Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | MANIFESTI POPULISTE

MANIFESTI POPULISTE

Font size: Decrease font Enlarge font

FERLINGHETTI LAWRENCE

Lawrence Ferlinghetti (New York, 24 mars 1919)  është poet amerikan

MANIFESTI POPULISTE.

 (poetëve, me dashuri) nga Lawrence Ferlinghetti

Poetë, dilni nga studiot tuaja,

hapni dritaret, dyert tuaja,

jeni marrë tepër gjatë

me botën tuaj të mbyllur.

Zbritni, zbritni,

Nga Rusianë Hillsin juaj dhe Telegraf Hillset tuaja,

Nga Bekon Hillsi dhe Chapel Hillsit juaj,

nga Bruklin Heigsi juaj dhe Montparnasi,

poshtë nga kodrat tuaja të ulëta dhe malet,

nga ҫadrat dhe pallatet tuaja.

Pemët janë ende duke rënë

Dhe nuk do të shkojmë më nëpër pyje.

Nuk është momenti tani të ulemi mes tyre

kur njeriu i vë zjarrin shtëpisë së vet

që të pjekë derrin.

Nuk këndohet më Hare Krishna

ndërsa Roma digjet.

Shën Franҫisko po digjet

Moska e Majakovskit po shkrumbohet

Karburantet fosile të jetës.

Nata dhe kali afrohen

Duke ngrënë dritë, nxehtësi dhe forcë

Dhe retë kanë pantallona.

Nuk është koha tani ta fshehësh veten

për artist

më të lartë, më përtej, pas skenave,

indiferent duke prerë thonjtë e tu,

duke pastruar veten jashtë ekzistencës.

Nuk është koha tani për lojrat tona të vogla  letrare,

Nuk është koha tani për paranojat dhe hipokondritë tona,

nuk  është koha tani për frikë dhe neveri,

koha është vetëm për dritë e dashuri.

Pamë përmirësime më të mira të gjeneratës sonë

të shkatërruar nga mërzitja e leximit të poezive.

Poezia nuk është shoqëri e fshehtë,

as tempull.

Fjalët  dhe këngët e fshehta s’janë më të nevojshme..

Koha për të emetuar OM-in ka kaluar,

është koha për të kënduar një këngë funebre,

koha për të kënduar një këngë vaji dhe lumturie

për fundin në mbrritje

të qytetërimit industrial

që është i dëmshëm për token dhe njeriun.

Koha tani për të ekspozuar veten

në pozicionin e plotë të lotusit

me sy të hapur mirë,

koha për të hapur gojët tona

për një diskurs të ri të ҫiltër,

koha për të komunikuar tani me të gjitha qeniet

e ndërgjegjshme,

të gjithë ju, "Poetë të Qytetit"

të varur në muze, duke përfshirë këtu edhe veten time,

të gjithëve ju poetëve të poetit që shkruan poezi mbi poezinë

të gjithë ju poetëve të poezisë laboratorike

në zemrën- xhungël të Amerikës

të gjithë ju zbutni Ezra Poundin,

të gjithë ju poetët e çmendur, kulmorë, të persekutuar,

të gjithë ju poetë të Poezisë Konkrete të betontë,

të gjithë ju poetë Cunnilingus,

të gjithë ju poetë kabineti me pagë

që ankoheni me mbishkrime,

të gjithë ju ritmatorët me metro që nuk ngjiteni kurrë mbi mështekna,

të gjithë ju mjeshtra sharrash haiku

në Siberi të Amerikës,

të gjithë ju jorealistët pa sy,

të gjithë ju supersurrealistët të vetëfshehur,

Të gjithë ju vizionarë të dhomës së gjumit,

dhe agjitpropë kabineti,

të gjithë ju poetët  Groucho Marksistë

dhe shokë të klasës dembele

që janë joaktiv gjatë gjithë ditës

dhe që flasin për punën e klasës së proletariatit,

të gjithë ju anarkistët Katolikë të poezisë,

të gjithë ju malësorët e zinjë të poezisë,

të gjithë ju Brahminstët e Bostonit e baritorë te Bolinasit,

të gjithë ju bebisitër të poezisë,

të gjithë ju vëllezërit  Zen të poezisë,

të gjithë ju dashamirët vetëvrasës së poezisë,

të gjithë ju profesorët flokëgjatë të poezisë,

të gjithë ju kritikët e poezisë

që pini gjakun e poetëve,

të gjithë ju policët e poezisë -

Ku janë bijtë e Whitmanit,

ku është zëri i madh që flet me zë të lartë

me një ndjenjë ëmbëlsie dhe madhështie,

ku është vizioni i ri i madh,

vizioni i madh i botës,

e larta këngë profetike

e tokës së pafundme

dhe ҫdo gjëje që këndon në të

dhe marrëdhënia jonë me të-

Poetë,

zbrisni në rrugët e botës edhe një herë

Dhe hapni mendjet dhe sytë

Me kënaqësinë e vjetër vizuale,

qëroni fytin dhe flisni më fort,

poezia vdiq, rroftë poezia

me sy të tmerrshëm dhe forcë kau.

Mos prisni revolucionin

ose ai do të ndodhë pa ju.

Stop murmuritjeve dhe flisni me zë të lartë

bërtisni me një poezi të re

me një publik-sensual " dakortësi-publike”

me nivele të tjera subjektive

ose nivele të tjera shkatërruese,

një diapazon në veshin e brendshëm

për të goditur nën sipërfaqen

E Unit tuaj të ëmbël që ende këndoni

Ende shprehni "fjalën en-masse" -

Poezia automjeti i përbashkët

për transportin publik

drejt vendeve më të larta

me të tjera rrota që mund të transportojnë atë.

Poezi që ende bie nga qielli

brenda rrugëve tona ende të hapura.

Ata ende nuk kanë ngritur barrikada,

rrugët e animuar ende me fytyra,

burra dhe gra tërheqëse ecin ende këtu,

kudo ende krijesa joshëse,

në sytë e të gjithëve sekretin e të gjithëve

të varrosur akoma këtu,

fëmijët e egër të Whitmanit flenë ende këtu

zgjohen dhe ecin në ajër të pastër.

 

   25 shtator 2013

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1