Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | “Elisabeta” Lispet

“Elisabeta” Lispet

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rudyard Kipling

E perktheu: Bardhyl Xh. Demiraj

Rudyard Kipling

                   “Elisabeta” Lispet

Ajo ishte bije e nje malesori qe banonte ne Himalaja. Nje vit prodhimi i misrit ishte shume i paket dhe malesori me te shoqen nuk kishin asgje per te ngrene ate dimer. Keshtu qe ne pranveren suçesive- e ardheshme-, ata vendosen te beheshin -te konvertoheshin ne – krishtere dhe e sollen foshnjen e tyre ne Kotgarh. Kapelani i dha asaje emrin Elisabeta, por te gjithe banoret ne male e shqiptonin emrin e saje Lispet.

Pak kohe pas kesaje ngjarje e ema dhe i jati vdiqen dhe Lispeta u be si gjysem sherbyese e gjysem shoqe e gruas se kapelanit. Kur ajo u rrit, ishte kaq e gjate dhe e bukur, sa qe e shoqja e kapelanit te Kotgarhit nuk mundte ti kerkonte me asaje qe te merrej me punet e shtepise. Lispeta luante me femijet e kapelanit dhe bente ndonje pune dore (qendisje, e tjere . shen i perkth.). Ajo lexoi gjithe librat qe ishin ne shtepi dhe dita qe vinte behej edhe me e bukur.

Gruaja e kapelanit donte ta dergonte Lispeten ne Simla ose ne ndonje qytet tjeter te madh, por Lispeta nuk donte te largohej. Ajo ishte shume e lumtur atje ku ishte.

Nje dite, pak muaj pas shtatembedhjetevjetorit te lindjes se saj, Lispeta doli per nje shetitje. Asaj atehere i pelqente te shkone larg- njezet dhe tridhjet milje larg. Kete rradhe ajo u kthye ne darke me diçka te rende ne krah. Hyri ne shtepi shume e lodhur dhe e vuri burrin qe kishte sjelle mbi shpine, ne divan.”Ky eshte burri im- tha ajo troç- une e gjeta ate ne mal. Ai eshte plagosur dhe nuk eshte mire. Une do te kujdesem per te dhe, kur ai te sherohet, burri i juaj do te me martoje mua me te.

Kjo ishte hera e pare qe Lispeta fliste per planet e saje ne te ardhmen. Gruaja e kapelanit e shikonte dhe e degjonte me habi te madhe. Por burri mbi divan ishte plagosur keq, keshtu qe zonja nuk  mundi t’i pergjigjej vajzes aty per aty. Ai ishte nje englez i ri dhe Lispeta e kishte gjetur te shtrire ne rreze te malit, prane nje guri te madh.

Ato e vune djaloshin ne shtrat dhe kapelani, i cili dinte diçka rreth mjeksise, u kujdes per te. Lispeta e ndihmo-i-nte. Ajo i shpjegoi kapelanit qe ky ishte burri, me te cilin ajo donte te martohej. Kapelani dhe e shoqja u munduan qe t’i shpjegonin asaj qe nje vajze e re nuk duhet te thote gjera te tilla. Lispeta degjonte e qete dhe pastaje perseriste prap ate qe tashme e kishte thene, d.m.th. qe ajo do te kujdesej per englezin gjersa ai te vinte ne gjendje per tu martuar me te.

Dy jave me pas englezi filloi ta ndjente veten me mire; falenderoi kapelanin me te shoqen dhe sidomos Lispeten per dashamiresine e saj. Ai tha se ishte nje udhetar ne Lindje dhe se kishte ardhur per te kerkuar bimet e rralla ne kodrat- lartesite- e Simlas. Atij i kujtohej se ishte rrezuar dhe kishte plagosur koken mbi nje gur kur po orvatej te kapte nje lule. Ai tha se do te kthehej ne Simla kur te merrte me mire veten.

Ditet kalonin dhe, megjithse englezi ishte fare mire, nuk po largohej. Kapelani dhe e shoqja nuk munden ta bindnin Lispeten qe te nderronte mendim. Keshtu, e shoqja e kapelanit i foli englezit dhe i tregoi se ç’kishte Lispeta ne zemer. Englezi qeshi dhe tha se kjo eshte shume romantike, por ai kishte nje vajze ne shtepi qe e priste me padurim, keshtu qe asgje nuk mund te behej ne kete drejtim. Por atij perseri i pelqente shume qe te bisedonte e te shetiste me Lispeten dhe, kur ai e mori veten mire, shkonin edhe me larg, duke i treguar asaje gjera te bukura. Lispeta ishte shume e lumtur gjate atyre dy javeve, sepse ajo kujtonte se kishte gjetur dike qe ta dashuronte. Kur ai vendosi te largohej, Lispeta e percolli deri lart ne koder, shume e merzitur dhe fatkeqe. Gruaja e kapelanit qe i ndruhej ndonje skandali, i ishte lutur englezit qe ti thoshte Lispetes se ai do te kthehej prape qe te martohej me te.

“ A e dini se ajo s’eshte veçse nje femije dhe une kam frike se nuk eshte nje kristiane e vertete?- i kishte thene ajo-.”Keshtu qe te dymbedhjete miljet lart ne mal englezi i beri ne krahet rreth Lispetes duke i thene se ai do te kthehej prape dhe Lispeta nga qejfi e bente ate ta perseriste sa e sa here kete fraze.

Kur u kthye ne shtepi, ajo tha:” Ai dote vije prape dhe do te martohet me mua”. Edhe gruaja e kapelanit i tha:”Po, ai do te vije prap.”

Gjate ktyre dy muajve ajo i tha Lispetes qe englezi kishte shkuar ne Angli duke udhetuar neper detra. Ajo sigurisht e dinte se ku ishte Anglia, sepse kishte lexuar edhe ne libra gjeografie.

Ne shtepi ishte nje harte e vjeter dhe mbremjeve e shihte ate dhe therriste e mundohej te merrte me mend se kur do te vinte englezi i saj i dashur, kurse ai kishte harruar gjithshka rreth saj. Kur u kthye perseri ne Simla, me vone ai shkroi edhe nje liber rreth Lindjes dhe emri i Lispetes -as qe-nuk figuronte- fare- ne te.

Nga fundi i muajit te katerte Lispeta filloi te bente shetitje ne mal per te pare ne se englezi i saj kishte ardhur. Por e pa qe shetitjet nuk e ndihmuan me dhe ajo e ndjeu veten shume te merzitur dhe te mjeruar.

Gruaja e kapelanit vendosi t’i tregoje asaje te verteten, qe englezi nuk do te kthehej prape dhe se ishte gabim per nje vajze te mendonte se do te martohej me nje englez. Ne fillim Lispeta nuk e besoi…”Ai me tha vete qe do te kthehej- tha ajo- Ju vete, thate po ashtu…”

“Ne thame ashtu per te te qetesuar ty, moj vajze”- tha gruaja e kapelanit-.

Atehere qe te dy me paskeni genjyer,- tha Lispeta- ju dhe ai.

Gruaja e kapelanit pushoi per pak çaste. Lispeta gjithashtu heshti. Pastaje doli jasht dhe pas pak u kthye e veshur me rrobat e nje malesoreje.

“Une po kthehem perseri tek njerzit e mi- tha ajo.- Ju e vrate Lispeten. Englezet qenkan qe te gjithe genjeshtare.”

Dhe ajo e braktisi ate shtepi dhe nuk u kthye me.


E perktheu nga Anglishtja: Bardhyl Xh. Demiraj

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1