Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | I keni rënë numrit gabim......

I keni rënë numrit gabim......

Font size: Decrease font Enlarge font
image Laura Hamitaj

Wrong Number

Nga Robert I. Eaton dhe Henry J. Eyring

I keni rënë numrit gabim......

Si e mori vëllai Eyring thirrjen për të shërbyer në Presidencën e Parë....

(e pamundur të mos mendosh rreth këtij shembulli të bukur përulësie.....)

Pasiguria e mbështolli përgjigjen e Hal kur telefonata erdhi në shtëpinë Eyring të enjten pasdite para konferencës së përgjithshme. Ai e kishte lënë zyrën pak para orës pesë dhe kishte shkuar në shtëpi. Pasi kishte parkuar makinën, zbriti poshtë rrugicës ku gjendej shtëpia e Familjes Eyring për të marrë një kosh plehrash bosh. Ishte duke e tërhequr koshin sipër kur Keti i doli përpara tek dera e hapur e garazhit me një telefon portabël në dorë.

“Hal,” tha ajo, “ një telefonatë për ty.”

“A mund ta marrësh ti mesazhin?” u përgjigj ai.

“Është nga zyra e Presidencës së Parë,” iu përgjigj Keti me ton urgjence. “Mendoj se do të ishte më mirë të përgjigjesh ti.” Hal e mbërtheu telefonin me njërën dorë, dhe me dorën tjetër po mbante koshin. Ai dëgjoi zërin e sekretarit të Presidencës së Parë, Michael Watson, që po thoshte, “Presidenti Hinckley do të donte të bisedonte me ty.” Pas një heshtje të amullt nga ana e Hal, Presidenti Hinckley vazhdoi të fliste por, pa bërë prezantimin, “Do të doja t’ju pyesja nëse mund të bashkoheni me Presidentin Monson dhe me mua në Presidencën e Parë.” Ai që mund të kishte qenë një çast mendimesh e ndjenjash të gëzueshme, për Hal rezultoi të ishte çasti i një dileme të vështirë. Presidenti Hinckley nuk ja kishte përmendur emrin, madje as mbiemrin. Duke e menduar të pamundur mundësinë për tu thirrur në Presidencën e Parë, ai besonte se Vellai Watson e kishte lidhur Presidentin Hinckley me njeriun e gabuar. Kishte ndodhur edhe më parë. Secili anëtar i të dymbëdhjetëve ka një numër personal që lidhet me zyrën e Presidencës së Parë. Në disa raste, Hal kishte marrë telefonatë të gabuar për shkak të pakujdesisë në formimin e numrit. E kështu, mendoi se edhe ky mund të ishte i njëjti rast. Nuk ishte e mundur që kjo mundësi të ishte për të.....“Presidenti Hinckley,” vazhdoi të fliste me zë të drojtur Hal, “a jeni i sigurt se po bisedoni me njeriun e duhur? Unë jam Hal Eyring.” “E di se kush jeni!” iu përgjigj Presidenti Hinckley. Biseda që pasoi më tej ishte e shkurtër. Hal e pranoi thirrjen, duke pohuar se do të bënte gjithçka që Presidenti Hinckely do ti kërkonte dhe se ishte i nderuar të shërbente me atë dhe me Presidentin Monson. E kështu biseda u mbyll me një përshendetje të ngrohtë, pa llogaritur ndjenjat që kishin mbështjellë zemrën e tij për nderin e madh të marrjes së asaj thirrjeje. Hal nga gëzimi dhe emocionet mbylli telefonin, la në garazh koshin e plehrave dhe i përulur i ndau lajmet e reja me Ketin.

Pjese nga artikulli: “Wrong Number”: Elder Eyring’s Call to the First Presidency” (I keni rënë numrit gabim. Si e mori vëllai Eyring thirrjen për të shërbyer në Presidencën e Parë)/Nga Robert I. Eaton dhe Henry J. Eyring/ Lds Living / Përktheu:L.H.)/

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1