Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Dy Perkthime

Dy Perkthime

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Haliti Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»

Sylvia Plath

PASQYRA

Unë jam prej argjendi dhe e saktë, pa paragjykime.

Çdo gjë që të shoh e gëlltis menjëherë

pikë për pikë pa hije dashurish apo neveri.

Unë nuk jam mizore, por vetëm e vërtetë

sy katërkëndëshe e një perëndie të vogël.

Shumicën e kohës pasqyroj murin përballë.

Ai është rozë, lara - lara. Prej kohësh tashmë

e shoh, e ndjej një copëz të zemrës sime.

Por ai është e nuk është.

Fytyrat dhe errësira ndahen vazhdimisht.

 

Tani unë jam një liqen. Mbi mua përkulet një grua

duke kërkuar të gjejë tek unë atë që është realisht.

Pastaj u kthehet atyre gënjeshtarëve: qirinjve ose  hënës.

Unë shoh shpinën e saj dhe e pasqyroj besnikërisht.

Ajo më shpërblen me lot e me një tundje të duarve.

Jam e rëndësishme për të.Edhea ajo shkon e vjen.

Çdo mëngjes, fytyra e saj tjetërsohet në errësirë.

Brenda meje ajo ka mbytur një fosnjë,

nga unë i del përballë ditë për ditë

një plakë, peshk monstruoz.

 

Jij  stoike; mos  krijo panik; nëpërmjet këtij ferri për të takuar  bujarinë, të ëmblën, dashurinë e tejmbushur me dashuri bujare të pranverës.

Nga "Ditari", 20 shkurt 1956

 

ALEKSANDËR BLLOK

SHENJA  E NJË KËNGE TË PRANVERËS

Era solli nga larg

shenjën e një kënge pranverore,

kushedi se ku, shkëlqimtare dhe e thellë

u hap një copë qiell.

Në kaltërsinë e pamasasë,

mes xixave të pranverës së afërt

qanin shtrëngatat dimërore,

pluskonin ëndrra të yjëzuara.

Të ndrojtura, të zymta,të thella

Vajtonin kordat e vargjeve të mia

Era solli që larg

këngët kumbuese.

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1