Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | FANTAZI

FANTAZI

Font size: Decrease font Enlarge font
image JOHN KEATS 1795 – 1821

 

John Keats (Londër, 31 tetor 1795-Romë, 23 shkurt 1821) ka qenë -një poet anglez, një nga eksponentët  kryesoërë të romantiçizmit. Pavarësisht nga mungesa e suksesit midis kolegëve të tij, John Keats tani konsideruar unanimisht një nga poetët më të mëdhenj të romantizmit anglez dhe disa nga veprat e tij, odat mbi të gjitha, kanë arritur famën e pavdekshme e cila iu mohua sa ishte gjallë. Shumë shkrimtarë dhe artistë u influencuan thellësisht nga poetika e tij, i pari mbi të gjithë qe Jorge Luis Borges, për të cilin qasja me Keatsin përfaqësoi përvojën më të rëndësishme letrare të jetës së tij.

FANTAZI

 Lëre fantazinë të endet përherë,

Gjithmonë gjetiu është kënaqësia:

Dhe vetëm duke e prekur ëmbël shkrihet,

Si flluskat që i rreh shiu;

Lere pra të endet, ajo ka krahë,

Për arsye se e para ajo i shtrihet;

Hape derën e kafazit të mendjes,

Dhe, do shohësh, të lëshohet

duke fluturuar drejt qiellit.

STINËT NJERËZORE

Katër stinë bëjnë të gjithë vitin,

Katër stinë ka shpirti i njeriut.

Ai ka Pranverën e tij të fortë

kur arrin fantazinë naïve,

hap me dorë çdo bukuri;

ka Verën e vet  kur do bluajë

kafshatën e ëmbëlsirës pranverore

të mendimit të ri, i zhytur në kënaqësi,

dhe kështu duke fantazuar,

aq sa i jepet mundësia t’i  afrohet qiellit;

dhe Vjeshtën e tij ka ankorime të qeta në radë

kur shpalos  fort krahët

i kënaqur të rrijë kështu duke të soditur

mjegullt duke ndenjur kot,

të lerë  gjërat e bukura të pavëna re larg

të kalojë  si një përrua mbi prag.

Ka edhe Dimrin e tij  të shpërfytyrimit

të zbehtë, nëse jo, do të shtrëngohej

të hiqte dorë nga natyra  e vet e vdekshme.

BAJRON, ËMBËLSISHT  TË TRISHTUARA  MELODITË E TUA

Bajron, ëmbëlisht të trishtuara meloditë e tua,

meditojnë mbi shpirtin e butësisë,

sikur Pietaja e butë me lodhjen e pazakonshme

të kishte prekur lahutën e saj të trishtuar, dhe ti pranë

të mblidhje notat duke  mosvuajtur vdekjen e tyre.

Nga hijet e dhimbshme nuk mund t’i bësh më pak

të lumtura: bëji ca ndëshkime veshjes tënde

me një aureolë të përndritur, shkëlqime rrezatuese;

siç verbon një re hënën e artë,

ijet e saj ngjyrosen me dritë farfuritëse

nëpërmjet petkut të të zi, triumfojnë rrezet e qelibarta

dhe si damarë të qartë në fluksin e mermerit të zi,

këndon ende mjellma që po vdes, këndon!

Tregon historinë,

historinë magjepsëse - historinë e dhimbjeve të këndshme.

NGA SHKRETIA E ERRËT NJË PËLLUMB ARGJENDI

fluturon në lartësi, permes dritës orientale,

në inercinë që asgjë e re s’lëviz as dhe për kënaqësi;

kështu iku shpirti yt në mbretëri qiellore,

troje paqeje dhe dashuri të përjetshme;

ku shpirtrat e lumtur,të kurorëzuar

me rrathë të shndritshëm

prej rrezeve vetuese, farfuritëse, lavdiplote,

shijojnë lumturinë e lartë dhe harenë.

Ti bashkohesh atje me korin e pavdekshëm

me melodi që edhe qiellin e qetë mbush me gëzime

të thella,

dhe, thirrjes së Atit të plotfuqishëm, çan ajrin,

me mesazhin e shenjtë të dërguar.

Cilat kënaqësi më të larta?

Si pasojë, çdo dhimbje, mund të vërë në rrezik gëzimin tonë?

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1