Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | PAS VAPËS SË GUSHTIT SIKUR DO TË ZGJOHEMI DHE NJËHERË…

PAS VAPËS SË GUSHTIT SIKUR DO TË ZGJOHEMI DHE NJËHERË…

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

 Nga KRISTO  ZHARKALLIU  

      Pothuajse një muaj kam qëndruar larg lajmeve-shi larg laptopit dhe internetit nga ku vjelim përditë,ose disa here në ditë të rejat nëpër botë- kryesisht nga Atdheu duke shpresuar se gjatë kësaj kohe diçka e rëndësishme mund të ngjiste. Tani,pas me se nje muaji i u ktheva zakonit te vjeter dhe per çudi sikur nuk ka ngjare asgje!  Menjëherë kërkoj në Fjalën e lirë të mikut të palodhur Fatmir Terziu por…për çudi as atje gjej ndonjë të re! Duket se gjatë muajit gusht të gjithë shkojnë për pushime (mos zoti Fatmir udhëtoi në Atdhe për t’u çmallur?Mjerisht unë nuk munda të shkoj në Atdhe gjatë kësaj verë të zgjatur dhe të nxehtë! Edhe në këtë moshë ngarkojmë veten me detyrime ndaj  bijve dhe nipërve…Kështu nuk është më mirë?)

 Nga Shqipëria nuk memi asgjë të re (Asgjë të re nga Fronti I lindjes!).Vazhdojnë pushimet, grindjet, sharjet dhe akuzat kundër njeri tjetrit dhe duket qartë se shqiptarët nuk mund të mirren vesh mesvedit dhe kjo sigurisht nuk është e re: shqiptarët qëkurse mbahen mënd (histortikisht) janë kacafytur ne mes tyre dhe sikur të kishin derdhur kaq helm e gjak kundër grabitqarëve të huaj, Shqipëria, kombi shqiptar do të ishte sot…lule!

   “No News,Good News” na thonë englezët e mënçur veçse kësaj verë vetë anglezët na kanë furnizuar me lajme të cilat po të ngjisnin në Shqipëri ose ë ndonjë vend tjetër ballkanik do të quheshin normalish “ngatërresa ballkanase.” Por shumë shpejt u bindëm se edhe këtu kishin gisht shqiptarët!

Kur dikush shkrojti se ka të ngjarë që kryeministri britanik Boris Johnson paska prejardhje shqiptare, e mora me shaka: jo njëherë vendet e vogla si Shqipëria dhe Greqia (kryesisht kjo e fundit) adoptojnë njerëzit e famëshëm si të tyre! Psh: çdo shkencëtar, këngëtar, artist të famëshëm,kudo në botë e më the të thashë do të gjejnë se paska pasur një gjysh apo gjyshe nga Tropoja ose Pelloponezi! Dikush gjeti se edhe Kristofor Kolombi paska qënë grek se cili vend tjetër do të nxirte një njeri që të bënte një udhëtim të tillë të çmëndur?!!  Megjithatë duhet të pranojmë se shqiptarët i kanë dhënë botës mjaft shpëtimtarë kur për veten e tyre nuk është dukur askush si…shpëtimtar i vërtetë…Të përmendim Mustafa Qemalin, babanë  e Turqisë? Muhamet Aliun krijuesin e Egjiptit bashkëkohor? Apo sa e sa shqipo që dhanë jetën për lirinë e Greqisë nga Turqia akoma dhe për qeverisjen ekëtij vendi (mirë apo keq!) Sigurisht nuk bëhet fjalë se çfarë ka bërë Greqia e Lashtë (ballkanike) për botën mbarë?Mjafton të vizitosh muzetë kryesorë të Europës (Londrës, Vjenës apo Parisit)që të kuptojmë…Por kjo nuk është tema jonë. Shqiptarët bashkëkohorë ( si edhe grekët) nuk kanë shumë gjëra që shkëlqejnë përveç disa këngëtarë artistë.. Madje duken kaq kokfortë sa beson se kanë kaluar në shkallën e marrnisë. Prandaj kur u tha se  zoti Johnson (Xhonson) na qënka shqiptar, në fillim nuk e besova madje qesha për naivitetin e shkruesit. Si është e mundur, thashë vendi që ka pasur një Çërçill, që dikur mbizotëronte në botë, të bëjë kryeministër një shqiptar? 

      Veçse ky dyshim, madje kundërshtim, mbajti vetëm për disa ditë! Që atëhere-kur u zgjodh Kryeministër i Britanisë së Madhe(!)  zoti Johnson kanë ngjarë kaq gjëra të çuditëshme në ishullin e demokracisë mbretërore  sa as në Shqipëri nuk kanë ndodhur! Kësisoj u binda se Xhonsoni (shqip) pa asnjë dyshim na qënka shqiptar! Vetëm një shqiptar do të mundte të bënte gazin e botës (qesharake) Mbretërinë e Bashkuar ! Vetëm një shqiptar do të ishte kaq kokfortë, kaq këmbëngulës se vetëm ai ka të drejtë! Prandaj pa asnjë ngurrim them se Johnsoni është shqiptar  dhe se mundëm të marrim kështjellën britanike nga…brënda!!!Kësisoj po hakmerremi ndaj Anglisë për të gjitha prapësitë dhe padrejtësitë që i ka bërë kombit shqiptar…

Tani ç’na mbeti? Të gjejmë se mos dhe Donald Tramp na qënka shqipo dhe në fund hidhemi andej nga Kina (ndonjë kiineze do të ketë ndonjë fëmijë nga shqiptarët që atëhere të miqësisë shkullore!) që të mos themi për Rusinë,kryeministri i saj(i padukëshëm) është safi shqipo nga Skrapari! Kësisoj,dalngadalë dhe pa zhurmë një ditë shqiptarët do të mbizotërojnë botën!Kjo i shpjegon të gjitha pse nuk bëjnë diçka të mirë për Shqipërinë ose Kosovën e më tej! Kur të marrin në duart e tyre çelsat e botës,kush pyet për Shqipërinë e sotme dhe për bashkim kombëtar? E shikoni se sa me hile ja kanë botës shqipot tanë? Bravo  qoftë!!!

                                    KRISTO ZHARKALLI, Athinë 8 shtator 2019.                                                                                                                         

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1