёshtё pёr tё Bukurёn.

13. TRËNDAFILI I LISIT  

Çdo njёra prej shkronjave qё formojnё emrin tёnd, Bukuri,

nё vendin e nderit tё ndёshkimeve, martohet me  hapёsirёn e thjeshtё tё diellit

regjistrohet nё frazёn kolosale qё mbulon qiellin,

dhe shoqёrohet me njeriun e angazhuar tё gёnjejё fatin

me tё kundёrtёn e pashtershme tё tij: shpresёn.

14. VEPRIMET E POETIT

Veprimet e poetit nuk janё veçse pasoja

e enigmave tё poezisё.

15. POETI

Poeti dallohet pёr atё sasi faqesh

Tё parёndёsishme qё nuk shkruan.

Ai zotёron tё gjitha rrugёt e jetёs sё harruar

Pёr tё shpёrndarё lёmoshat e tij tё mjera

Dhe pёr tё pёshtyrё atё pak gjak

Qё s’do ta lёrё tё vdesё.  

16. ME SY MBYLLUR

Me sy mbyllur dhe me pёrpjekjen pёr tё rёnё nё gjumё

shoh tё shkёlqejё, nё fund tё qerpikёve tё mi njё prush:

ёshtё shpirti kryeneç

relika shkrepёtitёse

e mbytjes madhёshtore tё ditёs sime.

17. E DUA NJERIUN

E dua njeriun e pasigurt nё qёllimet e tij.

Siç ёshtё e tillё nё prill, pema me fruta.

18.  PIKËRISHT

Pikёrisht çasti nё tё cilin bukuria

pasi na ka bёrё tё presim gjatё

lind nga gjёrat e zakonshme

pёrshkon fushёn tonё tё harlisur

lidh gjithçka qё duhet lidhur

ndriçon gjithçka qё duhet ndriçuar

nga trashёgimi ynё prej errёsire.

19. KUSH

Kush do ta pёrtёrijё  rreth nesh kёtё pafundёsi

Kёtё dendёsi lindur realisht pёr ne dhe qё nga çdo anё

njerёzisht na mbёshtjellin?

20. KËRKOVA

Kёrkova nё bojёn time

atё qё smund tё kёrkohej:

njollёn e pastёrtisё

pёrtej shkrimit tё ndotur.

21. ËSHTË NË THURJEN E POEZISË

Ështё nё endjen e poezisё qё duhet tё gjejmё

nё numёr tё barabartё, galeri tё fshehura, dhoma harmonike,

dhe, nё tё njejtёn kohё, kinde tё sё ardhmes, portikё nё diell,

shtigje tinzar dhe ekzistenca qё njihen nga zёri.

Poeti ёshtё trageti i gjithçkaje qё plazmon njё rregull.

Njё urdhёr kryengritёs.

22. NËSE SYNIMI I POEZISË

Nёse synimi i poezisё ёshtё i tillё qё tё na bёjё sovranё

Duke na depersonalizuar, vetёm kёshtu mund tё nxjerrim

nё saj tё poezisё, plotёsinё

qё sapo ishte skicuar apo deformuar

nga mburrjet tona prej individёsh

poezitё janё fragmente tё ekzistencёs sё pakorruptueshme

qё ne hedhim nё grykёn e neveritshme tё vdekjes:

por nga lart, gjersa, duke kёrcyer,

mund  tё bien

nё botёn qё  i jep emёr unitetit.

23. MOS KËRKO

Mos kёrko kufijtё e detit.

Tashmё  janë tek ti.  

T’u dhanё

nё njё me jetёn tёnde qё  avullon

Ndjenja, e di, ёshtё bijё e materies:

ёshtё vёshtrimi

mrekullisht fluid.

24. JASHTË NGA POEZIA  

Jashtë poezisё dhe vargjeve tё tij tё pasionuar

ki kujdes ndonjёherё me fjalët qё shkruan

me ilaçet qё këshillon dhe me tё cilёt shpirti yt

i ngarkon njё  pagabueshmёri frymëmarrjeje tё gjatё

dhe aftёsinё e manovrave tё shkathta. Kush do tё jetё lexuesi yt?

Praktikisht njё qё mendja jote armatos

Por qё pena jote e bёn tё pafajshëm.

Njё përtac i mbështetur me bërryla nё dritare?

Njё fushues i pakujdesshëm?

Njё kriminel ende pa faj?

S’mund ta dish.

Kujdes, kur ёshtё e mundur, me fjalët qё shkruan.

25. DREJT PEMËS MOTËR ME DITË TË NUMËRUARA

Harpa e shkurtër e larsheve

Mbi shporёn e plloçës sё myshkur e nё bakterie

- ballё i pyjeve ku copёtohet reja-

Kontrapunkt i boshit nё tё cilin besoj.

26. SI MË ERDHI TË SHKRUARIT?

Si puplajё zogu

mbi qelqin e dritares sime,

dimri.

Pёrnjёhershёm

U ndez nё oxhak

njё betejё thёngjinjёsh

qё, ende sot,

nuk janё shuar. 

27.             NUK KA

S’ёshtё veçse i ngjashmi im, shoqja

ose shoku qё mund tё mё zgjojё nga dremitja

tё mё bёjё tё mё shpёrthej poezia,

tё mё hedh kundёr kufijve  tё shkretirёs sё vjetёr

gjrrsa unё t’i tejkaloj. Askush tjetёr.

as qiejt as toka e premtuar,

as gjёrat tronditёse, s’munden.

Pishtari, vetёm me tё unё mund tё vallёzoj.

 28. NUK MUNDET TË FILLOJË

Nuk mundet tё fillohet njё poezi

pa njё pjesёz gabimi

mbi veten dhe mbi botёn,

pa njё fije fije pafajёsie

tё fjalёve tё para.

29. PSE

Pse poema poemё e pluhurosur?

Pse nё fund tё udhёtimit tё tij

drej  vendlindjes pas errёsirёs

para lindjes

dhe ashpёrsia e ditёve

fundi i poemёs ёshtё dritё

pajisje me ushqime tё jetёs.

30. POETI

Poeti s’e mban pёr vete atё qё zbulon.

Sapo e transkripton, e humb menjёherё.

Nё kёtё qёndron noviteti i tij,

Pafundёsia e tij,

Rreziku i tij.

31. NDONJËHERË

Ndonjёherё profili i njё mёzi

I njё fёmije nё largёsi

Afrohet pёr tё zbuluar shikimin tim

zbret nga muri  trembjes sime.

Pikёrisht atёherё nёn pemёt

Ffllon tё mёrmёrijё

burimi.

32. TË NDALEMI

Tё ndalemi pranё njёrёzve

qё tё mund tё privohen prej tё mirave tё tyre,

megjithёse nuk ekzistojnё pёr ta

veçse mjete tё pakta ose tё paqena.

Pritja

gёrmon nё ta njё pagjumёsi trallisёse.

E bukura u vё mbi kokё

njё kurorё lulesh.

33. LUFTËTARËT

Errёsirё m’u duk dhe, rikonfirmoj,

nё qiellin e njёrёzve

bukёn e yjeve.

Megjithatё nё shtrёngimin e duarve tё tyre

Unё zbuloja mundimin te atyre yjeve

qё na thёrrasin nё korrje tё tjera

ndёrsa shtegtojnё pёrtej urёs

ende tё tronditur.

Mblodha prej tyre djersёn e shnritshme

Dhe nё gjestin tim

Toka hoqi dorё nga vdekja.  

 34. VIGJILENCË E HESHTUR

U shtrёnguan nё mur dhe shkёmbinj, gurёt

dhe njerёzit u ushqyen me myshk.

 E thellё ishte nata dhe nё armё.

Gratё nuk lindnin mё.

Poshtёrimi

kishte fytyrёn e njё gote uji.

Iu bashkova guximit tё disa njerёzve

dhe jetova me tёrbim,

misteri im pa u plakur midis tyre.

Dridhesh

Prej ekzistencёs sё gjithё tё tjerёve

Si njё barkё shrenuar

Çkredhur nga thellёsitё e mbyllura.  

35. SHËRBYESJA

Ende dhe njёherё je drita

Ku fundosen errёsirat

rreth njё kryengritёsi tё ri-

Ti, nёn kamzhikun qё shfryn mizorisht del

Me vezullimin tёnd, mbytur nё lot.

36. FRONI OKËR

Ktheheshim rrugёve

Nёpёr toka hije dhe  rrjedha gjaku

Timoni i dashurisё nuk na parakalonte

Nuk na paraprinte mё

Me tё hapur dorёn tёnde

Mё tregove linjat:

Nё to ngrihej nata

Vendosa aty njё xixёllonj tё vockёl

Me qёllim qё  tё xixёllonte nё hullinё e jetёs :

Vite  veçimi u ndriçuan befas

Nёn kёtё llambё tё gjallё

I magjepsur prej nesh

37. KURSI I ARGJILIT

Shihi, roja vigjёlluese nga njё mёngjes nё tjetrin

tё pёrdridhen,  ferrat e palёvizshme

toka qё na shtyp me fytyrёn e saj mungues

dhimbja qё dёndёsohet, bulkth me kёngё tё barabartё

dhe njё zot qё zhytet vetёm pёr tё mufatur etjen

ndёrsa nё ujёra tё gjallё rrotullojnё fjalёn

gёzohu, pra, e dashura ime, pёr fatin qё vazhdon:

vdekja nuk do tё pёrhapё kujtesёn e dashur.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1