Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | DEMOKRACI

DEMOKRACI

Font size: Decrease font Enlarge font

Kjo poezi ishte gati një himn në vitin 1899. Kur ajo u botua nga “Clarion” në 4 Mars 1899, gazeta “Herald” e asaj kohe thuhet u shit e tëra. Njerëzit, që e blenin atë, ishin në një shpresë të nisur prej kohësh si motiv për të drejtat e mohuara nga njerëzit e korruptuar në pushtet dhe që e shihnin karrigen e tyre, jo si një perspektivë për njerëzit, por si një ego personale, ambicje për hakmarje politike dhe ngadalësim të ecurisë. “Clarion” ishte një gazetë e përjavshme e krijuar dhe publikuar në vitin 1891 nga Robert Bletçford dhe Alexander M. Thompson, me qendër në Mançester në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte një botim, që kishte miratuar një perspektivë britanike të fokusuar më tepër si ndihmë internacionaliste në çështjet politike. Kjo poezi me sa duket dhe pse e krijuar mjaft herët, akoma ka një fakt sublim për atë që ndodh sot në Shqipëri, kur Opozita e Bashkuar, në një protestë gati 52 ditore, shpërfillet për shkak të një egoje personale.

 

 

DEMOKRACI

 

Demokraci! Demokraci!

Fjalë e dashur si vetë jeta për mua!

Shkëlqim i rrezeve të diellit njësoj mbi të gjithë,

errësira e paskajme që struk të gjithë natën.

Goditja e erërave mbi çdo det,

mendim i paprangosur përgjithmonë të jetë,

pra, të drejta të barabarta janë kërkesat e tua,

liria për të gjithë në të gjitha vendet,

qoftë dhe për mua.

Yjet e natës ndonjëherë shpallin

çdo njeri të lindur trashëgimtar të ligjshëm

për ato që natyra ka falur për njeriun

jetën, vdekjen, të gjitha që ai i meriton

kënaqësinë, dhimbjen, mjerimin e zi,

nga lindja në perëndim, nga poli në pol,

nga lartësitë më malore tek detet gri

nëpër të gjitha vdekshmëritë e jetës.

Asnjë ligj nuk është i pavdekshëm,

asnjë statut i vjetër apo i ri përjetësohet

shpresat që vijnë si ënjtje e durimit të njeriut

ëndrrat, agimi i ditës së plotë bekohet

kur spektri, froni, dhe të gjithë tiranët

në gropën e harresës do të bien,

kur secili do ta flakë intrigën për dashuri

dhe të gjithë do të jenë mjeshtra të vetvetes.

Mos prit shpejto ditën dhe ngute atë orë,

thyej barrierat, të fitosh pushtetin,

se s’ta fal askush me dorë,

për të përdorur tokën, për të lundruar i lirë në det,

për të patur mjetet, i pakontrolluar dhe i lirë;

mos paguash haraç, pa shërbim të mirë,

lëre çdo njeri të punojë që të gjithë të mund të jetojnë,

jetën e tyre në liri,

ndalo korruptivin dhe grabitjen vulgare.

Të jesh i lirë-qëndro i lirë! Demokraci! Demokraci!

 

■ Clarion

 

(Përktheu: Dr Fatmir Terziu)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1