Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Dobrusha ime

Dobrusha ime

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bashkim Saliasi

           27.01.2018

 

Atje në Skrapar, në prehër të malit,

Si princeshë e bukur Dobrusha më rri.

Gëzon zemra e plakut dhe e djalit,

Para saj përulemi me mall e dashuri.

 

Në verë zilet, zogjtë orkestrojnë këngë,

Lulet e bëjnë nuse, e vishen me stoli.

Pemët si ushtarë i qëndrojnë më këmbë,

Tomorri i lartë me fllad ere i bën freski.

 

Dikur, te qendra e fshatit mblidheshin burrat,

Kuvendonin për hallet e punët e jetës.

Nga zërat e fëmijeve gumezhin rrugët,

Rinia e qeshur vallëzonte te shtëpia e kulturës.

 

Sot,  kudo heshtja e shkatërrimi mbretëron,

Shtëpitë e braktisura janë shëmbur përtokë.

Vendlindja e braktisur klith e loton,

Si Nënë hyjnore: - Kthehuni! - na thotë!?

 

Tomorri dhe unë

 

Mbi shpinë të Tomorrit kalova fëmininë,

Duke rendur pyjeve, majave, lëndinave.

Herë duke mbledhur salep, çaj, trëndelinë,

Herë duke shetitur e ruajtur bagëtinë.

 

Mali më përkëdheli si babagjysh i mirë,

Më mësoi t’a dua jetën e Nënën natyrë,

Të mos e braktis, kur këmba të më bjerë në qytet,

Vendlindja s'blihet, as shitet, është e shtrenjtë.

 

Prindërit e mi

 

Atje në Dobrushë njoha Nënë e Babë,

Hapa portat e mia të jetës nga lartësitë.

Mësova të qesh, të këndoj dhe si të qaj,

Prindërit e mi-mësues që rrezatonin dritë.

 

Me punë, me mund e djersë rritën fëmijtë,

Dhe jo pak, por një tufë të mirë-tetë.

Dera e shtëpisë mbeti hapur për  miqtë,

Dhe kurrë s'u ankuan, jetuan me dinjitet.

Comments (2 posted):

kadri tarelli on 28/01/2018 18:58:27
avatar
Në e-**** të përshëndeta.
Tani po të uroj shpirtërisht për poezitë e shkruara me aq ndjenja të bukura, të holla e plot nota muzikore. Bëre mirë që na kujton vendlindjen, pasi dashuria për atdheun dhe kombin, lind dhe ushqehet nga dashuritë e vogla të vendlindjes.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës
bashkim saliasi on 31/01/2018 17:22:27
avatar
Pershendetje z Kadri! Te falenderoj per mendimin e mire qe ke per poezine kushtuar vendlindjes sime, Dobrushes.
Te uroj shendet dhe gjithe te mirat. Perzersishte Bashkim Saliasi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1