Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | GRUAJA E PABESË

GRUAJA E PABESË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Federico Garcia Lorka

 

      Tablo nga Pino Daeni

GRUAJA E PABESË

Dhe unë e çova në lumë
duke e pandehur vajzë,
por ajo kishte burrë.
Ish nata e Santiagos
dhe qe detyrë, pothuaj.
u shuan fenerët
u ndezën bulkthit.
qosheve    të humbura
preka gjinjtë e saj të fashitur,
dhe befas u hapën
si degë zymbyli.
Amidoni i fustanit të saj
kumbonte në veshët e mi,
si një copë mëndafshi ajkë
e shqyer nga dhjetëra thika.
Pa dritë të argjendtë në maja
pemët janë rritur,
dhe një horizont qensh
leh tej lumit larg, leh tutje, përtej 

Me të ҫarë mes ferratsh,
xungtheve dhe gjembaҫësh,
nëpër  shkurret e flokëve të saj
unë bëra vetë një vrimë në baltë.
Hoqa kravatën time.
Ajo hoqi fustanin e saj.
Unë hoqa rripin dhe revolen.
Ajo katër jelekët e saj me aromë. 
livandat, guaskat s’kanë lëkurë  aq të lëmuar.
As kristalet nën dritën e limontë të  hënës
nuk shkëlqejnë, jo me kaq dritë.
Kofshët e saj më rrëshqisnin
si peshq të beftë,
gjysma plot prush,
gjysma me plot të ftohtë. 
Kalërova atë natë
shtegun më të mirë,
mbi një mëze me margaritarë
pa frena e pa yzengji.
Si burrë nuk dua të them ato

që më tha

ajo.
Drita e arsyes
më bën tepër prudent.
I ndotur me puthje dhe rërë,
e mora larg lumit tutje, përtej.
Ndesheshin me erën, luleshpatat e lilakët.

Veprova siç jam,
Si cigan i vërtetë.
I dhurova një shportë sateni

të madhe në ngjyrë kashte moҫali
dhe s’desha të dashurohem me të,
edhe pse e kishte një burrë
më tha se ishte vajzë
kur unë po e çoja në lumë.

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1