Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | AJO QË DI TË DASHUROSHM BETET

AJO QË DI TË DASHUROSHM BETET

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ezra Pound


Në internet kam gjetur një fragment të takimit, në të cilin Pier Paolo lexon disa vargje të "Dhiatës Shpirtërore" të poetit amerikan para autorit.

(Maria Pina Ciancio)

AJO  QË DI TË DASHUROSHM BETET

Ajo që di ti të dashurosh mbetet, tjetra është skorje,

ajo që ti di të dashurosh s’do të të shqitet kurrë,

ajo që di ti të dashurosh është trashëgimia jote e vërtetë,

bota, kujt i përket, mua, atyre apo  askujt tjetër?

Më parë erdhi shikimi, pastaj u bë e dukshme Parajsa,

edhe pse në shpellën e ferrit,

ajo që di ti të dashurosh është trashëgimia jote e vërtetë

ajo që  di ti të dashurosh s’do të të shqitet kurrë.

Milingona është kentaur në botën e saj të dragojve.

Hiq dorë nga vaniteti yt, s’ishte njeriu

që krijoi guximin, ose rregullin apo bujarinë,

Zhduke nga vetja vanitetin, zhduke, të them!

Natyra të mëson se cili vend të përket ty

për shpikje të mëdha apo për shpikje të mjeshtërisë së vërtetë

hiq dorë nga vaniteti yt,

Paquin, hiq dorë!

Përkrenarja e gjelbër mjegullon elegancën tënde.

"Zotëro veten, dhe të tjerët do të të mbështesin."

Hiq dorë nga vaniteti yt

gjashtë ishin të rrahur nën breshër,

krekoset laraska në diellin në delir

gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë,

ti s’e dallon krahun nga bishti

poshtë vaniteti yt

e urryer është urrejtja jote

e ushqyer me falsitet.

Zhduke nga vetja vanitetin.

I etur për të shkatërrim, koprrac në bamirësi,

Zhduke nga vetja vanitetin

Zhduke, të them!

Më mirë ta kesh bërë  se sa të mos e bësh

ky nuk është vanitet

të kesh trokitur realisht,

sepse ta hap një Blum

duket nga fytyra që ka grumbulluar një traditë të gjallë

ose nga një sy krenar dhe ekspert flake të pamposhtur

ky nuk është vanitet.

Gabimi është i gjithi në mosbërjen,

qëndron në diferencën që heziton ...

ME LLAMBË TË SHUAR

Riprodho fort ëndrrat e vjetra

Sepse kjo bota jonë nuk e humb guximin

Me llambë të shuar.

 

FRANÇESKA

 

Ti vije përpara duke dalë nga nata

mbaje lule në dorë

tani do të dalësh jashtë nga një turmë e hutuar,

nga një potere fjalësh rreth vetes.

Unë që të kisha parë mes gjërave të para

u zemërova kur dëgjova të përmendej emri yt

në vende vulgare.

Do doja që valët e ftohta në mendjen time të trazoheshin

dhe bota të thahej si një gjethe e vdekur

ose radhiqja me dhëmbë luani, u fshi tej,

që të mund të të gjenin përsëri ty

vetëm.

                            

Përktheu: Faslli Haliti

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1