Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Lastari nen mikroskop

Lastari nen mikroskop

Font size: Decrease font Enlarge font
image H.G.Wells

 



H.G.Wells

            Lastari nen mikroskop

Uilliam Hilli ishte biri i nje kepucari ne qytetin e vogel Landport. Ai kishte filluar te lexonte libra qe ne moshen gjashte vjeçe dhe, pas kesaj moshe, lexonte çdo gje qe i binte ne dore. Ne shkolle ishte i zgjuar- i zellshem-, por ne moshen pesembedhjete vjeçe iu desh t’i linte mesimet dhe te punonte. Puna e Uiliamit ne nje fabrike kepucesh  nuk ishte e lehte, prapseprape djali vazhdonte te studjonte naten. Kur ishte ne vitin e fundit te shkolles se mbremjes, ne Landport, ai fitoi nje burse per ne Kolegjin e shkencave te universitetit te Londres.

Kur erdhi ne Londer Uiliami ishte i ri, i gjate, energjik dhe i pashem. Ai erdhi i mbushur me enderren per tu bere nje shkencetar dhe per te ndertuar boten, ne te cilen jetonte. Bursa ishte nje fat i madh, qe i hapi atij deren per ne boten e habiteshme te shkences dhe te zbulimeve, qe ai i dashuronte aqe shume. Ai merrte nje sterline ne jave, qe po te ishte i kujdesshem, mjaftonte per te paguar dhomen e vogel dhe ushqimin e thjeshte, per pene dhe boje dhe penj e gjelpere; keto- dy te fundit ishin shume te nevojshme per nje burre ne gjendjen e Uiliamit.

Studimet, eksperimentet dhe laboratori i biologjise mbushnin jeten e Uiliamit. Nje ose dy here ne jave  ai shetiste mbremjeve me shokun e tije- Torpin, duke biseduar e diskutuar deri vone rreth shkences dhe jetes. Si edhe ç’duhej bere per rindertimin e botes.

Ai nuk kishte kohe te zinte shoke te tjere, por ne klase, ne banken para tij, ai vuri re nje vajze. Ajo ishte nje studente e jashtme dhe Uiliami e shihte qe ajo i perkiste klasave te larta shoqerore qe zakonisht nuk behen shoke me kepuceberes apo me bijte e tyre. Por nje dite vajza u kthye nga ai dhe i beri nje pyetje ne biologji. Uiliami iu pergjegj duke vene re njekohesisht syte e saje te medhenj ngjyre kafe dhe duart e krahet shume te bardha.

Pas kesaj, ata takoheshin shpesh ne mense ose neper sallat e kolegjit dhe bisedonin se bashku. Uiliami i huante asaj libra mbi socializmin dhe ajo i jepte atij libra me poezi. Vajza nuk i dha shkak atij te kujtonte ndonjehere qe ndryshimi i gjendjes se tyre shoqerore te kishte ndonje rendesi per te dhe ata u bene miq.

Por ishte nje tjeter student, H.Y.Somers Uederburn, i cili e beri Uiliamin, qe te ndjente ndryshimin klasor- kanalin- humneren- qe i ndante klasat-.Veshja e perkryer, sjellja e tije dhe menyra e ftohte e te folurit me sudentet bursista, i treguan Uiliamit qe ai dhe Underburni jetonin ne dy bote te ndryshme. Nje dite ndodhi qe zonjusha Haisman tha se ajo dhe Underburni nganjehere shkonin ne shtepite e shokeve.

“Ai eshte shume i zgjuar,- tha ajo, ndofta kjo rrjedh nga i ati, qe eshte specialist i madh syshe”.

Papritur Uiliami, perveç ndryshimit klasor, ndjeu dhe diçka per Uederburnin…

Studentet dhane provimin e pare ne anatomi nje dita para pushimeve dimerore.

Kur u afishuan rezultatet ne tabelen e lajmerimeve te kolegjit, Hilli çau perpara studenteve drejte tabeles dhe lexoi:

Klasa e pare: H.Y.Somer Uederburn

                      Uiliam Hill.

Vetem dy emra ishin te paret, por emri i tije ishte i dyti. “Ky eshte vetem raundi i pare- mendoi Uiliami, ndersa po ngjitesh ne laborator- Lufta sapo ka filluar”. Ne javet qe pasuan, Hilli e takonte shpesh e me shpesh zonjushen Haisman. Nganjehere ata shkonin sebashku ne muzeun e vogel te arteve prane kolegjit dhe here here takoheshin ne kopshtin e kolegjit ose ne mense. Ndersa Burni gjente sa here ndonje shkak ti takonte kudo qe i shihte se bashku. Ai fliste lirshem dhe me zgjuarsi duke qeshur me idealet e Hillit; prandaj ky nuk e ndjente veten rehate dhe zemrohej si me Underburnin dhe me veten se perse ai nuk mundej ti shprehte mendimet e veta aq lehte sa tjetri.

Provimi i fundit i vitit ishte ne botanike. Ne pjesen praktike te provimit, pas pyetjeve teorike, çdo student duhej te shkonte tek mikroskopi per te verejtur ne te nje lastar. Secili duhhej ta vizatonte lastarin dhe pastaj te kthehej ne vendin e tij dhe ta pershkruante ate ne fletoren e vet te pergjigjeve.

Profesori i paralajmeroi studentet qe asnjeri nuk lejohej te levizte lastarin ose te provonte te shihte pjese te tjera te tij. Por, natyrisht, studentet ishin te lejuar te leviznin mikroviden e drites se mikroskopit mbi lastar.

Hilli, sapo e pa lastarin, e njohu dhe filloi ta vizatonte, por ndersa ai ngriti doren te levizte mikroviden per ta vendosur me mire driten ne vatren e mikroskopit, pa dashur dora i preku lastarin, i cili rreshqiti pak. Atij menjehere iu kujtua paralajmerimi i profesorit dhe ne çast e levizi ate per ne vendin e vet. Askush nuk pa çfare ndodhi. Gjithe studentet e tjere, pas tije, ishin te zene duke shkruar dhe profesor Bindoni ishte tek fundi i dhomes duke shikuar nga dritarja. Uiliami kishte mbaruar se vizatuari lastarin dhe po kthehej ne vendin e vet; ne kete kohe Uederburni ngriti koken dhe e pa- Syte e Uederburnit kishin nje pamje jo te zakonshme. Valle a e kishte veshtruar Uederburni ate kur po punonte ne mikroskop? Valle a kishte diktuar ndonje gje ai? Jo, kjo ishte e pamundur. Atehere ç’kuptim kishte pamja e tije e çuditeshme? Ndofta Uederburni e kishte levizur edhe vete lastarin?

Hilli shkoi tek banka e tij, mori fletoren e pergjigjes dhe po e shikonte.”Une mund ta le kete pyetje pa iu pergjigjur- mendoi ai-. Po pse? Une e pashe qarte se çfare lastari ishte para se te me levizte.” Dhe filloi te shkruante pergjigjen duke vendosur te mos mendonte me per te.

Kur u shpallen rezultatet e provimeve, Wiliam Hilli dhe Uederburni ishin perseri te paret. Por tani emri i Hillit ishte i pari dhe ai i Uederburnit i dyti.

Edhe kur lexoi rezultatin ne tabelen e afishimeve te kolegjit, Hilli akoma nuk ishte i gezuar. Ai shkoi ne shtepi me zemer te renduar dhe gjith ate dite si dhe ne ato qe pasuan atij nuk i ndahej nga mendja se ai, dashur e padashur nuk ishte krejt ne rregull. Ai e kishte pasur fare te qarte se ç’lloj lastari ishte ai, perpara se te levizte mikroskopi: por ai-ama e kishte levizur ate dhe nje gje e tille nuk lejohej.

I ati, kepuceberesi, i kishte mesuar atij qe nje njeri pa parime kurre nuk mund te rrespektoje veten ose te beje te tjeret qe ta respektojne ate. A ishte e ndershme qe ai te heshtete per çfare kishte ndodhur?...A nuk po genjente ai duke e lene kete ne heshtje?...

Me ne fund, Uiliami vendosi te shkoje tek profesor Rindoni e t’i tregoje gjithshka. Pra, te nesermen ne mengjes heret shkoi tek ai dhe e takoi. Meqe Hilli ishte bursist, profesor Rindoni nuk e ftoi te ulej. Duke qendruar perballe katedres se profesorit, Hilli i shpjegoi atije se ç’kishte ndodhur.

“Nje histori e habitshem,- tha profesor Rindoni.- Nje histori shume e habitshme. Une jam i sigurte se asnje student nga Kembrixhi…Pse me mashtruat?...

Une nuk ju mashtrova, zoteri- iu pergjegje Uiliami.

Por ju sapo me thate qe me mashtruat.

Une mendoj se u shpjeguam. Une desha vetem te akomodoja vatren e mikroskopit.

Por ju ishit paralajmeruar te mos e leviznit lastarin, kurse ju e levizet. Ky eshte nje mashtrim. Mua do te me duhet t’jua heq emrin nga klasa e pare. Ju nuk e keni marre provimin e botanikes.

Nuk e kam marre? Te gjithe provimin? Te dy pjeset e tij?

Po, sigurisht. Fakti eshte qe ju keni mashtruar ne ate provim. Kushdo qe mashtron, nuk mund te konsiderohet kalues. Ky eshte rregull per te gjithe provimet.

Ç’prisni tjeter nga une?

Une mendova se ju nuk do te me kalonit vetem ne pyetjen rreth lastarit. E zeme sikur une nuk jam pergjegjur ne ate pyetje.

Jo…e pamundur! Bile edhe pa ate pyetje, pergjigjet tuaja jane me te mira se ato te Uederburnit. Neqofte se une bej ate qe kerkoni ju, emri juaj do te jete perseri po i pari. Jo, ju keni mashtruar. Une duhet t’jua heq emrin nga klasa e pare.

-Por, zoteri,- tha Uiliami, neqoftese une nuk kaloj provimin e botanikes, as nuk mund te mbetem me ne kolegj…!

Perse nuk menduat per kete ne provim- u pegjegj profesor Rindoni.

Zoti im! Sa budalla paskam qene!- tha Uiliami, duke levizur drejte deres.

Une shpresoj,- tha profesori- se ky do te jete nje mesim per ju!

Te nesermen, ne laboratorin e biologjise, njera nga vajzat iu afrua zonjushes Haisman dhe Uederburnit dhe pyeti:-A  keni degjuar gje?

Ç’fare?

Dikush ka mashtruar ne provimin e botanikes.

“Dikush ka mashtruar”- tha Uederburni dhe pa pritur u zbe ne fytyre.

Si?

Ai lastari…

Levizur? Kurre! Si munden ta dine…? Kush e tha?...

Ishte zoti Hill.

Hilli?- Tha Uederburni dhe çehrja i erdhi ne vend.

Zoti Hill shkoi vete tek profesor Rindoni dhe i tregoi,- u pergjegj vajza-

Hilli! Po, s’ka dyshim. Une gjithmone kam menduar qe ai nuk ishte aq i ndershen sa hiqej- tha Underburni me ze le larte.

Jeni e sigurte?- pyeti zonjusha Haisman vajzen.

Krejt e sigurte. A nuk eshte e tmerrshme? Por çfare mund te pritnit prej tije. A nuk e dini se ai eshte bir i nje kepuceberesi?

Mire. Ç’rendesi ka? Une nuk besoj- thirri zonjusha Haisman dhe fytyra iu skuq. Une nuk do te besoj gjersa ai te ma tregoje vete!- Dhe u kthye e doli nga salla.

Megjithate eshte e vertete,- tha vajza, duke shikuar Uederburnin. Por Uederburni nuk u pergjegj. Ai ishte duke pare deren qe u mbyll mbas zonjushes Haisman.


Perktheu nga Anglishtja: Bardhyl Xh. Demiraj

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1