Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | LIBRAT E PADISPONUESHËM

LIBRAT E PADISPONUESHËM

Font size: Decrease font Enlarge font
image Aino Kallas

Aino Kallas

LIBRAT E PADISPONUESHËM

AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT

Aino Krohn ka lindur në vitin 1878 në Vipuri. I qaset të shkruarit që në 19-të vjeçe, me veprën Laulaja Balladeja ("Këngë dhe balada) që tregon kolorit e personalitet të pakët. Është një grua që udhëton shumë, veçanërisht në Britani dhe Francë. Falë udhëtimeve mëson për lindjet e  teorive feministe, shkak i të cilave është martesa. Në vitin  1900  martohet me Oskar Kallas, studiues i madh i poezisë popullore Estoneze. Tërhiqet nga temat tipike  të  poezisë popullore estoneze, ose kënga e popujve të shtypurve dhe të vuajtur  për shkak të viteve të gjata të robërisë dhe abuzimeve. Për këtë arsye, proza ​​e saj e viteve të më vonshëm, trajton histori të dhunës, tentativa rebelimi, heroizmash,  dashurish e dhimbjesh. Suden morsian (1928) është pjesë e një trilogji që përfshin edhe «Barbara fon Tisenhusen» (1923) dhe «Pastori i Reigit» (1926), të cilat merren me histori dashurie, dhimbjeje dhe vdekjeje, dhe janë shkruar me të njëjtën gjuhë arkaike që krijojnë pothuajse një atmosferë onirike. Por vepra që do të korrë shumë sukses, sidomos në Skandinavi, Britaninë e Madhe dhe në Holandë do të jetë pikërisht Suden Morsian tashmë vetë titulli i përkthyer në italisht «Nusja e Ujkut» është burim i dykuptimësisë. Në të vërtetë, në gjuhën finlandeze nuk ekziston gjinia (shpesh problemi i përkthimit qëndron në të kuptuarit nëse po flitet për një burrë ose për një grua, pasi as mbiemrat as përemrat nuk lenë të kuptohet asgjë për seksin "seksin" biologjik), kështu që mund të përkthehet edhe "Nusja e Ujkonjës". Vepra është shkruar  në formën e kronikës dhe tregon ngjarjet të ndodhura në vitin 1650, periudhë e zezë e gjuetisë së shtrigave, e obskurantizmit fetar dhe puritanizmit. Mënyrat e  zgjedhura  nga Kallas për të të treguar historinë e  saj është mjaft origjinale. Zgjidh, në fakt, t’i jap jetë një tregimtari, besimtar të zjarrtë dhe shumë erudit (të shpeshta janë citimet në latinisht ) të atij që  tregon këtë histori, me qëllim që t’u  tregojë lexuesve të tij se si qe e mundur që një grua, nga grua e dashur dhe nënë e kujdesshme, të transformohet në një kafshë djallëzore  me urdhër të djallit, pikërisht në një ujk. Kallas, për krijimin e transmetuesit të tij, sigurisht u frymëzuar  nga traktatet e veprave të mëparshme, dhe ngat vepra bashkëkohore të shekullit të shtatëmbëdhjetë, të cilat kërkoi të imitonte stilin moralizues  dhe me plot besime popullore. Kallas zgjodhi këtë regjistër të pazakontë, duke zgjedhur kështu, rastin për t’u futur në polemikë të hapur me romanin historik, zhanër i cili në ato vite gëzonte popullaritet të madh dhe më pas në mesin e publikut të kohës. Historia, në vetvete, është e thjeshtë dhe e shkurtër për t’u përmbledhur: një grua e re, Aalo, e braktis familjen e saj për t’u kthyer  në ujk gjatë natës dhe të vrapojë së bashku me lukuninë e saj nëpë pyje. Është gruaja ajo që vendos se, kur dëshiron të marrë formën njerëzore apo të kafshëve duke veshur një lëkurë ujku që e lejon të transformohet. Njerëzit e fshatit, duke përfshirë edhe burrin e saj Priidik, e akuzojnë se ajo është  nusja e djallit dhe e djegin të gjallë në saunë, së bashku me fëmijën e ngjizur gjatë një nate kur ajo mori formën e njeriut dhe i bëri një vizitë  burrit të saj. Ky i fundit, megjithatë, i bindur se eshtrat në saunë janë vetëm mbetjet njerëzore të Aalos dhe se shpirti i  gruas së tij mund të mbijetojë në trupin e ujkut, shkon për të  gjuetur kafshën dhe e vret atë pa mëshirë. Duke analizuar veprën, vihet re  menjëherë  se si Aalo është një grua e veҫantë. Është në gjendje të bisedojë me kafshët dhe t’i zbutë ato. Që në faqet e para përshkruhen në një lidhje të fortë grua- dhe kafshë  e cila do të jetë konstante në të gjithë veprën. Aalo në trupin e saj mban një damkë, një shenjë të kuqe, të ngjashme me krahun e një mole, që populli e  quan edhe germë zjarri apo damkë  e shtrigave  dhe ka flokë të kuq: gruaja është e ndryshme nga të tjerët edhe për shenjat e dukshme në trupin e saj. Shoqëria, e nënshtruar nga besime supersticioze dhe e topitur nga feja , nuk

kupton  dhe i interpreton këto shenja si shenja, si paralajmërime  të së keqes dhe magji. Paragjykimi i treguar nga populli simbolizon ato ndjenja fatkeqësie dhe mosbesimi  që shpesh  shoqëria ka manifestuar kundër  atyre grave që kërkojnë emancipimin. Kallasi pësoi ndikime  të konsiderueshme  prej teorive frojdiane dhe mbeti e hipnotizuar prej tyre. Në fakt, edhe në këtë vepër janë të pranishme në mënyrë eksplicite  referencat në punën e babait të psikoanalizës. Moçali ku Aalo shkon për t'u ribashkuar me tufën e saj ose për t’u transformuar në një ujk, është metaforë për subkoshiencën, është një vend i paqartë dhe i papërcaktuar, midis  ujit dhe tokës, midis së mirës dhe së keqes, midis pozitives dhe negatives. Moҫali par excellence është tjetërsi. Uji, gjithashtu, paraqet  elementin material, lëngjet e mitrës, disponimi mitrës, kështu që këtu përmendet gjendja e fetusit me gruan, një trup që nuk është formuar ende, pa identitet ( është grua apo ujk?). . Aalo, kur është ujkonjë mund të jetojë lirisht në seksualitetin e vet dhe instinktet e veta jashtë ligjeve të shoqërisë. Është larg nga kufizimet sociale dhe rutinës së një gruaje.

Kur vinte mbrëmja dhe ujqërit, duke u errët, ata fillonin të  zvarriteshin më afër vendbanimeve të njerëzve kështu që britmat e tyre arrinin në rrëzë veshëve, atëherë edhe Aalo, në pragun e shtëpisë, harronte  punët e saja të papërfunduara, shikonte me ngulmëdrejt  pyllit dhe ulurima e ujqërve  prekte veshin e saj si një muzikë e ëmbël,sepse ajo tashmë   ishte e racës së tyre.

Këtu referenca për teoritë të Jungut është e fortë: shkrirja me natyrën simbolizon lirinë dhe mungesën e kufizimeve apo lidhjeve sociale. Jo rastësisht Kallas zgjodhi ujkun si kafshë në të cilën  shndërrohet Aalo. Ujku është një kafshë që konsiderohet demonike, një shërbëtor  në varësi të vetë djallit. Megjithatë, ju mund të pyesësni veten nëse është djalli apo Shpirti Pyllit,  që posedon gruan. Natyrisht, perspektiva ndryshon. Po të ishte Shpirti i Pyllit , atëherë  Aalo nuk do të ishte pushtuar, nga djalli, por do të jetonte, në fakt, në harmoni të plotë dhe në simbiozë me natyrën.

Dhe ky Shpirt ishte Diabolus Sylvarum, Shpirti i Pyllit dhe i Ujkut, banesa e të cilit është në moçal dhe në pyll, trim dhe i patrembur, shpirti i forcës dhe lirisë, por edhe i zemërimit dhe i dhunës, i i padepërtueshëm për çdo mirëkuptim  njerëzore, me krahë si era e stuhisë dhe i zjarrtë si zemra e botës, por megjithatë në tensionet e Errësirës.

Ddrejt qenies së saj ujk, Aalo provon  një tërheqje të pamohueshme, sepse kur është ujk më në fund  ndihet e lirë, por në të njëjtën kohë me neveri, është e vështirë për të që të braktisë gjithë  zakonet e një jete  Gruaja, para se të fillojë procesin e transformimit  të saj,  të lind një vajzë, por nuk kujdeset dhe e braktisë duke e lënë në kujdesin e burrit të saj. Gruaja refuzon amësinë, thyen përfundimisht rolin tradicional të gruas. Nën shfaqjen e ujkonjës së lirë gjithë shtazërinë e saj, me dhunimin e ndrydur, brenda saj ajo mpreh  shqisat e veta, ndien aroma të pandjera kurrë më parë, shikon  më mirë, me më shumë qartësi, provon kënaqësi në të qenët brutale  (kur copëton kafshë të tjera). Aspekti fizik i saj shprehet plotësisht. Kur shtë ujkonjë ajo nxjerr anën  e saj të fshehtë  dhe nstinktive.

Dhe me shfaqjen e ujkonjës u zgjuan tek Aalo edhe të gjitha llojet e epsheve dhe dëshirave, si  etja për gjak dhe jo gëzim, për të shqyer, sepse edhe  gjaku i saj kishte ndryshuar  në gjak ujku,  kështu që ajo ishte si një pej tyre . Me njëbritmë të egër  dhe triumfuese  ajo  u bashkua me kompaninë e ujqërve të tjerë, si të kishte qenë një prej tyre shumë e  munguar për një kohë të gjatë dhe më në fund t’i kishte gjetur  të ngjashmit e saj; dhe të tjerët, duke uluritur në kor, e përshëndetën atë si një motër.

Është gruaja që mund të vendosë kur  transformohet duke veshur  lëkurën e ujkut, duke preferuar përherë   më shpesh, përmasën e saj fizike  shqisore, seksuale, shtazarake. Pasi ujkonja, Aalo nuk mund të kthehem më prapa, sepse tani asaj i pëlqen përmasa e re e saj e ri,  dhe më në fund arrin të ketë epërsi, edhe mbi burrin e saj.

«Shkove rrotull si ujk, apo jo? » Atëherë  Aalo më në fund përgjigjigjet:  «Dhe nëse unë shkova rrotull si një ujkonjë, dhe gjaku i ujkut ndizet në venat e mia,  nuk ka rëndësi për asnjë tjetër, pasi  shpëtimi ose  humbja e shpirtit tim është diҫka imja!».

Burri, Priidiku, sidoqoftë,tërhiqet nga ana  shtazarake  e gruas, nga seksualiteti i saj i egër.

«Po si shkon ti, i dashur Priidik? Është i ftohtë  shtratin yt?»  Dhe gjithë natën, deri në agim gri, ata u përqafuan me  dhembje  dhe dashuri me  njëri-tjetrin sikur të mos kishin  qenë kurrë të ndarë.

Nga kjo marrëdhënie lindi pastaj një fëmijë, e vrarë, e djegur e gjallë, së bashku me nënën që vetëm sa i ka dhënë dritë, nga një turmë e zemëruar, e sigurt se ky nuk është biri i Priidikut, por i Ujkut, pra një hibrid i tmerrshëm, një përbindësh. Por Priidik, pas zjarrit, pyeti veten, nëse gruaja  të kishte vdekur  vërtetë. Është i sigurt se vetëm forma e njeriutështë e zhdukur në zjarr, por jo shpirti i ujkut. Kafsha i mbijeton vdekjes, dhe kjo është dëshmi për njeriun, ajo është bashkëpunëtor në anën e errët, e keqja. Ai nuk mund të durojë që Aalo të jetojë në këtë gjendje, ku ndër të tjera ajo gjeti dimensionin e saj. Është aluzion i qartë i përpjekjeve të njerëzve për të vrarë lumturinë dhe mishërimin femëror . Pra Priidik e vret për t’i dhënë  asaj paqen, por duke qenë, në fakt, i paaftë për të krijuar formë tjetër të gruas. Për më tepër sikur  kjo  të mos mjaftonte, as edhe midis vetë grave s’ka bashkëpunim, as në midis atyre që jetojnë në të njëjtën situatë (gruaja tjetër e akuzuar për bashkim me djallin e tregon Aalon si magjistare, motrën  e tij), as midis grave të fshatit, që mishërojnë modelin e një gruaje të përulur e të nënshtruar ndaj burrit. Janë pikërisht ata që ndihmojnë në mënyrë që gruaja  të  akuzohet për magji dhe të sanksionojnë  vdekjen e  saj.  Ujk dhe Perëndi. Midis tyre ka urrejtje të përjetshme. Por këtu feja përfaqëson shoqërinë konformiste, ndjenjën e përbashkët e cila nuk do që gruaja të emancipohet. Satanai është çlirimi. Monstruozi  dhe i i paemërtuari janë dimension në të cilin ajo gjen realizimin. Ujku është simbol i  androgjinit, i një gjendjeje dhe seksualiteti /biseksualiteti të lashtë.

Asnjëherë në formën e saj njerëzore, gëzimi i çmuar dhe gëzimi i lirisë s’u ndezën zhytën në gjakun e saj, si tani, që ajo vraponte në moçalin si një njeri-ujk. Pasi është kënaqësia tepër e çmuar e kësaj lirie, të themeluar nga Satanai për të udhëhequr fëmijët e njeriut në humnerën e humbjes.

Në fund të romanit, vihet pyetja Kallas  zgjodhi këtë titull, dmth Nusja e Ujkut. Mund  të mendohet nëse unë kam parë ndonjëherë gruan në kategoritë e meshkujve (gruaja e ...). Por problemi i gjinisë së finlandeze që u përmend më parë, vjen në ndihmë. Para së gjithash, Kallasi me qëllim do që titulli të mbetet i paqartë. Ajo përdor kategori mashkullore për të pohuar femëroren mashkullore. Nusja e Ujkut: krijimi,  pra i një bote krejt femrash, realizimi i së cilës nuk duhet t’i nënshtrohet miratimit të mashkullit

 

 

Përgatiti dhe përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1