Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | DEKLARATË

DEKLARATË

Font size: Decrease font Enlarge font
image JOSE ' SARAMAGO

JOSE ' SARAMAGO

                           1922 - 1998

 José de Sousa Saramago ( IPA: [ ʒuzɛ saɾamaɡu ] )

( Azinhaga , 16 nëntor 1922 - Tias , 18 qershor 2010) ishte nje shkrimtar, kritik letrar, poet, dramaturg. Çmimi Nobel për Letërsi në Vitin 1998 .

1 . DEKLARATË

 Jo, s’ka vdekje .

As ky gur s’është i vdekur.

S’ka vdekur fruti  që u këput:

gjithçka në jetë kthehet me prekje gishtash,

gjithçka frymon me ritmin e gjakut tim

dhe të erës që e fshik.

edhe kur dora ime do të thahet,

ajo do të jetojë në kujtimin e një dore tjetër,

dhe e heshtur goja do të ruajë shijen

e gojës që puthi.

2 . KRIJIMI

Zoti s’ekziston ende dhe, s’e di  

kur do të pohohet së paku një përvijim i ngjyrës së tij

Në modelin rrëmujë të peizazhit

Të brezave të pafundme mbi këtë rruzull.

 

Asnjë shenjë s’humbet dhe asnjë gjurmë,

Sepse kuptimi i jetës është ky pikërisht:

Të bëjmë nga toka një Perëndi që na meriton,

Dhe t’i japim Universit Perëndinë që pritet.

3 . TË TË THËRRAS  ROZË ...

Të të thërras rozë, aurorë, ujë që rrjedh,

S’janë veç fjalë të mbledhura mes mbeturinash

të gjuhëve të tjera, nga gojët e tjera ?

Misteret nuk janë ato që shfaqen,

ose nuk arrijnë t’i thonë fjalët:

në hapësirën e thellë, yjepak . "

4 . THUHET SE ...                                  

Thuhet se çdo njeri është një ishull,

Po s’është e vërtet,

çdo njeri është një heshtje,

kjo po,

një qetësi,

secili me heshtjen e vet,

secili me heshtjen që është e tij.

5 . TANI

Eci nëpër rrugët e tendosura të dritës

Së përhapur të agimit të gjatë,

dielli nuk mungon në takimin  e lënë

në heshtjen e natës që zbehet.

 Siguria e diellit, agimi,

 trupi im prej dheu,

i zbuluar në këtë  trëndafil të praruar

që shumë i afrohet vdekjes jeta.     

6 . Intimitet

Në fundin e minierës më të fshehtë,

në brendësi të frutit më të largët,

në vibrimin e shënimit më  të rezervuar,

në guaskën e spërdredhur dhe tingëlluese,

në shtresën e ngjeshur të pikturës

në damarin që na depërton më tepër në trup,

në fjalën që të thotetë përcjell më shumë ëmblësi,

në rrënjën që sa më thellë zbret poshtë, më shume e fshehtë bëhet

në heshtjen më të thellë të heshtjes

në të cilën jeta bëhet përjetësi,

në heshtjen më të thellë të heshtjes

në të cilën jeta bëhet përjetësi,

kërkoj dorën tënde, deshifroj motivin

e mosbesimit e mosdashjes, në fund, intimiteti.

7. ÇAJ  NJË BRAZDË   TOKË

 Çaj një brazdë në breg të detit;

dhe batica  e mbulon menjëherë.

kështu është dhe Poezia.

I njëjti fat që i takon rërës, i takon dhe asaj,

vajtje-ardhjes së baticës, vajtje-ardhje së vdekjes .

8 . GRATË

Dhe e gjatë e pambarimtë biseda e grave,

duket diçka e parëndësishme,

kështu mendojnë burrat;

as ata s’e imagjinojnë

që kjo

është biseda

që e mban botën në orbitën e saj.

Po të mos ishin gratë

që flasin me njera - tjetrën

tani burrat do të kishin humbur

ndjenjën e shtëpisë

e të planetit. që përndrit.

 9. GJYSMËSHOLLËT

E di mirë se këpucët e arnuara

me gjysmëshollë nuk i rezistojnë kalldrëmit të kohës

ku unë kaloj.

 

Solid, mbase, këpucët e mia rezistonin,

Po kush rri dot i qetë,

duke ditur që kësaj rruge mbase vdes.

10. VËLLAZËRI

Kush gënjen nga ne të dy,

Nëse unë të quaj vëlla në këta vargje?

Nuk janë gjethet motra që nga toka

Shikojnë gjethet e tjerat mbi degë atje lart.

 

Më mirë të pranosh këtë vetmi,

të jetosh i tërbuar si një qen

që kafshon turirin e tij.  

11. ARSYE MOS KËRKONI

Mos më kërkoni arsyet, nuk i kam,    

ose do t’i jap me bollëk: ne e dimë.

Arsyet janë fjalë të lindura të gjitha

nga mitet prej të cilave mësojmë.

 

Mos kërkoni arsyet për të kuptuar

forcën e baticës që më mbush gjoksin,

të ndodhurit keq në botë dhe në këtë ligj:

ligjin s’e kam bërë unë, botën s’e pranoj.

 

Mos kërkoni arsyet, as të falurat.

Sipas meje të dashuruarit dhe të rrënuarit:

kur nata është e gjatë arrin agimi

i pranverës që do të dojë të lindë

                                                       

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (1 posted):

Vasil Vasili on 11/11/2017 21:22:10
avatar
Dua ta uroj me gjith shpirt Faslli Halitin që ta ketë këtë vitalitet që na e përcjell me përkthimet e tij, krahs krijimtarisë.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1