Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | IMJA DHE JOTJA

IMJA DHE JOTJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image RAOUL FOLLEREAU (1903- 1977)

RAOUL FOLLEREAU (1903- 1977)

Raoul Follereau ( Nevers , 19  gusht 1903 - Paris , 6 dhjetor 1977 ) ishte gazetar, filantrop dhe poet francez.

IMJA DHE JOTJA

Trashëgimia ime, trashëgimia jote, paratë tona;

ime, jote, tona...

Paratë e mia, pasuria juaj, të mirat tona:

e mia, jote, tona...

Vetëm një univers

i butë, i pistë, i mbyllur

ku shkohet në barrikadë

me të mbaruar koha për dashuri.

Qindra miliona njerëz të varfër, pa bukë,

pa shtëpi, pa asgjë.

Trashëgimia ime, trashëgimia jote,

paratë e mia, pasuria jote:

e mia, jote.

Tashmë u bënë dy mijë vite epokë e krishtere ...

Por, kur vallë do të fillojmë të jemi të krishterë?

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1