Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | STUHIA

STUHIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image SERGEI ESENIN


STUHIA

 (Poemë)

 

Endni, ditë, fillin e së shkuarës

S’mund ta bësh një shpirt të gjallë

Jo!

As me veten time s’do të kuptohem kurrë,

Për të dashurën veten time

S’jam veçse një i huaj.

 

Do të doja të lexoja. Libri më bie,

Gogësima  më pushton,

Dhe gjumi më merr.

Ndërsa jashtë dritares

Era psherëtin e qan

Gati si të parandjente,

Funeralin pranë.

 

Maja e zezë

E panjës tullace,

Me zë të ngjirrur e hundor, bisedon

Në qiell ç’ka qenë.

Por ç’lloj panje!?

S’është veçse shtylla e turpit ajo:

E mirë për trekëmbësh

Për dru zjarri që të ngrohë.

 

Dhe mua, të parin,

Do të ishte mirë të më varnin.

Me duar të kryqëzuara pas shpine,

Pasi me këngë,

I ngjirrur, i sëmurë,

Vendit tim të dashur,

Gjumin i kam trazuar.

 

Të çjerrat e gjelit s’i dua

Dhe them madje:

Po të kisha forcë,

do t’ua nxirrja zorrët

Gjithë  gjelave

Që ankimet e tyre pa fund

Të mos dëgjoheshin  çdo natë

Në katund.

 

Por harroj se edhe unë vetë

Si një gjel

Kam klithur me harbim

Para se të zbardhte mëngjesi

Mbi vendin tim.

Duke shkelur mbi amanete e pragje

Duke u shqetësuar,

Me zemër e me vargje.

 

Ulërin stuhia

Si të ishte një derr i egër

Që po e therin.

Mjegull e ftohtë

E akullt.

S’dallohet

Ajo që është larg,

Ajo që është afër…

 

Hënën, me siguri,

Qentë e kanë ngrënë.

Prej kohësh në qiell

Nuk duket më hënë.

Nëna fijen e furkës ftillon

Edhe me boshtin

Ajo bisedon.

 

Një maçok i shurdhër

Dëgjon bisedën,

Kokën, duke tundur që nga stufa

 Krenarisht.

Jo më kot fqinjët,

Të tmerruar,

Thonë

Se me një buf të zi

Maçoku ngjason.

 

Më mbyllen sytë.

Por, sapo i hap,

Shoh si reale

Një skenë të kohës së përrallave:

Maçoku me putra

Munxat më jep mua të mjerit.

Dhe nëna është një shtrigë

E malit të Kievit.

 

Nuk kuptoj

Në jam i sëmurë a i shëndoshë,

Por, sigurisht, mendimet

Enden pa qëllim.

Kam në vesh

Një rrahje lopatash mbi varre varg

Dhe psherëtimën e kambanave

Larg.

 

E shoh veten të vdekur,

Shtrirë në arkivol.

Nën alelutë,

Dënesat e një psallti.

Të ndierës vetes sime

I ul qepallat,

Duke vënë mbi to dy monedha bakri.

 

Prej këtyre monedhave,

Mbi sytë e një të vdekuri,

Do t’i vijë ngrohtësia varrmihësit …

Që, duke më  varrosur, do t’i jap atij një gotë

Me raki

Të fortë.

Me zë të lartë, duke thënë:

“Pa shih seç tip,

Me lloj-lloj ka pasë të bëjë

Në jetë…

Por s’arriti të gëlltitë

Kapitalit

As edhe një fletë”.

1924

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1