Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | MIQTË E MJERË

MIQTË E MJERË

Font size: Decrease font Enlarge font
image YIÀNNIS YFANTÌS

 

1.MREKULLIA

 

Ç’dhi të përkryera, dhitë.

Lindën dje, por si ka mundësi të dinë

me kaq saktësi

gjithë gjërat e dhive.
Duket sikur kanë studiuar gjithë gjërat e dhive
përjetësishtë.

2. MIQTË E MJERË

 

miqtë∙

nuk mjafton që unë të vlerësoj vetëm këta,

po ata duan që të vlerësoj edhe gratë e tyre

duan të bëj shoqëri edhe me gratë  tyre

domethënë

me çdo kusht ata duan

bashkëfajtorë.

3. NDRIÇIMI

 

Drita i ndan gjërat.

Errësira i bashkon..

Shfaqja e parë e gjërave,

vdekja.

Megjithatë

në dukjen e dytë

gjërat

janë

dritë.

4. KONTAKT

Mbështetur

në shtyllën

prej alumini

të autobusit urban

unë të prekja shpinën me krahun tim.

Prej aty shihja

prej aty dëgjoja

prej aty nuhasja.

Ishte dritarja ajo që prekja

ishte plagë kënaqësie dhe unë lumi

ujëvarë e elektrizuar nga e cila hidhesha

mbi trupin tëndë.

5. DO TË THOTË

 

Tani unë hap dyert që janë vetëm të miat

Secili tani hap dyert e veta

Secili tani sheh

gjërat e veta.

Dhe nëse ndodhë të gjëndemi përballë të njëjtave gjëra

Secili i sheh ato

me ngjyra dhe forma të

ndryshme.

Dhe nëse ndodhë t’i shohim

me të njëjtat ngjyra

dhe me të njëjtat forma

i shohim, jo në të njëjtin pozicion

jo nga i njëjti vend

jo në të njëjtën kohë.

Dhe nëse shohim saktësisht të njëjtat gjëra

në të njejtin pozicion

nga i njëjti pozicion

me të njëjtën ngjyrë

dhe në të njëjtën figurë

në të njëjtën kohë saktësisht

 do të thotë

do të thotë që hapëm

derën

e fundit.

Përktheu nga origjinali: Krisa Ruli

           Student në Ahinë

Comments (2 posted):

Vasil Vasili on 11/02/2018 14:12:04
avatar
Poezitë janë përzgjedhur me sqimë, nga një poet i njohur, por edhe përkthimi është dhënë me finesë dhe me energji të brendshme të vargut.
timo on 11/02/2018 16:53:39
avatar
...nje poet bashkekohor grek, fin dhe modern qe prezantohet me disa poezi te arira, zgjedhur me shije.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1