Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NË SHESHIN E KALTËR TË QIELLIT

NË SHESHIN E KALTËR TË QIELLIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sergej Esenin

NË SHESHIN E KALTËR TË QIELLIT       

Në sheshin kaltëror të qiellit

Tymi me re të verdha u ëmbëlsua,

Natën ai ëndërron. Njerëzit flenë,

Ankthi më mundon vetëm mua.

 

I kryqëzuar me retë,

Tym të ëmbël pylli thith.

Në unazat e plasave qiellore

Shpati shtrin gishtat të gjithë .

 

Nga moçali vjen klithma e çafkës,

Gurgullima e ujit të kulluar,

Dhe aty - këtu, mes reve  duket

Si një pikë uji, një yll i vetmuar.

 

Të mundësh me të në tymin sterrë,

Të ndezësh një zjarr të madh në pyll,

Dhe pastaj ta shuash xixën menjëherë.

 

 

NË FRESKINË E NJË VJESHTE TË BUKUR   

 

 

Në freskinë e një vjeshte është bukur,

të dridhet shpirti si gjethe mbi mollë -

dhe të shohësh parmendën e diellit

si çan sipërfaqen e lumit, ujin kaltror.

 

Është bukur të shkulësh nga trupi

Gozhdën e nxehtë të një kënge

dhe me fustan të bardhë festiv

të presësh trokitje në derën tënde.

 

Unë mësoj me zemër, mësoj, të ruaj

në sytë e mi lulen e egër të qershisë

Vetëm vetpërmbajtja ndjenjat ngroh

Kur  një krisje e hollë gjoksin e gris.  

 

Në heshtje kumbon kambanorja e yjeve,

Për mëngjesin çdo gjethe është një qiri.

S’do lejoj të futet në dhomën time askënd

s’kam ndërmend t’i hap derën kujt assesi.

 

NE TANI DO TË IKIM PAK NGA PAK  

 

Ne tani po ikim pak nga pak që këtej

Drejt vendit ku ka qetësi dhe gëzim.

Mbase, shpejt edhe unë do duhet të ngre

Plaçkat e mia mortore për në udhëtim.

 

Pyje të dashura mështeknash!

Ti  tokë! E ju, rërëra të ultësirave !

Përpara kësaj turme në vrapim

Nuk mund ta fsheh melankolinë.

 

Kam dashur shumë në këtë botë,

Gjithëçka  që vesh mish dhe shpirt.

Paqe mështeknave që hapin degët

E pasqyrohen në ujin e trëndafiltë .

 

Për mjaft mendime kam rënë në heshtje ,

Shumë këngë brenda vetes kompozova.

I lumtur jam mbi këtë tokë të zymtë

Për gjithçka që jetova dhe frymova.

 

I lumtur jam që kam puthur gra,

Që shtypa lule, u shtriva mbi bar,

Dhe që nuk qëllova kurrë në kokë

Motrat tona kafshët, si i marrë.

 

E di që atje nuk lulëzojnë zabelet,

Nga qafa e mjellmës thekra s’fëshfërin

Ndaj para turmës së vrapuesve unë

Provoj gjithmonë rrëqethje, dridhërim.

 

Unë e di se në atë vend s’do të ketë kurrë

Fusha  të tilla flokëverdha nën mjegulla krejt.

Edhe  pse njerëzit për mua janë të dashur

Dhe jetojnë me mua mbi këtë tokë të shenjtë .

ZGJOMË SHPEJ NESËR NË AGULLIM

Zgjomë shpejt nesër në agullimm,

O nëna ime durimtare, e shenjtë !

Do të eci rrugës matanë kodrës,

Do takoj mikun tim të shtrenjtë.

 

Sot, mbi livadh, në pyllin e dendur

Kam parë vija rrotash shumë gjatë.

Era nën një pelerinë të hollë resh

Tund e dredh dogan* e saj të artë

 

Nesër në agullim do të kaloj si shigjetë,

Duke shkelur hënën- e plotë nën gëmushë,

Dhe pela do të tund e shkund me shaka

Bishtin e saj të gjatë e të kuq nëpër fushë.

 

Zgjomë shpejt nesër në agim,

Dhe dritën në dhomë ma ndis.

Flitet se së shpejti do të bëhem

Poeti më i famshëm i  Rusisë

 

Do të këndoj për ty dhe mikun,

Stufën tonë, gjelin dhe çatinë...

Qumështi i lopëve të tua shegane

Do derdhet në këngët, vargun tim.

 

*Hark druri mbi kalin  e trojkës

LASHË

Lashë shtëpinë time atërore,

Kaltërsinë e Rusisë kam lënë.

Mbi pellgun me tre yje, panja

Ngroh trishtimin e plakës, nënë.

 

Hëna si një bretkosë e artë

Pasqyrohet nën ujin e qetë.

Si ngjyra e mollës,  thinja

I derdhet në mjekrën e vet.

 

Jo, shpejt, shpejt s’do të kthehem !

Gjatë do këndojë, stuhia e epërme.

Kujdeset për kaltërsinë ruse

Panja plakëe mbi këmbën e vetme.

 

Unë e di, ka gëzim në të

Sepse, shiu gjethet ia lan,

Sepse, ajo panjë e moçme

Me kokën e saj më ngjan.

JO MË KOT

Jo më kot fryjnë erërat,

Jo më kot stuhia buçet.

Sytë e mi dikush fshehtas

I dehu me dritë të qetë.

 

Dhe prej dikujt ëmbëlsia pranverore

Në mjegullën e kaltër më hoqi sot 

Nga trishtimi mua mrekullisht,

Por jo që këtu nga hyjnorja tokë.

 

Pikimin e qetë të qumshtit jo ankthin,

Tronditjen yjore jo dhimbjen,

Me kohë dua universin, përjetësinë

Sikur ato të ishin vatra ime, atdheu im.

 

Gjithçka në ta është bujare, e shenjtë,

Dhe ajo që dhemb shkëlqen,

Perëndimi, lulkuqe e ndezur,

Rrjedh çurg në të qelqtin liqen.

 

Një vegim në detin e grurit

I pafrenueshëm vjen në buzë

Qielli që polli në muzg

Lëpin ai viçin e tij të kuq.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1