Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | BUKURIA E BURRIT

BUKURIA E BURRIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image ANNE CARSON

 

Anne Carson (Toronto, 21 qershor, 1950) është një poete, eseiste, përkthyese dhe mësuese kanadeze.

Ka dhënë mësim për letërsi klasike në Universitetin McGill, në Universitetin e Miçiganit dhe në Universitetin Princeton nga viti 1980 deri 1987. Për veprimtarinë e saj poetike ka marrë disa çmime, duke përfshirë Guggenheim Fellowship në vitin 1998 dhe të Fondacionit MacArthur në vitin 2000. [1]

Në aktivitetin artistik dhe mësimdhënien  ka mbështetur edhe përkthimin e disa klasikëve të teatrit grek, midis të cilëve  Electra, Orestes, Antigone dhe Ifigjenia në Tauride.

BUKURIA E BURRIT

(...)

 

Me një kostum prej flake që përsëritet në qiell,

më bëri të ndjeja natën të më thoshte me krenari të ndrojtur se ajo kishte një të dashur 

dhe nxori një fotografi.

Nuk mund t’i shoh fytyrën thashë me zemërim

dhe e hodha në tokë. Më pa.

 

Ishim në dritaren (e një restoranti) lart mbi rrugë,

të martuar pak më shumë se një vit më parë.

 

Punë e nxituar, thashë. Do blasfemohesh, tha.

Theu  qelqin e dritares dhe u hodh.

Sigurisht tani e kupton se nuk është vërtetë,

ai që u thye s’ishte qelqi,

ai që ra në tokë s’ishte trupi.

Gjithsesi , kur kujtoj atë bisedë, më bëhet se shoh – veten si pilotin e një gjuajtësi

që shpëton veten në kanal. Veten time si pre.

 

Oh jo nuk jemi armiq, tha. Të dua! Ju dua

të dyve.

Nuk duket zoti. Roçester që kërcëllin dhëmbët e thotë

më pak se për dy minuta me fishkëllimën e tij të ngadaltë e të gjelbër

xhelozia mund të na shqyej deri në zemër një formulë që i paraqitet

ndërsa rrinte ulur në myshkun

dhe qelibarin e ballkonit të tij parizian

dhe shikonte bukuroshen e tij

në krahun e një kavalieri të panjohur ?

Është qëndrim human të thyesh një limit.

Po të pëlqejë nëse mundesh. Që të pëlqejë  nëse do.

 

Përkthimi nga Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1