Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | As nuk e di në duhet të jem

As nuk e di në duhet të jem

Font size: Decrease font Enlarge font
image FERNANDO PESSOA

 

FERNANDO PESSOA

NUK JAM ASGJË                                       

 

Nuk jam asgjë, nuk mundem për asgjë,

nuk gjurmoj asgjë.

I gënjyer, mbart qenien time me vete.

Nuk e di s’e të kuptoj,

as nuk e di nëse duhet të jem,

duke mos qenë asgjë ajo që do të jem.

Përveç kësaj, që s’është asgjë, një erë e zbrazët

e jugut nën qiellin e gjerë blu

më zgjon, duke u rrëqethur në gjelbërim.

Të kesh të drejtë, të fitosh, të zotërosh dashuri

është diçka që kalbet në trungun e vdekur të iluzioneve.

Të ëndërrosh nuk është asgjë dhe të mos dish është e kotë.

Fli në hije, zemër e pasigurt.

NËSE DIKUSH       

 

Nëse dikush troket në derën tënde një ditë,

dhe thotë se është i dërguri im,

mos i beso, edhe nëse ai jam vetë unë;

sepse krenaria ime vanitoze nuk lejon

as edhe të trokasësh në portën

joreale të qiellit.

Por po qe se, sigurisht, pa e dëgjuar

të trokasë, shkon të hapësh portën

dhe gjen dikë që pret të trokasë, medito pak.

Ai është i dërguari im

ai që pranon krenaria ime e dëshpëruar.

Hapja atij që s’troket në derën tënde.

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1