Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | GRANADA MAJA (Granada ime)

GRANADA MAJA (Granada ime)

Font size: Decrease font Enlarge font
image MIKHAIL ARKADYEVICH SVETLOV 1903-1964

 

Svetlov ka lindur në një familje të varfër çifute. Ka botuar që në vitin1917. Dy vjet më vonë, Svetlov botoi pëmbledhjen e tij të parë me poezi, “Binarët”. Tema kryesore e veprave të tij në 1920 ishte Lufta Civile ruse. Ndoshta poezia më e njohur e shkruar nga Svetlov, është “Grenada”, botuar në vitin 1926.

Granada është një qytet spanjoll, kryeqyteti i provincës së Andaluzisë. Ajo është shumë afër maleve të Sierra Nevadës, të vendosura në bashkimin e dy lumenjve: Darro, një kontribues i Genilit, dhe Genilit vetë.

GRANADA MAJA

   (Granada ime)

Me hap marshimi ne,

Luftëtar’ me nam,

Këngën Jabločkaja
valvitim ndër dhëmbë.

 

Ah, këtë këngën

E ruan, o stepë,

Vetë malakita  

E barit të blertë.

 

Po një këngë tjetër

Të një toke zjarr

Dikush  atë e solli    

Me vete mbi kalë.

 

Këndon  duke parë

Këtu, atje, gjithҫka:

«Granada, Granada,

Granada majà!

 

Këtë këngë ai

Bukur e këndon...

Po vuajtjet iberike

I njeh, i kujton?

 

Hej Aleksandrovsk,

Kharkov më tregoni:

Në gjuhën spanjolle

Ka kohë që këndoni?

 

Oh thuamë, Ukrainë,

Mbi grurin e verdhë

Taras Shevchenko

A shtrihet si njëherë?

 

Pse i këndon o mik

Këtij qyteti, pra:

«Granada, Granada,

Granada majà

 

Ngurron pak djaloshi

Dhe pastaj ngadalë:

- Granadën-përgjigjet-

Në libër e kam parë.

 

Granada përgjithmonë

Në Spanjë e ndërtuar -

Ka emër  të bukur

Krejt e nderuar!     

 

Shtëpinë e lashë  

Se  dua të luftoj

Se tokën kolonve

Dua  t’u dhuroj .

 

Do shkoj tek të mitë,

Në dashtë  Zotit pra !

«Granada, Granada,

Granada majà!»                         

 

Vraponim të luftonim,

Të kuptonim thellësish

Gjuhën e krismave -

Të betejës sigurisht.

 

Dielli lindte

Edhe perëndonte,

Edhe pse i lodhur

Kali galoponte,

 

Këngës Jabločko

Me harqe- rënkuese

I binin të gjithë

Violinat vajtuese...

 

Po ajo këngë ҫ’u bë,
Mbaroi ajo tashmë:

«Granada, Granada,

Granada majà!»                                

 

Goditur në gjoks

U shemb, mbi tokë

Shoku i shtrnjtë

Shalën e la bosh.   

 

Dhe trupin ia puthi

Me përndritje hëna,

Dhe nga buzët doli;

Vetëm fjala «Grana...»

 

Në tokë të largët,

Mbi re ku rri tani

Me vete ka marrë

Këngëzën e tij.

 

Që atëherë askush

S’ia dëgjon më:

«Granada, Granada,

Granada majà!».

 

Luftarin e vrarë

S’e pa reparti dot

Po këngën  Jabločko

E këndoi të plotë.

 

Vetëm nga qielli

Mbi agun-kadifè,

Nga një re e vogël

Lotët çurg... rrëke...

 

Por këngë të reja

Ngriti jeta mëmë...

Djema,  nuk ia vlen,

Të vuani për një këngë.

 

Nuk ia vlen, nuk ia vlen,

S’do t’ia vlejë më, pra ...

Granada, Granada,

Granada maja!

(1926)

***

Një ditë poeti Semyon Kirsanov lexoi poezinë Granada. Ai e pëlqeui shumë, shkoi menjëherë te Majakovski dhe i dha tekstin e poezisë Granada. Disa ditë më vonë u zhvillua një mbrëmje nga Majakovski në Muzeun e Politeknikut. Dhoma ishte e mbushur plot e përplot. "Unë qëndroja në këmbë – do të tregonte - në vitin 1957 Svetlovi - isha i lodhur dhe shkova në shtëpi, pa pritur fundin e mbrëmjes. Një fqinj im i cili qëndroi deri në fund të mbrëmjes më tha: - Pse ike pa mbaruar mbrëmja? Majakovski recitoi përmendësh poezinë tënde Granada!

Më vonë ai e lexoi atë në shumë qytete. U bëmë miq. Një ditë Majakovski më tha me buzëqeshje: - Svetlov! Çfarëdo që shkruaj unë tani, nuk ka rëndësi, të gjithë më quanjnë “Re në pantallona”. Kam frikë se e njëjtë gjë do të ndodhë edhe me “Granadan” tuaj.

    Ishin fjalë profetike. Secili nga të njohurit e mi të rinj, menjëherë më thotë: - Ah po, Svetlov! Granada! Nga njëra anë ndiej kënaqësi, por nga ana tjetër është për të ardhur keq që pas 40 viteve të veprimtarisë sime letrare, unë identifikohem si autor i një poezie të vetme

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1