Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Lajmi i fejeses

Lajmi i fejeses

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bardhyl Xh Demiraj

 

Nga Arnold Bennet

Nena ime nuk vinte kure ne stacionin e Bursleleit te me takonte kur une vija nga Londra, keshtu qe une pata kohe te mendoja per lajmin qe do t’i jepja dhe menyren se si t’ia tregojsha. Une, natyrisht, pata menduar per ate me pare. Ne fakt une pata manduar per te gjate gjithe rruges nga Londra ne Buralei.

Une isha mesuar t’i shkruaja nenes sime çdo jave, duke i treguar asaj rreth punes sime dhe si e kaloja kohen. Ajo i njihte me emra gjith shoket e mi dhe une shpesh ne letrat e mia, i pata permendur Anjen dhe familjen e saj. Por eshte e pamundur t’i shkruash nenes “Me duket se kam rene ne dashuri ose, per shembull, une mendoj se Anjea me do mua. “Une do ti kerkoj asaj qe te martohet me mua.”Une nuk mundesha te shkruaja gjera te tilla ne leter , keshtu qe s’i pata shkruar gje rreth fejeses sime.

Une isha biri i nje vejushe. Nena ime nuk kishte femije te tjere dhe asgje tjeter ne jete perveç meje. Tani une t’i thoja asaj pernjehere se do te martohesha me nje vajze qe ajo s’e kishte pare kurre. Une e dija qe ky lajm do te ishte per te i pa pritur dhe qe nena ndofta do te merzitej pak. Gjendja ime ishte delikate dhe une e ndjeja qe do te me duhej kurajo.

Une iu afrova deres se shtepise se vogel te nenes por para se te vija doren mbi butonin e ziles, nena hapi deren. Ajo kishte veshur fustanin e saje te zi me te mire, si zakonisht kur dilte te me priste dhe, si perhere, duke me puthur, tha:

Epo Filip, si je?

Fare mire, nene- iu pergjigja,- po ju si jeni?

Ajo ishte gjithmone e emocionuar kur vija une, por sot vura re se ajo ishte me e emocionuar se zakonisht. Ajo dukej mjaft me e re, me shume se nje vajze se sa si nje grua rreth te dyzetepesave. Kur pash syte e saj qe shkelqenin, mendova:”Valle, a ka mesuar gje kjo rreth Anjeas ne ndonje fare menyre?” Por une s’i thashe gje. Une do ti tregoj asaj kur te shtrohemi ne tavoline per darke, vendosa.

Tani Filip- tha nena- shko lart ne dhome dhe lahu, ndersa une po pergatis darken.

Dhe ajo shkoi ne kuzhine. Kur une po drejtohesha per lart, ra zilja. Sapo desha te shkoja te hapja deren, nena fluturoi nga kuzhina te dera. Ishte djali qe solli gazeten e mbremjes. Nena e mori gazeten dhe shkoi prap ne kuzhine pa thene asgje. Kurse  une shkova lart nre dhomen time. Kur po lahesha degjova prap zilen; perseri nena vrapoi tek dera dhe e hapi ate.” Mua nuk me kujtohet qe ta kam pare ndonjehere nenen qe te vrapoje keshtu,- mendova une- Mos valle eshte duke pritur vizitore”?

Kur une zbrita nga dhoma ime darka akoma nuk ishte gati. Me qe doja te mbaroja nje leter per Anjen, qe e kisha filluar qe ne tren, shkova ne dhomen e ngrenies. Tavolina ishte shtruar per tre vete!

“Darke per tre!?-mendova une.- Ajo s’me pati thene asnje fjale per kete. Ç’don te thote kjo?”

Nena ime ftonte gjithmone miq per darke kur vija ne Bursley, por kurre qysh naten e pare. Nuk me ndahej nga mendja kjo, gjate gjithe kohes qe po i shkruaja letren Anjeas. Une e dija qe asaj ia kishte qejfi t’iu bente te pa pritura te kendshme te tjereve. “ Kushedi se si- mendova une,- ajo ka mare vesh rreth meje dhe Anjeas!...”Ndofta Anjea i ka shkruar pa me treguar mua. Ndofta Anjea e ka rregulluar te vije vete ne Bursley dhe nena e priste ate nga çasti ne çast. Vetem kjo mund ta shpjegonte se perse nena ishte kaq e emocionuar dhe perse shkonte tek porta çdo here qe binte zilja…”Epo -mendova une- une nuk do te them asgje. Le ta le ate qe te kenaqet me sekretin e saj.”

Une nuk jam aktor i mire por do te perpiqem te dukem i habitur. E shkrova adresen e letres duke qeshur pak me vete.

Ndersa une po dilja nga dhoma e ngrenies, ra perseri zilja. Nena vrapoi nga kuzhina jashte, por kete rradhe vajta une i pari tek porta. Ishte zoti Nikson.

Zoti Nikson, nje burre i gjate, beqar, i hijshem rreth te pesedhjetave, ka pas qene nje mik i familjes sone, bile para vdekjes se babait. Une e pata njohur qe ne femijerie. Kur isha i vogel, qeshe mesuar ta therrisja “xha Nikson”. Mbas vdekjes se babait ai kujdesesh per hallet e nenes dhe ishte po ai qe me ndihmoi te gjeja pune ne Londer. Kur hapa deren, une shpresoja e gati pritja te shihja dike tjeter por prapseprape u mundova te mos tregohesha kur e toka me te.

Epo, djali im,-tha ai, -keshtu, ju keni ardhur perseri te vizitoni Bursleyn plak! Ju dukeni mire! Ai u kthye dhe u takua me nenen. Asnjeri nga ne nuk foli.

“Z. Nikson ka ardhur per darke, Filip,- tha nena-.

Une e doja shume zotin Nikson, por nuk u kenaqa shume kur degjova qe ai do te rrinte per darke, sepse une pata vendosur te flisnja shtruar me nenen per Anjean gjate darkes. Tani une nuk mundja t’ia tregoja asaj perpara tije qe po martohesha me nje vajze, te cilen ajo s’e kishte pare kurre. Mua me duhej te prisnja gjer mbas darke, kur te largohej zoti Nikson.

Keshtu qe, e gjitha qe mund te beja une ishte te thoshnja se isha shume i gezuar qe zoti Nikson do te hante darke me ne. Pastaj te gjithe u ulem prane tavolines.

Mua s’me kujtohet se perse biseduam. Te gjitha gjerat speciale qe nena gatuante per mua si dhe keku im i preferuar ishin mbi tavoline; por ne te gjithe hengrem shume pak. Nena dhe zoti Nikson dukeshin se ishin te shqetesuar per diçka, dhe une mendoja se si do ti flisja nenes mbas darke.

Kur mbaroi darka, une thash se me duhej te shkoja  ne zyren e postes per te postuar nje leter.

“Nuk mund ta postoni ate neser, i dashur?- pyeti nena-.

Jo, nuk mundem- thash une.

Ah, nje leter per nje zonjushe te re?- pyeti Niksoni duke qeshur.

Po, -thash une pa ndrojtje. Zbrita shkallet dhe shkova ne zyren e postes ku i postova letren Anjeas. Pastaj u ktheva prape ngadale per ne shtepi sepse doja t’i jepja rast Niksonit te bisedonte me nenen per punet e saj para se te kthehesha une. Por nuk ndodhi keshtu. Une e gjeta vetem ne dhomen e ngrenies, duke pire cigare.

Ku eshte nena?-pyeta une-

E zene ne kuzhine,-u pergjegj ai. Eja ketu dhe ulu pak. Une dua qe te bisedoj pak me ty, Filip..

Shume mire xha Nikson,- thash une duke u ulur. Mbi çfare do te flasim?

E pra, djali im,- filloi ai-. Une dua te te pyes ty a mendon se do te me doje mua si njerk?...

Kjo gje ishte kaq e papritur, sa qe une mbeta duke e shikuar ate me habine me te madhe.

Ç’fare?- thash une me ne fund.- Ju…njerk?...Keshtu, ju dhe nena…?

Po, tamam…-tha ai.- vetem dje asaj ju mbush mendja te martohet me mua. Une e kam dashuruar ata per nje kohe te gjate. I kam folur shume kohe me pare. Une e di se ajo nuk te ka shkruar ty rreth kesaj çeshtjeje. Ajo nuk kishte se si, ti e kupton kete. Ajo nuk mund te te shkruante: “I dashur Filip, nje mik i vjeter, zoti Nikson, eshte dashuruar me mua dhe mendoj se dhe une e dashuroj ate. Mendoj se dhe une do te pranoj te martohem me te”. Tani, Filip po te pyes ty. A mundej ajo qe t’i shkruante nje gje te tille te birit?..

Une qesha.

Jo, ajo nuk mundej,-thash une- por nuk ka ndonje rendesi, une jam i gezuar. Nemani doren!

Nena hyri tamam atehere, duke shikuar ne dysheme, me faqet e skuqura. Dukej sheshit se ajo e dinte se ç’me kishte thene mua Niksoni.

“Djali u gezua, Sarrah,- tha shkurt Niksoni.

Une nuk thash asgje ate mbremje rreth fejeses sime. Une nuk kisha menduar kurre per nenen  si nje grua me nje te ardhme. Nuk kisha menduar kurre qe ajo te kishte te drejte per diçka tjeter perveç te jetuarit ne ate shtepi. Keshtuqe une vendosa qe gezimi i saj te ishte tema kryesore ate mbremje dhe qe une mund te prisnja te nesermen qe t’i tregoja asaj per lumturine time.

 

E perktheu Bardhyl Xh Demiraj

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1