Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | DO TË DOJA TË ISHA

DO TË DOJA TË ISHA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Maksim Borodin

Maksim Aleksandrovich Borodin ka lindur në vitin 1973 në Dnipropetrovsk (Ukrainë lindore), ku ai ende jeton sot. Ai u diplomua në arkitekturë, filloi të jepte mësim në universitet. Ai është autor i vargjeve në rusisht dhe i poezisë vizuale. Që nga viti 1996 publikon në revistën e qytetit të tij ("Artikl '", "Dnepr vecernij"), që nga viti 2001 edhe në edicionet e Moskës dhe Shën Petersburgut ("Vavilon", "Arion", "Futurum", "Ingermanlandija", "Text-only ").

DO TË DOJA TË ISHA

1.

Do doja të isha

bir marangozi,

por shtrëngohem

të jem në kompjuter

gjithë ditën,

duke pirë bezdi

me kafe të tretshme,

duke ngrënë pagjumësinë

me salsiçe në brumë.

Çdo ditë

Unë blej një biletë llotarie

duke shpresuar

që të fitoj para

që të blej një makinë të re

dhe

një apartament të ri,

duke harruar ngadalë

si bie erë druri,

nga i cili dru

është bërë djepi im.

***

2.

Kam mbyllur perden e dritares

me qëllim që drita verbuese e diellit

të mos hyjë në dhomë.

Kam nevojë të rri ballë për ballë me veten.

Kam nevojë të gjej një të çarë

drejt së ardhmes,

nëpërmjet së cilës tingujt e shiut

futesh në të tashmen

të qarat e një fëmije,

zhurma e erës,

era e barit ...

Dhe e gjeta.

Brenda ndërgjegjes sime ka një derë të vogël,

përmes së cilës mund të arrish në të kaluarën,

mund të arrish dhe në të ardhmen,

mund të vizitosh cilindo qytet të botës,

mund të sjellësh një turmë miqsh,

mund ta lësh thjesht hapur gjithë natën,

pa iu trembur miqve të padëshirueshëm

mund të ...

Por duhet thënë -

përmes kësaj derë, ti mund të bësh lirisht 

gjithë kontrabandën e botës

dhe asnjë forcë s’mund ta pengojë.

Por ndonjëherë

Mjafton të mbyllësh të gjitha dyert,

të mbyllësh perdet e të gjitha dritareve,

të harrosh të gjitha gjuhët

dhe

të mbetesh vetëm për vetë me jetën,

ballë për ballë

me fatin tënd -

fatin e një Zoti të dështuar.

* * *

Në errësirë qetësia del më në dukje.

Prek me gjuhë pastaj

të gjitha gropëzat mbi trupin e saj.

Gjoksi i saj

ngjan me lartësi marramendse ...

Në errësirë​​.

***

Me shkopinj kinezë rrezesh diellore,

përmes perdeve me shpofka,

mëngjesi mbledh

në dhomën me zagushi

farëzat e fundme

të gjumit tonë.

Zgjohemi të gjithë të djersitur,

të plandosur mbi shtretërit

si ideograme misterioze.

Dita në ardhje na duket

si të jetë një botë e madhe,

krijimit të së cilës i kanë hedhur

kthetrat dhe ëndrrat tona.

Më kujtohet

që natën

ishim

buzë çmendurisë ...

Por tani

e gjitha kjo i përket së ardhmes.

***

Era është

një lodër druri,

që qëndron mbi prag 

të një dritareje të hapur.

Prapa saj gjithçka është si në jetë:

një pemë epohet sa në një anë, në anën tjetër,

një zog, duke prekur ajrin me krahë,

fluturon lirisht nëpër qiej,

dielli guxon të ndalë rrugën që sillet drejt lumit,

njerëzit ...

Duket se këtë ditë me erë

të gjitha aromat dhe tingujt

rrjedhin së bashku në një dhomë,

mbushur me kohë

dhe mendime.

***

Jepmëni vargjet.

Mund të jenë shënjuar në rërë,

shënjuar në gur.

Do t’i vë në një qoshe të dhomës,

ku dielli

s’do të mund të arrijë në sipërfaqen  e sheshtë

të fatit tonë             

me shkopinj bambuje të mençurisë universale.

Janë vargje nate.

Vargje, që pasi i kemi lexuar

arrin eklipsi ​​dhe marramendja.

Vargjet e Perëndisë së Dashurisë me shumë krahë.

Vargje marrëzish të zhurmshme e çapkanerie

të qeta,

nëpër të cilat ndalet zemra

midis

kateve të një shtëpie të vogël dykatëshe të Tibetit.

Lëkura e ngrohtë në anën e brendshme të ijeve të

tua

Ermim i një poezie sapuni francez.

Jepmë vargjet,

mund të përkthehen

në gjuhën tënde ose në timen.

***

3.

Në ëndërr arrijnë.

Uitmani.

Dikinsoni.

Thomas.

Silvia.

Flasin.

Çohuni. Mos flini.

Nuk ka kohë për të fjetur.

Ju duhet të bëni atë që s’arritëm të bëjmë ne.

Ju duhet të merrni në hapin e ardhshëm

në pikat ku ato u ndërprenë.

Çohu. "Shko të lahesh. Laj dhëmbët.

Ulu në tavalonë.

Shkruj.

Duhet të shkrush pesë faqe sot.

Duhet...

Duhet...

Duhet...

Zgjohem me dhimbje koke dhe tharje goje.

Ethet më shungullojnë si motor i një traktori.

Zemra ime mëdyshet në një mendim të vetëm:

përsëri

mbrëmë

harrova të mbyll librarinë

me tre dryna.

***

Muzika në shpirtin tim

është një rrebesh tropikal.

Strehohem shpejt në pemën çadër,

por rrebeshi më arrin, më godet faqet,

kokën, krahët, shpinën.

Unë jam i kënaqur me fatin tim.

Në shkretëtirën gurishte të ditëve të fundit,

tre qind kilometra nga frymëzimi më i afërt

ndodh një fluks aq i mahnitshëm

entuziazmi parak.

Jam i çmendur

apo më kanë rritur rrogën?

Më mirë - gjëja e parë,

më mirë - gjëja e parë,

më mirë - gjëja e parë ...

***                                       

Në diellin,

që perëndon pas çative të shtëpive,

ka diçka të pashpjegueshme.

Edhe nëse kursi i astronomisë i njeh

ligjet themelore të lëvizjes së planeteve,

mbetet megjithatë ndjenja

yshtur nga realiteti.

Duket se

përtej vijës së horizontit bota shpejton

për në abys

dhe gjithë trolejbusët, njerëzit dhe zogjtë

së bashku me diellin e madhe përvëlues

presin në skaj të tij

çdo natë, që të duken në mëngjes,

çdo gjë që të ndodhë,

nga pjesa tjetër e jetës sonë.

Realiteti është një fantazi, bazuar në pikturë.

Sa më i kthjellët është përfytyrimi,

nëse kalojnë sa më shumë trolej

dhe zogj

në fund të abysit.

***

Në katër e njëzetë të mëngjesit

del në rrugë në ajrin e freskët

të shtëpive të reja ...

Frymëzon këndet e tij të mprehta.

Maturisht.

Mund të qëndrosh midis të gjallëve.

***

Uji i pijshëm i zërit tënd...

I marr nga vibrimet e trupit tënd

me gojën time

të tharë nga etja.

Mbylli sytë.

Sot na takon neve të bëjmë marrëzira.

Sonte 

do të duhej të ishim ne uji i ngrohtë.

***

Kavot.

Kavot.

Kavot.

Rrjedhin nga e majta në të djathtë,

nga e djathta në të majtë

dhe vetëm

zogjtë, ulur mbi shtyllat prej betoni,

tentojnë të kapin

diçka

në këtë humnerë.

Ja, ja, ja...

Rashë përsëri.

***

Gojëhapur

ngrihem mbi çati.

Shoh majat e pemëve,

përroi përtej në largësi

dhe retë lart mbi mbi pyll.

Nëse do të vdes,

Kush do ta mbikëqyrë këtë gjithësi.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1