Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | LILIÇKA

LILIÇKA

Font size: Decrease font Enlarge font
image VLADIMIR MAJAKOVSKI

VLADIMIR MAJAKOVSKI  

LILIÇKA

NË VEND TË NJË LETRE       

Një tym duhani shqeu ajrin.

Dhoma

është një kapitull i ferrit të Kruçjenihit.

Kujtohu -

pikërisht në këtë dritare

për herë të parë

i magjepsur përkëdhelja duart e tua.

Dhe ja sot ulur.

Zemra mbyllur brenda një parzmoreje.

Edhe një ditë dhe pastaj

do të më përzësh,

sigurisht edhe duke mallkuar

pas shpinës sime.

Në paradhomën e errët dora

s'do të ngurrojë më

të futet në mëngë e deformuar nga dridhja.

Do të vrapoj tutje

dhe do ta flak në rrugë trupin tim.

Kafshë pylli

do të çmendem

nën një kamxhik dëshpërimi.

Por s'duhet kështu,

e shtrenjta ime,

e dashura ime,

më mirë të ndahemi tani,

S'ka rëndësi-

dashuria ime

është një shkëmb i rëndë

që rri varur mbi ty

kudo që ti të më ikësh.

Lëre që në një klithmë të skajshme

të derdhet hidhërimi i ankimeve dhe i ankthit.

Edhe një buall, kur është i rraskapitur nga lodhja,

edhe ai do që të shkojë të hidhet nën ujërat e ftohta,

në kërkim të çlodhjes.

Por det tjetër nuk ka

për mua

përveç dashurisë tënde,

s'ka prehje, as në dashuri, as në vajtim.

Nëse një elefant i lodhur kërkon qetësi,

ai do të shtrihet madhërisht në rërën përvëluese.

Por diell tjetër s'ka

për mua

përveç dashurisë tënde,

edhe pse unë s'e di ku , ose me kë je.

Po qe se mundohet kaq nga dashuria

një poet,

në lekë dhe famë e kthen atë,

por tingull tjetër s'ka

që të më japë gëzim,

përveç tingullit të emrit tënd.

Dhe s'do të hidhem poshtë tubit të shkallëve,

dhe s'do pi helmin,

as nuk do të tërheq këmbëzën e armës në tëmth,

Dhe s'ka teh thike

që të ketë mbi mua pushtet,

veç në qoftë tehut i shikimit tënd.

Ti do të harrosh nesër

që unë të kurorëzoja,

me një dashuri përvëluese shpirti të digjja

dhe një festë e përkohshme ditësh të zjarrta

do të shpërndaj faqet e librave të mi të vegjël…

Gjethet e thata të fjalëve të mia,

a do të munden vallë të qetësojnë ndonjë

që të marrë frymë ankthshëm ?

 

Së paku lëre që një dhimbsuri e skajshme

të mbulojë largimin

e hapave tua.

 

 

( 26 maj, 1916. Petrograd ) 

Perktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1