Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | RRËFIMI I HULIGANIT

RRËFIMI I HULIGANIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image SERGEJ ESENIN

SERGEJ ESENIN

RRËFIMI I HULIGANIT

Të këndojnë, jo të gjithë janë të zotë

Dhe jo të gjithve iu është dhënë të bien,

Drejt e te këmbët e të tjerëve si mollë mbi tokë

Është ky rrëfimi më i madh,

Që s’jua beson ta bëjë një rrugaç.

 

Unë e mbaj kokën të pakrehur me dëshirën time

Fenerin  me vajguri mbi shpatullat e mia

Më pëlqen që të ndris me të errësirën,

Vjeshtën  lakuriqe të shpirtrave tuaj 

Më pëlqen të fluturojnë gurë

Kundër  meje

Stuhi breshëri në erë

Unë vetëm shtrëngoj më fort me duar

Kaçurelat e flokëve të mi të verdhë.

 

Është mirë për mua të kujtoj,

Mështeknën e tharë dhe pellgun mes barit,

Të sjell ndërmend se diku

Jetojnë babai edhe nëna

Që për poezitë e mia

Nuk pyesin

Edhe  pse për ta jam tepër i shtrenjtë

Si fusha dhe mishi dhe si shiu i imët e fin

Që në pranverë e bën të butë grurin e blertë;

Për çdo britmë e gur tuajin kundër meje,

Me sfurqe do t’ju vrisnin prindërit e mi të sertë!

 

Të varfrit, të varfrit fshatarët e mi!

Sigurisht  ju s’jeni zbukuruar.

Trembeni nga Zoti dhe moçali me thellësi,

Veç kuptojeni pra se biri juaj

Është sot poeti më i madh në Rusi!

A nuk ju bëhej zemra akull juve për të

Zbathur pellgjeve të vjeshtës futur!

Me cilindër në kokë bredh ai tani

Duke mbath këpucë xixë, me lustër .

 

Por ndrit në të primitivja e rëndësishme,

E çamarrokut të trashë fshatar;

Çdo lopë me shenjën e kasapit,

Mbi tabelat e kasaphanës

I përkulet nga larg.

Duke takuar në shesh karrocierët anës,

Kujton erën e plehut duke ecur fushës,

I gatshëm si të bajë nuses bishtin e fustani

Është i gatshëm ai të mbajë bishtin e mushkës.                  

 

E dua atdheun. E dua shumë atdheun tim,

Edhe me trishtimin e tij të shelgndryshkur.

Janë  të këndshme gërritjet e derrave për mua,

Kuakjen  e bretkosës në qetësinë e netëve verore.   

Butësisht i sëmurë prej kujtimeve fëminore,

Ëndërroj mjegullën e lagët të mbrëmjes në prill,

Si të ngrohej në zjarrin e agut, rri në bisht panja

Duke hipur në degët e panjës tonë,

Eh, sa  vezë vidhja unënë fole sorrash deri vonë!

A është gjithmonë njëlloj me majën e blertë,

A e ka të fortë si dikur lëkurën e vet?

 

Po ti,

Qen i dashur besnik, pullali! 

Që kujitës e të verbër të kanë bërë vitet

  duke u zvarritur shkon oborreve bishtvarur,

Me nuhatjet e tua harraqe portash e stallash.

Si një kthim mirënjohës tek ajo çapkënëri,

Kur copën e bukës që i vidhnim nënës,

E hanim me radhë të dy,

Pa krupë nga njeri-tjetri, pa neveri.

 

Kam mbetur i njëjti me zemër!

Lulëzojnë sytë e mi në fytyrë,

Si zambakët midis thekrës si lumë;

Rrogoza të artë vargjesh duke shpështjellë.

Do doja t’u flisja unë juve të shtrenjtëve pëherë.

 

Natën e mirë! natën e mirë ju të gjithëve !

Kosa e agut tashmë ka nisë të fishkëllejë

Midis barit në mugëtirë...

Sonte dua të përmjerr hënën

Nga dritarja ime, pa gëdhirë !.

 

Dritë e kaltër, dritë kaq e kaltër!

Në kaq kaltërsi, edhe të vdesësh ia vlen.

Dhe s’e çaj kokën nëse dukem cinik

Me fenerin bashkangjitur në prapanicë.

Pegasi im i vjetër, i mirë dhe i rraskapitur,

Më duhet, pikërisht, troku yt ?

Unë, mjeshtër i egër erdha,

Të celebroj minjtë dhe të këndoj siç di.

Gushti i kokës sime derdhet si verë

Nga flokët në stuhi.

 

Kam dëshirë të jem një velë e verdhë,

Drejt vendit ku me det ne shkojmë përherë.

 

 

 Përktheu : Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1