Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | FLISNI PRA

FLISNI PRA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mark Strand

Mark Strand (1934-2014) me origjinë amerikane, i lindur në Kanada, poezia e tij me motive shoqërore përdor një gjuhë të thjeshtë e konkrete; vargu i tij është i parimuar dhe pa ritëm të përcaktuar rigorozisht. Strand është një poet surrealist. Ai e ka qojtur veten e vet, në  vitin 1971, si pasues të stilit të ri ndërkombëtar, që “parapëlqen një stil të foluri të përgjithshëm dhe të thjeshtë të mbështetur në teknikën e surrealizmit, me elemente përshkruese”; ai kombinon ëndrrën me realitetin, realen me irracionalen.

(Vangjush Ziko)

FLISNI PRA


Ju thoni se çdo gjë është në mendje dhe

s'ka asgjë të përbashkët me lumturinë. Ardhja e ngricës,

ardhja e vapës, arsyeja ekziston në botë.

Merrmëni për dore dhe më thoni, se diçka po ndodh,

diçka e jashtëzakonshme, që e prisnim,

se dielli, pas mbarimit të ditës hidhet në Azi,

se hëna, pas natës ik bashkë me ne.


JA KU ARRITËM


Ne bëmë atë që deshëm.

Ne i braktisëm ëndrrat, duke parapëlqyer industrinë,

shoku shokun braktisëm dhe përshëndetëm brengën

e qojtëm shkatërimin një zakon të paprekshëm.


Ja ku arritëm.

Dreka është gati dhe nuk mundemi ta hamë.

Peshku është në pjatën e liqenit të bardhë.

Vera na pret.


Duke arritur këtu

marrim atë që meritojmë: asgjë nuk na është premtuar, asgjë nuk hiqet.

S'kemi zemër as mirënjohje,

nuk kemi nga t'ia mbajmë, as arësye të ekzistojmë s'kemi.

(Vangjush Ziko)

Comments (1 posted):

Vasil Vasili on 08/09/2017 15:55:31
avatar
Sa poezi të bukura na ka sjellë Vangjush ZIKO i përkorë!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1