Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | ME RASTIN E 87-VJETORIT TË VETËVRASJES SË POETIT

ME RASTIN E 87-VJETORIT TË VETËVRASJES SË POETIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image VLADIMIR MAJAKOVSKI

ME RASTIN E 87-VJETORIT TË VETËVRASJES SË POETIT VLADIMIR MAJAKOVSKI

Më 14 prill të vitit të kaluar, me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së tij, vendi rus https://www.adme.ru/ botoi (me përjashtim të dy poezive finale) këtë homazh të Majakovskin që ju propozoj përsëri. Me këtë rast dua të falenderoj edhe një herë Kamila Gayazova për pasionin me të cilin ajo ndan me mua këtë "udhëtim" brenda poezisë ruse dhe durim të pafundmë, me të cilin rilexon (dhe kur është e nevojsme korrigjon ...) gjithë atë që unë përkthej!

-Majakovskij,

vargjet tuaj nuk do të dridhen,

nuk ngrohin, nuk infektojnë.

-Vargjet e mi nuk janë det,

 Nuk  janë sobë, nuk janë murtajë.

Vladimir Majakovski vërshoi në poezinë me ndërtimin e saj të lartë, ecjen e vendosur, entuziazëmin, gjestet e gjera dhe shqiptimi i përflakur. Ky personalitet e tronditi botën e tij poetike dhe la një gjurmë të konsiderueshme në aktivitetin e "shekullit të argjendtë.

Natyra rebeluese e Majakovskit reflektohet në çdo gjë: në pamjen e jashtme, në mënyrën e veshjes, në mënyrën se si ai recitonte vargjet. Ishte i stuhishëm, tronditës dhe i vrazhdë, por ishte në të njëjtën kohë një njeri shumë i ndjeshëm.

Nga poema: ME GJITHË ZËRIN

Vargu  im do të vijë

Përmes kreshtave të shekujve

dhe përmes kokave

të poetëve dhe sundimtarëve.

vargu im do të vijë

por do të vijë

jo si një shigjetë

gjuetie e Kupidit,

jo siç i vjen

nomizmatikut një monedhë e veshur

dhe jo siç arrin  drita e yjeve të vdekur.

vargu im

me mundim

do të çajë masivin e viteve

dhe do të shfaqet

bindës,

i vrazhdë,

i prekshëm,

siҫ shfaqet në ditët tona

ujësjellësi

i ndërtuar nga skllevërit e Romës.

(1929-1930)

NJË STIL I RI

Kur Majakovski vuri në përdorim  «shkallëzimin» e famshme, stilistikën e tij, poetët-kolegë e fajësuan atë ishte një mashtrues: atëherë poetët paguheshin në  bazë të sasisë së vargjeve dhe Majakovski merrte dy deri në tre herë më shumë për vargje me “gjatësi” të njejtë ". Sipas fjalëve të Mayakovskit, rima  pengonte  të gjitha linjat që i jepnin formë një mendim të vetëm, që të jenë së bashku. Ai vendoste fjalën më të rëndësishme në fund të rreshtit, dhe për të përshtatur rimën me çdo kusht.

 LILIA E KEQE

Me  gratë Majakovski pati dhe s’pati fat në të njëjtën kohë. Biografët një zëri e e quajnë Lilia Brikun si dashurinë e tij të madhe. Në të vërtetë, poeti shkruante: "Unë dashuroj, pavarësisht, në sajë të gjithave, kam dashuruar, dshuroj dhe do të dashuroj, nëse ti do të jesh e keqe  ose e dashur me mua apo me një tjetër." Por Lilia Yure'vna jetonte pa asnjë problem  me burrin e saj Osip Brik. Pas vdekjes së tij në vitin 1945 ajo shkroi: «Kur vrau veten Majakovski, vdiq një poet i madh. Por kur mua më vdiq Osipi, vdiqa unë vetë”. "

BENIAMINI I I TURMËS    

Vladimir Goldshmidt ecte pranë Majakovskit dhe i tregonte me zë të lartë sukseset e tij:

-Ja, jam në Moskë që prej një muaji dhe mua tashmë më njohin të gjithë. Në mbrëmje – ovacione me shumicë, qindra letra, nuk arrij të lirohem nga zonjat. Çfarë doni ... famën ...

Përballë tyre në ngjitje mbi kodër një patrullë e rojeve të kuqe. Majakovski i afrohet buzës së trotuarit dhe iu   kthye Rojave të kuqe:

Mirëmëngjes, shokë!

Nga radhët e Rojave të Kuqe u përgjigjën miqësisht dhe me gëzim;

- Mirëmëngjes, shoku Majakovski!

Poeti iu kthye  "futuristit të jetës" dhe duke qeshur, tha:

-Ja fama këtu ... Po pastaj? Ngrijeni, djalosh!

PUSHKININ UNË E DI PËRMENDËSH

Në Tbilis zhvillohej një mbrëmje me temën «Figura të letërsisë sovjetike». Filluan  t’i bënin pyetje të ndryshme. Majakovskjit

Pyetje: «Si e vlerësoni ju Demjan Bednin?»

M: «E lexoj»

Pyetje: «Po Eseninin» (kishin kaluar dy muaj pas vdekjes së tij)

M: «Në përgjithësi unë i shoh funeralet me paragjykime»

Pyetje: «Me çfarë lekësh shkojni ju jashtë shtetit?»

M: «Me lekët tuaj!»

Pyetje: «I hidhni shpesh ndonjë sy Pushkinit?»

M: «Nuk I hedh kurrë asnjë vështrim Pushkinit. Unë Pushkinin e di përmendësh»

NDËR TË PARËT

Politeknik, Vladimir Majakovski merr pjesë në një debat mbi internacionalizmin proletar:

-Në Mes të rusëve unë ndihem rus, në mes gjeorgjianëve e ndjej veten gjeorgjan ...

Pyetje nga salla:

-Po midis budallenjve?

përgjigjja:

-Midis budallenjve unë jam për herë të parë.

Nga

LETRA E TATIANA JAKOVLEVAS

Ti mos mendo

duke përpëlitur thjesht sytë

nga nënharqet në vijë të drejtë*

Eja këtu,

eja në kryqëzim

të krahëve të mi  të mëdhenj

e të fortë.

Nuk do ?

Rri pra aty kalo dimrin,

dhe këtë 

fyerje

le ta fusim në llogarinë e përbashkët.

Unë në çdo rast –

ty

një ditë do të marr,

S’e çaj kokën,

do të të marr-

vetëm ty

ose me gjithë Parisin mbarë.

(1928 )                      

* Nga fotografia shohim se Jakovleva i ka lyer vetullat sikur të ishin një vijë e drejtë

MUSA E PAARRITSHME

Përveç Lilia Brikut poeti pati të dashura të tjera. Njëri prej tyre e njohu në Paris, kur shkoi atje për lexime poezish. Kjo muzë quhej Tatiana Jakovleva. Si gjithmonë, u dashurua marrëzisht me të. Por ajo, përkundrazi  e e  refuzonte me delikatesë. Majakovski prishi gjithë shpërblimin e tij të madh në një "turne” francez në një dyqan lulesh dhe e pyeti nëse mund t’i dërgonte asaj lule çdo ditë. Dhe ata vepruan. Atëherë e madje, edhe në kohën e Luftës së Dytë Botërore, këto lule i shpëtoi jetën e saj. Jakovleva i këmbente ato në ushqim. Pasi, natyrisht, paratë mbaruan, por ajo  vazhdoi  të marrë lulet deri në vdekje: tani kjo ishte për të mirën e dyqanit të luleve.

KUSH DËSHIRON NJË GRUSHT NË TURINJ?

Majakovski futurist ishte i famshëm për daljet e tij harbute  dhe për paraqitjen e tij të pazakontë. Një herë ai doli në skenë për të lexuar vargjet e tij ditirambike për një audiencë që ishte mbledhur për t’u tallur me të;  del duke mbajtur duart në xhepat e pantallonave, me cigare të shtrënguar në këndin e gojës spërdredhur shtembër. Ai ishte  shtatgjatë, i fortë, me trup të proporcionuar mirë, linjat e fytyrës së tij ishin të mprehta e të mëdha. Lexonte, here duke ngritur zërin deri në një ulërimë, herë gurgullues, pëshpëriste me zor nën hundëj: me të përfunduar së lexuari, i drejtohet audiencës tashmë me gjuhën prozaike: "... Ata që duan një grusht në noçkë, janë të lutur të vihen në rresht."

MAJAKOVSKI DHE UDHËTIMET E TIJ

Pas një udhëtimi jashtë vendit e pyetën Mayakovskin:

-Vladimir Vladimiroviç, si është atje poshtë në Monte Karlo, shumë shik?

Ai u përgjigj:

-Shumë, Si tek ne në hotelin "Moska e madhe."

Atëherë e pyetën:

-Ju keni udhëtuar shumë. Do  të ishte interesante e të dinim: cilin qytet mbani si më të bukurin në botë?

Përgjigja qe:

-Vjatka. *

(GMD) Deri në vitin 1934 emri i qytetit të Kirovit

DHE NË ÇDO RAST ... LILIA

Poeti i dhuroi së dashurës së tij Lilia një unazë me inicialet e tij: duke e rrotulluar atë, këto iniciale formonin pa fund fjalën "ljubljù"(të dashuroj).

Një ditë pas vdekjes së poetit në gazeta u botuar një letër e shkruar në prag të vdekjes. Ja një ekstrakt i saj:

"Për të gjithë.

Për vdekjen tim, të mos fajësohet askush dhe, ju lutem, mos bëni thashetheme. I ndjeri nuk mund t’i durojë ato absolutisht. Nëna, motrat dhe miqtë, më falni - kjo nuk është zgjidhje (të tjerëve nuk iu rekomandoj këtë), por unë nuk kisha asnjë rrugëdalje. Lilia, më duaj. Shoqja  qeveri, familja ime është Lilia Brik, nëna, motra dhe Veronica Vitol'dova Polonskaja *. Nëse ju mund t’u siguroni atyre një jetë të qetë - falemnderit. Jepuani  Brikëve, vargjet e filluara me Bikë,  ata do t’i zhdukin ato. Siç thuhet, incidenti u mbyll, anija e dashurisë u thye kundër jetës së përditshme. Jam i barabartë me jetën dhe nuk kam me asnjë llogari të papaguar reciproke dollarësh, fatkeqësi dhe me dhimbjet e përbashkëta, fatkeqësi dhe ofendime.

Qofshi të lumtur, ju mbeteni.

Vladimir Majakovski "

* (GMD) Aktorja, e bija e një aktori të famshëm të kinemasë pa zë të filmit dhe gruaja e aktorit M. Jansin, nga maji 1929 ishte shok i poetit. Ai ishte personi i fundit që e pa atë dhe dëshmitar për vetëvrasjen e tij (Perktheu: F Haliti)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1