Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | GRANADA MAJÁ

GRANADA MAJÁ

Font size: Decrease font Enlarge font
image MIKHAIL ARKADYEVICH SVETLOV 1903-1964

 

Svetlov ka lindur në një familje të varfër çifute. Ka botuar që në vitin1917. Dy vjet më vonë, Svetlov botoi pëmbledhjen e tij të parë me poezi, “Binarët”. Tema kryesore e veprave të tij në 1920 ishte Lufta Civile ruse. Ndoshta poezia më e njohur e shkruar nga Svetlov, është “Grenada”, botuar në vitin 1926. Granada është një qytet spanjoll, kryeqyteti i provincës së Andaluzisë. Ajo është shumë afër maleve të Sierra Nevadës, të vendosura në bashkimin e dy lumenjve: Darro, një kontribues i Genilit, dhe Genilit vetë.

GRANADA MAJÁ

   (Granada ime)

Marshojmë dhe ecim,

Luftëtar’ me nam,

Këngën Jabločkaja
valvitim nër dhëmbë.

 

Ah, këtë këngë

E ruan, o stepë,

Vetë malakita  

E barit të blertë.

 

Po një këngë tjetër

Të një toke zjarr

Dikush  na e solli    

Me vete mbi kalë.

 

Këndon ai dhe sheh

Këtu, atje, gjithҫka:

«Granada, Granada,

Granada majà!

 

Këtë këngë djali

Bukur e këndon...

Po vuajtjet iberike

I njeh, i kujton?

 

Hej Aleksandrovsk,

Kharkov më tregoni:

Në gjuhën spanjolle

Ka kohë që këndoni?

 

Ah Ukrainë më thuaj,

Mbi grurin e verdhë

Poeti Shevҫenko

Shtrihet si njëherë?

 

Pse këndon o mik

Për  qytetin, pra:

«Granada, Granada,

Granada majà

 

Heziton  djaloshi

Pastaj flet ngadalë:

- Granadën-tregon-

Në libër e kam parë.

 

Granada në Spanjë

Që herët ndërtuar -

Ka emër  të bukur

Emër të nderuar!     

 

Shtëpinë e lashë  

Që unë të luftoj

Tokat  vëllezëve

Bujq t’u dhuroj .

 

Do shkoj tek të mitë,

Në dashtë  Zotit là !

«Granada, Granada,

Granada majà                         

 

Vraponim, pra, ne

Të mësonim dyfish

Gjuhë krismash, -

Betejash  sigurisht.

 

Dielli lindte

Edhe perëndonte,

Edhe pse i lodhur

Kali vraponte,

 

Këngës Jabločko

Me harqe- rënkuese

I binin të gjithë

Violat vajtuese...

 

Po kënga ҫ’u bë,
Mbaroi tashmë:

«Granada, Granada,

Granada majà  

                             

Goditur në gjoks

U shemb, mbi tokë

Shoku yn’ i shtrnjtë

Shalën e la bosh.   

 

Dhe trupin i puthi

Me buzë drite hëna,

Ndaj nga buzët doli;

Vetëm fjala «Grana...»

 

Në tokë të largët,

Ku  djali rri tani

Me vete ka marrë

Këngëzën e tij.

 

Që aherë këngën

S’e dëgjon kush më:

«Granada, Granada,

Granada majà!».

 

Trimin  e vrarë

S’e pa reparti dot

Po kënga Jabločko

E e këndon të plotë.

 

Vetëm nga qielli,

Në agun-kadifè,

Një  rezë e vogël

Derdh lotët rrëke...

 

 

 

Por këngë të reja

Ngre sot jeta mëmë...

Djema,  s’ia vlen,

Ta qani një këngë.

 

Nuk ia vlen, s’ia vlen,

S’do t’ia vlejë më, pra ...

Granada, Granada,

Granada maja!

 

(1926

 

 

***

 

Një ditë poeti Semyon Kirsanov lexoi poezinë Granada. Ai e pëlqeui shumë, shkoi menjëherë te Majakovski dhe i dha tekstin e poezisë Granada. Disa ditë më vonë u zhvillua një mbrëmje nga Majakovski në Muzeun e Politeknikut. Dhoma ishte e mbushur plot e përplot. "Unë qëndroja në këmbë – do të tregonte - në vitin 1957 Svetlovi - isha i lodhur dhe shkova në shtëpi, pa pritur fundin e mbrëmjes. Një fqinj im i cili qëndroi deri në fund të mbrëmjes më tha: - Pse ike pa mbaruar mbrëmja? Majakovski recitoi përmendësh poezinë tënde Granada!

Më vonë ai e lexoi atë në shumë qytete. U bëmë miq. Një ditë Majakovski më tha me buzëqeshje: - Svetlov! Çfarëdo që shkruaj unë tani, nuk ka rëndësi, të gjithë më quanjnë “Re në pantallona”. Kam frikë se e njëjtë gjë do të ndodhë edhe me “Granadan” tuaj.

    Ishin fjalë profetike. Secili nga të njohurit e mi të rinj, menjëherë më thotë: - Ah po, Svetlov! Granada! Nga njëra anë ndiej kënaqësi, por nga ana tjetër është për të ardhur keq që pas 40 viteve të veprimtarisë sime letrare, unë identifikohem si autor i një poezie të vetme

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1