NATA

Jaime Sáenz Guzmán (29 tetor 1921 - 16 gusht 1986) ishte një poet bolivian, romancier dhe shkrimtar i prozës së shkurtër. Lindur në qytetin e La Paz, ai jetoi të gjithë jetën e tij atje, dhe topografia e ashpër dhe klima e ashpër e këtij qyteti andean kishte një efekt të fuqishëm në pjesën më të madhe të punës së tij. Poezia e tij, ndonëse individuale deri në pikën e vështirë të klasifikimit, përmban disa ngjashmëri me literaturën surrealiste.
Gjatë gjithë jetës së tij, Sáenz luftoi me alkoolizmin, një luftë për të cilën shpesh shkruante në poezitë e tij. Prandaj, ai shpesh shihet si një lloj maudit poète, ose "poet i mallkuar".
Sáenz ishte hapur, "padyshim", biseksual.
NATA
Çfarë është nata? – kjo kërkohet sot e përherë.
Nata, një bbulesë e pashpallur.
Ndoshta një i vdekur i fuqishëm dhe këmbëngulës
mbase një trup i humbur në të njëjtën atë natë.
Në realitet, një thellësi, një hapësirë e paimagjinueshme.
Një entitet i zymtë i hollë, ndoshta e ngjashme
me trupin që jeton në të,
i cili pa dyshim fheh shumë çelësa të natës.
*
Kur mendoj misteret e e nates, imagjinoj
misterin e trupit tënd,
që është vetëm një mënyrë për të qenë nata;
unë e di vërtet se trupi që jeton në ty s’ është tjetër
veçse errësira e trupit tënd;
dhe kjo errësirë përhapet nën shenjën e natës.
Në konkavitetin epafund të trupit tënd, ekzistojnë
mbretërira të pafundme errësire;
dhe është dicka që i thërret në meditimit.
Ky trup, i mbyllur, sekret dhe i ndaluar;
ky trup, i huaj, dhe i frikshëm,
dhe kurrë i parashikuar e i parandjerë.
Dhe është si një shkëlqim, ose si një hije:
vetëm lejohet të ndjehet me një pulsim, me një temeraturë
e me një dhimbje e cila nuk të përket.
Dhe vetëm lihet të ndjehet me një pulsim, me një temperaturë,
dhe me një dhimbje që nuk të përket.
Nëse diçka më befason, është personofikimi që unë imagjinoj,
përtej në largësi;
ndihet një frymëmarrja brenda meje.
Trupi frymon brenda meje.
Errësira më shqetëson – nata e trupit më brengos.
Trupi i natës dhe vdekja e trupit,
janë gjëra që më shqetësojnë.
*
E unë pyes veten:
Ç’është trupi? Unë nuk e di nëse je pyetur
ndonjë herë se ç’èshtë trupi yt.
Është një gjendje e rëndë dhe e vështirë.
Unë i jam afruar një herë trupit tim;
dhe duke e kuptuar se nuk e kisha parë kurrë,
edhe pse e mbaja mbi shpinë,
i kërkova kush ishte;
dhe një zë, në heshtje, më tha:
unë jam trupi që banoj tek ti, dhe jam këtu, në errësirë, jam në ankth e pendohem, jetoj dhe vdes në ty.
Por nuk jam trupi yt. Unë jam nata.
Përktheu: Faslli Haliti
Comments (1 posted):
Post your comment