Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | DY PËRKTHIME TË MREKULLUESHME

DY PËRKTHIME TË MREKULLUESHME

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri TAHIRI

Ngjarje kulturore

Bedri TAHIRI

DY PËRKTHIME TË MREKULLUESHME

Mërgimtari, Raif Mehmeti, krahas punëve të mëdha atdhetare: mësimdhënës, asambleist në Nybro,  e mbi të gjitha veprimtar i shquar i bamirësisë (vetëm Gjimnazin tonë në Vushtrri deri sot e ka ndihmuar me mbi 10 mijë euro), kohëve të fundit i ka hyrë një veprimtarie të vlefshme kulturore, përkthimit të veprave letrare nga suedishtja në shqip.

Nëse të gjithë teorikët e letërsisë pajtohen se edhe përkthimi është art, atëherë ky profesor i palodhur me të drejt meriton të quhet artsit (krijues). Ai, brenda këtyre dy-tri viteve na solli në shqip dy drama të shkëlqyera të autorit të njohur suedez, z. August Strindberg, i cili tashmë është prtkthyer në shumë gjihë të botës.

E para, “Zonjusha Julie”, e cila më shpresë se një ditë do ta gjejë fatin e saj dhe do ta gëzojë jetën me dashnorin e imagjinuar në brigjet e liqenit KOMOS të Zvicrës, por, fati nuk e deshi, dhe faktikisht përfundoi e zhgënjyer dhe aty sikur çdo gjë përmbyset e ëndrrat e saj shuhen...

Ndërkaq, e dyta, “BABAI” është një dramë familjare, një lojë tragjike familjare, ku përshkruhet jeta bashkëshortore e kapitenit (Adolfit) me të shoqen, Laurën dhe bijën e tyre, Bertën. Ngjarja zhvillohet në pronat e kapitenit afër Stokholmit. Fundi i saj është tmerrues, sepse lëkunet besimi familjar. Kapietni dyshon në atësinë e së bijës dhe e akuzon të shoqen për tradhti, kurse e shoqja këtë e merr për të krisur dhe kërkon ndihmën e mjekut dhe të priftit...

Siç duket fabula e veprës ka elemente të theksuara autobiografike, vetë utori kishte përjetuar një dramë të tillë familjare...

-Motivimi për përkthimin e këtyre dramave në gjuhën shqipe  më erdhi ngase August Strindberg (22 janar 1849- 14 maj 1912), shkrimtar dhe piktor suedez, suksesshëm i ka prekur rrymat  moderne, simbolizmin e ekspresionizmin, duke na dhënë tablo të jetës tradicionale suedeze,- shprehet përkthyesi Raif Mehmeti.

Sidoqoft., realizimi i këtyre botimeve nuk do të bëhej pa ndihmën  e Ndërmarrjes Botuese “BUZUKU”, gjegjësisht z. Abdullah Zeneli dhe kryerdaktorit të kujdesshëm, z. Elvi Sidheri.

Një falënderim i veçantë i takon edhe  Shoqatës Suedeze NBV-e, e cila finansoi këto botime, të cilat do të shërbëjnë si urë lidhëse midis dy popujve e dy kulturave.

Urime e suksese përkthyesit dhe botuesit!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1