Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | OMAGGIO ALLA POESIA

OMAGGIO ALLA POESIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image YANG LIAN

 

 Yang Lian (楊煉 Yáng Liàn) është një poet zviceran i lidhur me Poetët Misty dhe gjithashtu me shkollën Searching for Roots. (Në kërkimi të rrënjëve ) Ai lindi në Bernë, Zvicër në vitin 1955 dhe u rrit në Pekin, ku ndoqi shkollën fillore. Arsimi i tij u ndërpre nga shpërthimi i Revolucionit Kulturor pas 1966-ës. Në vitin 1974 ai u dërgua në qarkun Changping pranë Pekinit për t'u nënshtruar ”riedukimit përmes punës”, ku punoi në një sërë punësh të ndryshme duke përfshirë gërmimin e varreve. Në vitin 1977, pas Revolucionit Kulturor ai kishte mbaruar riedukimin përmes punës dhe Mao Zeduni kishte vdekur, Yang u kthye në Pekin ku punoi me shërbimin e transmetimit shtetëror.

OMAGGIO ALLA POESIA

Shekulli i vjetër zbulon ballin

dhe tund supet e plagosura

bora mbulon rrënojat - e bardha dhe të shqetësuara

si shkuma e valëve, ajo lëviz në një pyll të errët

një zë i humbur na vjen nga ato vite

nuk ka rrugë

përmes kësaj toke që vdekja e ka bërë misterioze

 

Shekulli i vjetër që ka mashtruar fëmijtë e tij

lë kudo shkrime të panjohura

dëbora mbi gur fshin baltrat dekorative

unë shtrëngoj në duar poezinë time

Thirrmë ! Në çastin anonim

varka e erës duke sjellë historinë kaloi vetëtimthi

pas meje - si një hije  më ndjek

fundi mua

 

Pra, kuptova:

një ofshamë nuk është refuzim, gishtat e vajzës

dhe mërsina modeste janë zhytur në shkurre vjollcë

vështrimet si meteorë zhyten në oqeanin e pafundmë

Kuptova se çdo shpirt më në fund do të ringjallet

duke sjellë aromën e freskët dhe të lagshtë të detit

duke sjellë buzëqeshjen eterne dhe zërin që s’përulet

duke u ngjitur drej botës së pastër blu

dhe unë do të deklamoj poezinë time

 

Do të besoj se çdo hell akulli  është dielli

këto gërmadha, duke qenë në to dhe unë, përhapin një dritë të çuditshme

midis këtyre fushave të gurëzuara dëgjova një këngë

më ushqen një gji plot gurë kristalorë

Do të kem dinjitet të ri dhe dashuri të shenjtë

në fushat e bardha unë do të dënoj

            një zemër

në qiellin e pastër unë do të dënoj

           një zemër

dhe do ta sfidoj shekullin e vjetër

sepse unë jam një poet

 

Jam një poet

nëse unë dua që trëndafili të hapi, trëndafili do të hapë

liria do të kthehet, duke mbajtur guaskën e saj të vogël

në të cilën rezonon jehona e një stuhie

agimi do të kthehet, çelësi i agimit

do të rrotullohen në xhungël,

frutat e pjekura do të lëshojnë flakë

edhe unë do të kthehem, të gërmoj përsëri

           fatin e dhimbshëm

që të kultivoj këtë tokë të fshehur nga dëbora

Maj 1980 - Janar 1981.

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1