Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | JO FJALË

JO FJALË

Font size: Decrease font Enlarge font
image NICHITA STĂNESCU

          NICHITA STĂNESCU                                                                               

POEZI

Më thuaj, po sikur të të rrëmbeja një ditë

dhe të puthja shputën e këmbës,

do të ҫaloje vërtet pak pastaj

nga frika se mos fshije puthjen time?

 

JO FJALË

Ai  shtriu drejt meje gjethen si një dorë

me gidhtrinj.

Unë shtriva drejt tij dorën si një gjethe me dhëmbëzit e saj.

Ai zgjatii drejt meje një degë si krah.

Unë shtriva drejt tij krahun si një degë.

Ai e përkuli drej meje trungun e tij si mollë

në blerim.

Unë  përkula drejt tij shpatullën time

si një trung të nyjëzuar.

Unë ndjeja limfën e tij të shpejtonte duke pulsuar si gjaku.

Ai ndjente gjakun tim të ngadalësohej si limfë.

Unë kalova nëpërmjet tij.

Ai kaloi përmes meje.

Unë mbeta një pemë e vetëme.

Ai

një njeri i vetëm.

 

 

*nga "Non-Paroles", 1969, "Nichita Stănescu, Lufta e Fjalëve", Le Lettere, Firence, 1999

Përktheu: Faslli Haliti

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1