Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | FILOZOFIA E DASHURISË

FILOZOFIA E DASHURISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Haliti Viz. S. Kamberi, Piktor i Popullit

Krisa Rulit, mbesës sime për ditëlindjen e saj, 23 dhjetor____________________________

Percy Bysshe Shelley

    1792 – 1822) 

 

 

I admirueshëm për përsosmërinë absolute të vargut, për pasurinë koloristike dhe fuqinë evokative, ndjellëse, të gjuhës, për imagjinatën vizionare që shpirti, vepra e Shelleyt (1792-1822) është një nga shprehjet më të larta të poezisë së çdo kohe. Mishërim i përkryer i romantizmit anglez për eventet e jetës dhe vdekjes së tij, për melankolinë halucinante dhe eksentricitetet e befta, në harkun e shkurtër të ekzistencës së tij, Shelley la  së bashku me romanet dhe esetë, një prodhim të madh poetik.

H.HA Krisës, mbesës sime per 23 Dhjetorin        ditëlindjen e saj nga daja Helidoni

                

 

1. FILOZOFIA E DASHURISË

Burimet përzihen me lumin

lumi me Oqeanin

erërat e Qiellit

bashkohen përherë

në lëvizje të ëmbla

 

asgjë në botë s’është kryesore

dhe gjithçka përmes ligjit hyjnor

në një forcë takohet e përzjehet.

Përse jo unë me ty?

 

Shiko si malet puthin lartësinë 

e qiellit dhe, si valët një nga një

përqafohen. Asnjë lule-motër

s’do të jetonte e drojtur me vëlla-sythin.

 

Dhe qartësia e diellit përqafon tokën

dhe rrezet e hënës puthin detin.

Përse atëherë e gjithë kjo punë e bukur

nëse ti nuk do që të më puthësh mua?

2. KOHA E SHKUAR

Si fantazma e një miku të dashur

është koha e shkuar.

Një tingull që fluturoi tani përgjithmonë larg,

një shpresë që tashmë ka shkuar përgjithmonë

një dashuri kaq e ëmbël  sa s’mund të zgjasë

ishte koha e shkuar.

 

Qenë ëndrra të këndshme në natën

e kohës së shkuar.

Nga gëzimi ose nga trishtimi,

çdo ditë projektonte një hije përpara

dhe na bënte të dëshironim

që të mundte të zgjaste

ajo kohë e shkuar.

 

Ka keqardhje, gati brejtje,

për kohën e shkuar.

Dhe si kadavra  e një foshnje

shumë të dashur që babai përgjon,

aq sa në fund bukuria

është një kujtim, i lënë të bjerë

nga koha e shkuar. 

3. LINDJA E KËNAQËSISË

Në krijimin e tokës

Kënaqësia, lindja më hyjnore,

u ngrit nga toka e Parajsës,

mbështjellë në melodi të ëmbla e të egra,

si një frymëmarrje që ngjitet në spirale

në kumbimin e ajrit  që fryn lehtë

përmes pishave eoliane që janë

hije dhe strehim për liqenin

ku ngrihet e lehtë dhe butë;

gjymtyrët e tij me frymëmarrjen e jetës

rridhnin në një harmoni divine

të një linje që përherë vazhdon

të mbështillte  formën e saj perfekte

e një bukurie të nxehtë e të shndritshme.

4. SERENATË INDIANE

Në gjumin e parë të ëmbël të natës

zgjohem nga ëndrrat në të cilat shfaqesh ti,

kur pëshpërit lehtësisht era

dhe shndrisin yjet xixëllues:

zgjohem nga ëndrrat në të cilat shfaqesh ti,

dhe një shpirt atëherë më shoqëroi,

kush e di se si, afër dritares

së dhomës sate o e ëmbla ime!

 

Erërat endacake dobësohen

gjatë përroit të errët e të qetë,

parfumet e Champaut veniten

si mendime të ëmbla  në një ëndërr;

vdes ofshama e bilbilit në zemrën

e së dashurës, pikërisht si unë

i destinuar të vdes  në tënden,

o ti që je dashura ime!

 

Oh, të lutem, më ngri nga bari!

Po vdes dhe ndihem i dobët e i venitur

Oh! që i dashuri yt derdhet me mijëra puthje

mbi buzët e mia e mbi qepallat e ngrira.

Aime, faqet janë të ftohta dhe të zbehta,

dhe zemra ime rreh rrëmbyeshëm dhe fort !

Oh, shtrëngoje përsëri në zemrën tënde,

ku në fund do duhet të çahet!!

5. U TREMBEM PUTHJEVE TË TUA VAJZË FISNIKE

U trembem puthjeve të tua vajzë fisnike,

por ti s’ke pse t’u trembesh puthjeve të mia;

shumë thellë është shtypur shpirti im

sepse mund ta shtyp edhe unë tëndin.

I trembem fytyrës sate e zërit tënd dhe gjesteve,

por ti nuk ke përse t’i trembesh të miave;

besnikëria e zemrës

me të cilën unë adhuroj

zemrën tënde,

ji e sigurt, është e pafajshme.

6. HËNA Ë NGRËNË

Dhe si një zonjë që po vdes e zbehtë

dhe e drobitur e mbështjellë me vellon

e tejdukshëm shfaqet duke u përpëlitur

nga dhoma e saj, dhe  është e padenjë

e pasigurt të endet me mendjen e humbur

që e drejton,

hëna shfaqet në lindjen e zymtë,

një masë e deformuar që zbardh.

7. PELEGRINËT E BOTËS

Ti Ylli im  më thuaj që krahë drite

të shtyjnë në lëvizje në një fluturim flake,

brenda së cilës shpella të natës

do t’i mbyllIn tani puplat tuaja?

Dhe ti hënë që shkon e zbehtë dhe gri

pelegrine e qiellit, nëpër rrugët pa strehë,

në cilat humnera të ditës e të natës

po kërkon pushimin tënd ?

Erë e lodhur tashmë, që kalon endacake

si mysafire mërgimtare e botës,

ke ende një fole sekrete tënden

në majë të një direku, në mes të valëve?

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1