Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | VËLLAI IM

VËLLAI IM

Font size: Decrease font Enlarge font
image NAZIM HIKMET (Nazim Hikmet Ran) 1902 – 1963

         NAZIM HIKMET  

                 (Nazim Hikmet Ran)

                       1902 – 1963

 

 

Nazim Hikmet Ran, shpesh në  Anglisht Nazim Hikmet(IPA: [nɑ'zɯm hik'met]) (Selanik, 20 nëntor 1901 – Moskën, 3 qershor 1963), ishte poet,, dramaturg dhe shkrimtar turk polak i natyralizuar.

 

VËLLAI IM

Si akrepi, vëllai im,

Ti je si akrepi

Në një natë të lemerishme.

Si trumcaku, vëllai im,

Ti je si trumcaku

Në minutat e tij të shqetësuara.

Si molusku, vëllai im,

Ti je si molusku

I mbyllur dhe i qetë.

Je i tmerrshëm, vëllai im,

Si goja e një vullkani të fashitur.

Dhe ti, fatkeqësisht, s’je një, s’je pesë,

Por miliona.

Je si dashi, vëllai im.

Kur xhelati i veshur me lëkurën tënde,

Ngre shkopin lart,

Ti ngutesh të futesh prapë në tufë

Dhe shkon duke vrapuar në thertore, gati krenar.

Je krijesa  më e çuditshme, vëllai im,

Më e çuditshëm se peshku

Që jeton në det pa ditur gjë për detin.

Dhe nëse ka shumë mjerim mbi tokë

Kjo ndodh falë teje, vëllai im.

Nëse jemi të uritur, të rraskapitur,

Nëse jemi të rrjepur deri në gjak,

Të shtypur si rrushi për të nxjerrë verën tonë,

Me këtë s’dua të them se gjithë faji është yti, vëlla,

Veç në pjesën më të madhe kjo ka të bëjë me ty, vëllai im.

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1