Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Ne mundsh…

Ne mundsh…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rudyard Kipling

 

Ne mundsh ta ruash arsyen kur te tjeret s’gjykojne

Dhe per kete, fajin ty ta hedhin :(Dhe ndofta ty ta hedhin fajin)

Dhe ty te ngarkojne me faj

Dhe ndofta  me faj- ndofta- te rendojne

Ne mundsh vehtes t’i besosh kur t’gjith t’dyshojne,

Por dhe dyshimin mos ta qetsh n’asgje;

Dysho- po nga dyshimi mos u robero

Dysho (Por dhe dyshimi te mos te t'roberoje)

 

Ne mundsh te presesh dhe te mos  ndjesh merzitje,

Ose, ne te gnjefshin, ti te mos genjesh,

Dhe ne te urrefshin, ti te mos urresh.

Te  mos mbahesh rende, te mos shesesh mend !

 

Ne mundsh  enderro, por jo t’kesh zot endrrimin,

Ne mundsh te mendosh, por jo si piksynim,

N’i trajtofsh dot ngadhnjimn' e shpartallimin,

          Keta dy mashtrues pa asnje dallim;(Mashtrues te njejte si dy pika uji)p          Ne mund t’durosh  qe thenjet e tua te drejta

T’i shndrrojn te poshtrit n’kurthe per koka bosh,

Te thyera  ti shohesh gjerat me te shtrenjta

E prap me vegla t’vjetra ti ndertosh!

 

Ne mundsh ti grumbullosh te gjith fitimet,

Ti rrezikosh ne nje te vetme loje:

Te humbesh e prap t’ia nisesh nga fillimet

Dhe humbjen kurr’ te mos e zesh ne goje;

N’i detyrofsh dot muskujt, nerv’ e zemer

Te te sherbejn’ dhe kur ju ka ardh' fundi,

I fort te jesh kur s’te ka mbetur tjeter

Perveç vullnetit q’u thot “fort qendroni”!(Mos u tundeni)

 

Ne mundsh t’u flasesh t’ligjve pa u mbrapshtuar,

Ne mundsh me mbreter t’ecesh pa krenari;

N’se hasm’ as miq nuk munden me t’demtuar,

N’se njerzit t’gjith i çmon, por pa tepri;

Po e mbushe dot minuten qe s’fal kend

Me gjashtedhjet, plot gjashtedhjet sekonda udhetim

E ytja eshte bota me ç’ka mbrenda

Dhe Burr do t’jesh at’her’ ,ti, bir i im!

 

 

                                                                E shqiperoi ngs Anglishtja Bardhyl Xh. Demiraj

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1