Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Varri i Anakreonit e përktheu Qazim Shemaj

Varri i Anakreonit e përktheu Qazim Shemaj

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhevair Lleshi

Poeti ynë lirik Qazim Shemaj, pas një bashkëpunim mjaft interesant me Jorgji Doksanin arritën të përfundonin vëllimin e parë të poezive lirike të A. S. Pushkinit, gjëra që janë përkthyer më parë në shqip, nga emra të njohur. Por vini re, poezia e Pushkinit ardhur nga liriku Qazim Shemaj ka tharm, ndjenjë dhe emocion të përsosur... Së shpejti do t’i gjeni në një libër të veçantë, edhe in memoriam për poetin tonë që e mbylli krijimtarinë me këto perla... Xhevair Lleshi

A.S. Pushkin

Varri i Anakreonit  

e përktheu Qazim Shemaj 

Natë e heshtur diç të fsheh,

Kodra nxin në errësirë,

Përtërirë hënë e re,

Përmes resh lodron e lirë.

Ja ku shoh një lirë përmbysur, 

Përmbi varr në qetësi,

Rrallë se tingulli i ngrysur

Nëpër tela mund t’i vijë,

I pajetë, pa gjallëri.

Ja, mbi lirë një kumri

Dhe një kupë e një kurorë

Miq, këtu prehet ai,

Ish dëfrimtari ynë me fore,

Shihni në mantel  të purpurt,

Si i gdhendur, daltë e flakë,

Ja, po shihet në pasqyrë,

Thotë : ”I thinjur jam dhe plak,

Kupë e jetës duhet pirë,

Jeta është dhuratë për pak!”

I  vrenjt vetullat, në vështrim,

Do ai t’i thurë , t’i nisë

Këngë Zotit të luftimit,

Po i thur veç dashurisë.

Natyrës borxhin e shtuar

Po ia kthen të fundit herë

Dhe mes korit, i gëzuar,

Kërkon prap’ t’i  sjellin verë.

Pas gazmorit kryethinjur

Hovin vashat rreth e rreth,

Plaku kohës, i panginjur,

Ca minuta po ia vjedh.

 Ja, dhe muzat e rrëmbyen,

Drejt në varr kaq buzagaz,

Trëndafilat flakë shpërthyen,

I tërhoqën lodrat pas…

Iku si një çast i ëmbël

Porsi  ëndë e dashurisë.

Kape, o i gjallë, se s’gjendet

Çasti i rrallë i lumturisë.

Çmoje jetën, argëtohu,

Gotën mbushe buzë më buzë,

Digju, shkrihu, përvëlohu

Dhe pas kupës – gjumin pus! 

 

2016

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1