Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | NE

NE

Font size: Decrease font Enlarge font
image ANNE SEXTON

   ANNE SEXTON 

Anne Sexton (Newton9 nëntor 1928 – Weston4 tetor 1974) ka qenë një shkrimtare poeteshë amerikane

NE

Isha mbështjellë në peliҫen e zezë,

në peliҫen e bardhë

dhe ti më shpështillje

dhe në një dritë të artë

pastaj më kurorëzove,

ndërsa jashtë shigjetat e borës

rrihnin diagonalisht derën.

Ndërsa njëzet centimetra borë

binin si yje

në copëza kalciumi,

ne rrinim në trupin tonë

(dhoma që do të na varrosë )

dhe ti rrije në trupin tim

(dhoma që do të na mbijetojë)

dhe në fillim unë të fshij këmbët

me një cope zhele

sepse isha sklavja jote

dhe ti më quaje princeshë.

Princeshë!

 

Oh, atëherë

u ngrita me lëkurën e artë,

dhe i hoqa disa psalme

I hoqa disa rroba

dhe ti i shpërbëre frenat

i i shpërbëre kapistallët,

dhe unë kopsat,

dhe shpërbëra kockat, konfuzionet,

kartolinat New England,

netët e Janarit mbarojnë në orën dhjetë,

dhe si kallinjtë u rritën,

për akra dhe akra ari,

dhe pastaj korrëm, korrëm,

korrëm.

SHTËPIJAKJA

Disa gra martohen me shtëpinë.

Është si një tjetër lëkurë, tjetër zemër

Tjetër  gojë, tjetër mëlçi,

tjetër kordë.

Muret janë të fortë dhe ngjyrë rozë.

Shikojeni gjithë ditën në gjunjë.

Me ҫfarë ngulmi lahet.

Burrat hyjnë këtu me forcë,

thithur si Jonai

në mishin e nënave të tyre.

Një grua është një nënë e vetvetes.

Kjo është e rëndësishme.


Përktheu: Faslli Haliti           

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1