Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PERKTHIME | Poezi nga Duska VRHOVAC ( Dushka VRHOVAC), Serbi

Poezi nga Duska VRHOVAC ( Dushka VRHOVAC), Serbi

Font size: Decrease font Enlarge font

 

Solli në shqip Dashamir MALO

Duska Vrhovac ( Dushka Vrhovac ) është poete, gazetare dhe përkthyese. Ka lindur në vitin 1947 në Banja Luka. Ajo u diplomua për letërsi krahasuese në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, ku ajo jeton dhe punon si shkrimtare dhe gazetare e  pavarur. Ajo ka punuar për shumë vite në Televizionin e Beogradit ( Radio Televizioni i Serbisë ), duke shkruar në gazetat më të njohura.

Me 20 libra të botuar me poezi, disa prej të cilave kanë qenë të përkthyera, pjesërisht ose plotësisht, në 20 gjuhë, ajo është ndër autoret më të rëndësishme bashkëkohore të Serbisë. E pranishme me shkrimet e saj në gazeta, revista letrare dhe antologji me vlera absolute, ajo ka marrë pjesë në shumë takime, festivale dhe takime letrare në Serbi dhe jashtë saj.
Duska Vrhovac është anëtare, ndër të tjera, e Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Shoqatës së Përkthyesve Letrare të Serbisë, të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.  Ajo është gjithashtu ambasadore e Lëvizjes të Poetëve të Botës në Serbi.
Ka marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje për poezinë e saj, duke përfshirë : Dy çmime kombëtare, në vitin 1966 dhe 2007. Çmimin Gensini – Sesioni i Poezisë 2011, Itali dhe medaljen e artë dhënë nga Instituti i Kulturës dhe Arsimit i Republikës së Serbisë.

 

POETET

Poetët janë një bandë,
nomadë pretendues,
përkthyes të pavendosur
të banalitetit dhe përjetësisë.
Ata janë kërkues të padobishëm,
dashnorë të papërmbajtur,
gjuetarë të fjalëve të humbura,
spiunë të rrugëve dhe deteve.

Poetët janë kopshtarë të padobishëm,
të kopshteve mbretërore mbuluar me bar,
Paralajmërues të devijimeve yjore,
lajmëtarë të anijeve të mbytura,
dhunues të ndjenjave sekrete,
riparues finokë të Arushës së Madhe
dhe Arushës së Vogël,
mbledhës të pluhurit yjor.

Poetët janë hajdutë të iluzioneve,
rapsodë të utopive të papërshtatshme,
Joshës të çdo lloji,
shijues të ushqimeve të helmuara,
djem plangprishës dhe mashtrues profesionistë,
heronj të cilët në mënyrë të vullnetshme
vënë kokën në gijotinë,
në të cilën ata janë gjithashtu ekzekutuesit.

Poetët janë mbrojtës me kurorë
të thelbit të qënies së gjuhës,
dashnorë të mistereve të pazgjidhshme,
magjistarë dhe provokatorë.
Ata janë të preferuarit e perëndive,
shijues e pijeve magjike,
dhe shpenzues të çmendur
të vetë jetës së tyre.

Poetët janë bisqet e fundit
e llojt më delikat të qenieve kozmike,
kultivuesit e luleve të bardha të shpirtit,
krijuesit e rremë të botëve të papajtueshme.
Poetët janë përkthyes të shenjave të humbura,
bartës të mesazheve të rëndësishme,
dhe të lajmit se jeta është e pafund
dhe universi një projekt i papërfunduar.

Poetët janë xixëllonja në rrymën e Kozmosit,
pushtues të brezit të ylberit shumngjyrësh
dhe interpretues të muzikës së shenjtë
të lindjes kozmike.
Poetët janë banues të padukshm
në heshtjen e arsyes dhe absurditetit,
në gjithçka të dukshme dhe të padukshme.
Poetët janë vëllezërit e vetëm të mi të vërtetë.

PER TE GJETUR FJALEN TIME

Poetë të shumtë e kanë thënë tashmë,
se si e shohin një botë të tërë në një kokrrizë rëre,
pafundësinë në pëllëmbë, gjithë qiellin në sy,
dhe se si në një ditë të vetme mund të jetë gjithë përjetësia.

Shumë prej tyre kanë dashuri të lumturuar,
vuajtje e mallkuar, trishtim dhe dhimbje,
përshkruar me vdekje, ferr, parajsë dhe një shtëpi të lumtur,
të sigurtë që e përjetshme do të jetë puna dhe emri i tyre.

Çdo gjë është thënë dhe parë,
paralajmëruar, kënduar dhe shkruar,
dhe nuk ka asgjë që nuk ka egzistuar më parë.

Pra, ja pse unë jam ende këtu.
Ashtu si gruaja e parë dhe si burri i parë.
Si  të isha Perëndia vetë.

Për të treguar se çfarë u tha?
Për të përshkruar atë që është shkruar?
Për të gjetur fjalën time.

SHI MISTIK

Natën e shkuar me ty kam mbledhur 
lulegjaku përgjatë lumit të turbulluar Bistrica.
Nga qielli mbi ne binin petale të bardha,
nga duart e shpirtrave të cilët nuk kanë gjetur paqe.
Nga bari mund të dëgjohen pëshpëritjet e dashnorëve antikë,
poteria e trokëllimave të kalorësve duke ardhur nga rruga,
si në poezitë e Nazim Hikmet.

Ndërsa pikat e shiut mistik ngjyrosnin fytyrat tona,
balsam për shpirtin xixëllimi i syve të tu
dhe me një sinergji të mallkuar,
fryma jote e nxehtë në buzët e mia të zhuritura,
u shdërrua në pika të kuqe vese.
Çdo gjë ishte joreale përveç natës,
përveç lotëve tanë dhe bekimeve të Zotit tonë.

Tani e di që je ky që je dhe ky që nuk je,
që je agim blu i vdekjes sime të qetë
dhe muzgu i dhimbshm i rinisë sime të mërguar;
që je zëri i ndrydhur i një klithme të lashtë,
ëndrra e arratisur nga streha e një engjëlli të përgjumur,
i cili  u lodh nga një dëshirë e tepruar
dhe dëshironte të pushonte mbi shpatullat e mia.

NUK KA RENDESI PERSE

 

Nuk erdhe.

Kjo bukë, kjo heshtje,

kjo verë janë dëshmi

dhe kjo tavolinë ku gjithçka

fërgëllon në përshtjellim

para derës sime të mbyllur,

ndërsa digjem unë

në vend të qirinjve.

 

DRITE HENE

Vetmia nuk zbërdhulet në dritën të hënës.
Nga ky qiri primitiv
zbehet vetëm karakteri ynë i paqëndrueshëm
përkulur mbi vetminë,
duke dashur të portretizojë atë si një moment mistik
zgjedhur dhe përqafuar vullnetarisht.

Por era e jodit në ajër paralajmëron.
Frymëmarrje të thellë të na dhurojë
dhe ne dhe kjo natë e pasur në distancë
transformohemi në dhimbje kozmike
në vend të dyllit të vulës
e cila vulos mesazhe të rëndësishme.

Dhimbja shtohet në dritën të hënës
Duart kërkojnë për njëra-tjetrën
pasi ato nuk janë binjake
por të huaja nga një tjetër planet.
As  aroma e ujit të detit
As vetë jodi nuk mund të bëjnë dot gjë.

Në natën e me hënë të plotë cdo gjë rishfaqet
dhe lë gjurmë të kufizuara
të puthjeve të papërfunduara
dhe ëndrrave të shkatërruara me lehtësi.
Madje as batica apo zbatica s’mund të bëjnë gjë.
Në natën  me dritë  hëne vetëm dashuri ndihmon.

GJERAT QIELLORE

Në  vellon e errët të natës sime të turbulluar
me gishtin tënd, si me një furçë magjike,
pikturon zambakë të bardhë, të përgjumur.

Të hutuar nga dëshira jote e ringjallur

pa u kujdesur nga askush ata rriten pa masë dhe ngrihen
në horizontin e dritares sime të errët.

Të vështroj ndërsa në dalldi ti pyet erën
nëse kjo fushë mund të mbajnë kaq shumë bukuri
e cila gufon gjoksin tënd deri në shpërthim.

Era është e qetë, krejtësisht e qetë,  e dehur,
e frikësuar  mos davaritet larg nga afshi i poezisë që vjen
në ëndrrat e të pafajshmëve që janë ende në gjumë.

Dhe në fytyrën time, si në ujërat e Jordanit,
fluturojnë reflektimet e karakterit tënd origjinal
dhe shpirti feston,  pa u shqetësuar as për përjetësinë,

as për përkoshmërinë.


STREHIM  II

Mallkuar natë e pamundur.
Ç’janë këto shungullima që rrjedhin nga çdo pore
ulëritëse që zvarriten përsëri nën lëkurën time?
Nëse do të mundja të shtrija krahët, të hapia sytë,
çfarë fjale të neveritshme të pamundur

do të mundja të shpreh,
një fjalë që ecën me mundim
nga agimi në muzg
bërë tërësisht nga lëvizjeve gjymtuese.
Unë vazhdoj, por ende shikoj prapa.
Nuk guxoj të marr një thikë në dorë
kundër  sfidës dhe rrezikut të zi.
Gjithçka  është  bosh tek unë,
por ende një lloj kënge ecën me mundim,
në gjoksin tim lulëzon një frut i kalbur
dhe në impotencën tënde gugat mëngjesi.

STREHIM III

Në kohën që të desha ty
ndërtova një shtëpi me mure të padukshme
mbi kokën tonë, dhe nën lëkurën tënde.
Hodha një masë me qeliza të fekonduara,
në shikimin tënd bëra me tulla një oxhak
dhe mbi vatrën e tij fryma ime ndezi zjarrin
deri sa u rrite, u lartësove
si një i virgjër i dehur nga puthjet.
Të mirëprita
dhe kështu e le veten tënde të lirë,
pranë shtrat tonë
Unë solla fruta të pjekura vjeshtake ,
dhe pikat shiut u kthyen në qumësht.
Në kohën që të desha ty
gjithçka që ishte tëndia gjente prehje tek unë
dhe besoja ne mundnim të shpëtonim njëri-tjetrin.
Por tani, ja ku jemi, të ndarë
dhe asnjëri prej nesh se di se si
ne do të harrojmë njëri-tjetrin, veten tonë.

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1