Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Legjenda e mbretit dhe e poetit plak.

Legjenda e mbretit dhe e poetit plak.

Font size: Decrease font Enlarge font
image William Makepeace Thackeray

 

Ishte nje here nje mbret ne vendet e lindjes dhe quhej Puf Ali..

Si te gjithe mbreterit, edhe Puf Aliu krenohej per vendin e tije te pasur, ushtrine e tije, per pallatin e tije te mrrekullueshem dhe per nuset e tije te bukura.

Por me shume nga te gjitha ai krenohej per talentin qe gezonte ne poezi, i cili qe me te vertete i jashtezakonshem.

Ju nuk duhet te mendoni qe talenti i mbretit ne poezi ishte krijues ( ai ne te vertete nuk mund te shkruante as edhe nje varg). Talenti i tije ishte ne rikujtimin e poezive. Mbreti Puf Ali kishte nje kujtese te shquar, e cila e ndihmonte te perseriste permendesh çdo poezi, sapo ta degjonte ate.

Gjithe njerzit e medhenj kane dobesite e tyre, pra edhe mbreti  Puf- Ali kishte te vetat. Ai donte te njihej si poet dhe deshironte qe njerzit te mendonin se ai i dinte te gjitha poezite e botes.

Mbreti shtiresh sikur te ishte nje mik i madh i tere poeteve  dhe shpesh i ftonte ata ne pallatin e tije qe t’ ilexonin poezite e tyre te reja.

Ai i priste ata me fjale te embela dhe i gostiste me dreka e darka te pasura dhe me verera nga me te mirat. Pritje te tilla nuk kushtonin asgje per mbretin ne krahasim me ate qe mbreti i bente poetet, te paguanin me pas….

Zakonisht, pasi nje poet te kishte reçituar poezine e tije, mbreti shtiresh si shume i indinjuar…

Çfare?...- bertiste ai- Ju e quani kete nje poezi te re?...Po une e di ate poezi qe prej shume vitesh!.” Dhe ndonjehere edhe thoshte” Une e kam shkruar vete ate poezi para dhjete ditesh dhe e perseriste ate poezi fjale per fjale dhe varg per varg dhe bertiste me ze te larte: “Shikoni, shikoni, ky i ashtuquajturi poet, nuk paska aspak rrespekt per mbretin. “ , “Ai  me genjen pa pike turpi  dhe per kete ai duhet te paguaj nje gjobe te madhe ose te burgoset.”.

Ne kete menyre, perveç te mesuarit te shume poezive te bukura, mbreti Ali i bente poetet te paguanin dhe shuma te medha te hollash. Natyrisht qe poetet e varfer, gjithmone burgoseshin.

Ju mund ta merrni me mend fare mire qe mbas nje fare kohe, tere poetet kishin frike ta vizitonin mbretin. Papritur, disa poete i pushtoi nje si fare semundje, disa shkuan ne vende te largeta ne male dhe te tere e ndaluan fare  krijimtarine dhe te shkruarit..

Keshtu pra dhe mbreti nuk mund te zbavitej me duke degjuar poete qe te lexonin poezite e tyre te reja. Nga kjo, jeta e tije ne pallat u be monotone dhe e merziteshme. Eshte rradha te dini se mbreti kishte ne pallat edhe dy njerez te tjere te talentuar qe ishin gjithmone te pranishem, athere kur poetet priteshin ne dreka e darka dhe lexonin poezite e tyre.

Njera ishe nje vajze e bukur, e gjate  e quajtur Roli- Poli, ishte njera nga nuset e mbretit, e cila kishte nje kujtese te habitshme sa edhe vete mbreti. Ajo mund te perseriste çdo poezi pasi ta degjonte ate dy here. Tjetri, nje ushtar i preferuar  i mbretit qe quhej Krom- Krom. Ai mund ta perseriste poezine pasi ta kish degjuar ate tri here. Talenti i çuditshem i ketyre dy njerezve, ishte nje sekret qe dihej vetem nga mbreti.

Nje dite mbretit, i cili ishte shume i merzitur sepse- u be  nje- kohe te gjate nuk kishte degjuar ndonje poezi te re, i erdhi nje mendim. Ai thiri kasnecin e tije dhe i tha:

“Shko lajmero gjithe popullin qe mbreti Puf-(???) Ali se ne kete bote nuk ka me poezi origjinale; megjithate ai i fton gjithe poetet, te cilet mendojne- pretendojne se kane shkruar poezi te reja, te vijne ne pallat dhe ti reçitojne poezite e tyre. Neqoftese poezia eshte me te vertete e re, mbreti do t’ia peshoje ate me ar.. Por ai paralajmeron poetet se neqoftese nuk eshte origjinale, i ashtuquajturi poet do te paguaj nje gjobe te mire ose do te burgoset.” ….

Poetet jane njerz te çuditshem. Ata jane te sigurte se çdo fjale qe kane shkruar eshte origjinale. Veç kesaje ata jane gjithmone gati te vuajn per artin e tyre. Shpejt poetet filluan te ktheheshin ne pallat perseri dhe çdo here i ndiqte i njejti fat, si me pare. Vetem se tani kishta diçka te re. Mbreti e kishte zakon te perseriste poezine pas reçitimit te poetit per te treguar qe ai tashme e dinte poezine. Pastaj ai kthehej nga Roli- Poli dhe e pyet: Roli- Poli, a e di ti poezine qe reçitoi ky i ashtuquajturi poet?”

“Natyrish, madheria juaj,- pergjigjej Roli- Poli.-Une shpesh ju kam degjuar juve ta reçitoni ate.” Dhe pastaj e perseriste poezine permendesh, sepse edhe ajo e kishte degjuar ate dy here.

Pastaj, tamam per te provuar qe poezia ne fjale ishte e njohur mire, mbreti therriste:” Kush tjeter e di poezine?”. Dhe Krom- Kromi avitej dhe thoshte:” Madheria juaj, edhe une e di ate.” Dhe pastaj e recitonte poezine. Natyrisht qe e mbante mend mire, sepse e kishte degjuar tri here. Mbas kesaj, neqoftese poeti nuk paguante nje gjobe te mire, rrasej ne burg.

Ne ate kohe, atje lart ne malet e Kaukazit, jetonte nje poet i madh, filosof dhe i moshuar. Ai ishte prijesi dhe mesuesi i shume poeteve. Nje dite shkuan tek ai nje grup i madh poetesh dhe iu ankuan per mbretin. Pas pak poeti i plak tha:” Mbreti. pa dyshim, mund te kete marifete perte mesuar poezite tuaja. Ne duhet te zbulojme se si ai e ben kete. Prandaj mua me duhet te mendohem”. Ai u mendua gjithe naten dhe ne mengjes mblodhi poetet dhe iu tha:” Miqt e mi, une mendoj se i kam rene ne te se çfare marifeti ben mbreti. Une kam nje plan por per ta realizuar ate, me duhet te mbeshtetem ne ndihmen tuaj. Une mund t’ia dal ne krye punes, ne qofte se ju te gjithe do te jeni dakort qe te punoni me ngulm per nje kohe te gjate per te pergatitur çdo gje.”

Mbas dy muajsh poeti plak, me nje karroce shume te madhe u drejtua per ne pallatin e mbretit.

Kur e mori vesh mbreti Ali qe kishte ardhur vete poeti plak, u kenaq jasht mase.”Mire se ardhet ne pallatin tone, o poet i madh,- i tha mbreti poetit- plak.- Ne jemi te  mbretit Puf- Ali ka ardhur deri tek ne ne Kaukaz. Une kam krijuar nje poezi plumtur qe po ju shohim, sepse fama juaj ka arritur qe nga Kaukazi deri tek ne. “Drite gjithesise- i tha poeti plak-. Ju qe me nderuat mua. Fama posaçerisht per ju dhe do te deshiroja te Jua  jepja juve si nje dhurate”.

“Jo, jo!- iu pergjegje mbreti.- Ne qofte se poezia juaj eshte me te vertete origjinale, une nuk mund te marr nje dhurate te tille kaqe te çmueshme, por do t’jua paguaj peshen e saje ne flori”.

Pastaj u shtruan tryezat me gjitheshka dhe me verera nga me te mirat dhe vazhdoi muhabeti, mes mbretit, poetit plak dhe te pranishemve. Aty nga mesi i nates mbreti i kerkoi poetit te reçitoje poezine. Ai ia filloi reçitimit me nje ze te ulet dhe monoton:

                  Kur bota filloi dhe peshku notoi,

                  Dhe deti fundet e maleve lagu,

                  Te paret erdhen zogjte qe fluturuan ne qiell,

Dhe bari jeshil u rrit dhe u rrit.

………………………………….

………………………………….

                  Ai vazhdoi e vazhdoi ngadale dhe me zerin te pandryshueshem- te pa ngjyre. Kur ndaloi, yjet kish kohe qe ishin zhdukur dhe dielli qendronte lart ne qiell. Mbeti Puf- Ali  hapi syte, shikoi perqark dhe kerceu nga froni. Roli- Poli hapi syte e zez dhe te bukur, Krom- Kromi u drodh dhe nderoi nga mbreti. E verteta eshte se te gjithe ata kishin fjetur.

                  “Roli- Poli, Krom- Krom- tha mbreti i alarmuar- Une isha pak i lodhur dhe nuk munda ta degjoj te gjithe ate poezi tmerresisht te gjate. Por une e di ate dhe jam i sigurte qe edhe ju e dini. Perseriteni pra ate!” Por ishte krejt e pamundur dhe kete here mbreti nuk mundi te rrefuzoje qe te paguaj.

                  “Krom- Krom- i thirri mbreti-( Kete here shume i inatosur) –çoje kete bure tek arketari dhe i thuaj qe ta peshoje poezine dhe ti japi ketij poeti, peshen e saje ne flori.”

                  Pak kohe me pas, ndersa mbreti Puf- Ali ishte ulur duke menduar se sa mire do te ishte qe ta hiqte qafe poetin plak, Kromi hyri me nje leter.

                  “Sa peshoi ajo poezi e tmerrshme?- pyeti mbreti. Dua ta di se sa e paguan ate plak 20, apo ndofta 30 rupì?”

                  “Jo, madhera juaj-upergjegj Kromi,- me teper, shume me teper. Poezia ishte gjigante.” Dhe i zgjai letren mbretit. Letra ishte nga poeti plak dhe thoshte:

“ Madheria juaj! Une mora nga thesari juaj 250 milione, 645 mije e 99 rupì flori, peshen e poezise sime. Une duhet t’ju sqaroj se perse poezia ime ishte kaq e rende?...Siç e dini, ajo ishte nje poezi e gjate. Ne nuk kemi leter ketu ne male, keshtuqe gjithmone poezite tona i gdhendim ne gure te medhenj. Dhe une poezine time e gdhenda ne tete kolona guri, te cilat tani i ka arketari i thesarit tuaj.”

Poeti plak e perdori floririn per te botuar poezite e te gjith poeteve te vendit. Dhe ishin mjaft para per shume e shume vite. Vizitoret e vendit te mbretit Puf- Ali habiteshin gjithmone qe gjenin kaqe shume poezi te bukura . Por mbreti iu shpjegonte:”Poezia eshte pasioni im. Une i nderoj poetet dhe jam gjithmone i lumtur qe t’i ndihmoj dhe t’i perkrah ata.” Por shpirti i tije ia dinte kur thoshte kete fjale, nxihej nnga fytyra si mos me keq.

W.M.Thekri njihet nga lexuesi yne me romanin”Panairi i kotesive”

E perktheu nga Anglishtja- B.Xh.D.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1