Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | NJË BOTË TJETËR

NJË BOTË TJETËR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hermann Hesse

Hermann Hesse

1877 – 1962

Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano  Zvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.

NJË  BOTË TJETËR

 

Në gjoksin tim ndizetnë vetmi

dhimbja e madhe e poetit,

shpej do të jem i lodhur nga këngët,

sepse e shoh kaq të zymtë botën.

 

Përfytyrimi im njeh një tjetër botë,

ku lulet e kuqe janë në stuhi

dhe një verë e vërtetë me dritë të zjarrtë.

 

I kënaqur pashë ngjyrë që

në këtë botë të zymtë

kam njohur shumë fatkeq. Si disa

të cilët që ecnin të lirë dhe krenarë,

dhe mbanin kurora nëpë flokët e tyre.

Dhe pashë veten ecja duke qeshur bashkë me ta

i lirë dhe krenar mes lulesh të kuqe.

 

Kur i fishkur  dhe i vdekur

do të venosem në arkivolin e ngushtë,

atëherë do të dëgjoj njerëzit që thonë:

tani është mirë tani, u kthye në shtëpi.

 

Pa e dtur ata thonë të vërtetën.

Atëherë dëshira ime për dashuri

me krahë të përjetshëm në zemër do të shtrëngojë

jetën e dashur, atëherë unë do të këndoj

këngë të reja dhe do të luftoj me stuhitë,

duke mbajtur mbi flokë kurora të zjarrta,

të rrethuara krejt nga një dritë kumbuese.

 

Djeg ende  në gjoksin tim

në vetmi dhimbja e madhe e poetit,

nuk e di ç’të bëjë me dëshirën për të kënduar,

nëse e shoh botën kaq të turbulluar.

Duke gënjyer duhet të kaloj ditët e mia,

nuk dua të besoj, as në dashuri, as në seriozitet

deri sa i vdekur dhe me faqe të bardha

do të bartem në arkmort.

 

Atëherë njerëzit do të thonë:

tani është mirë, u kthye në shtëpi.

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1