Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Simetri dhe asimetri

Simetri dhe asimetri

image Astrit Lulushi

Simetri dhe asimetri
Astrit Lulushi

Megjithëse parë nga lart poshtë, njeriu nuk është simetrik, për nga gjërësia, nga e majta në të djathtë, ai është. Përveç asimetrisë së përzgjedhur, siç është ndarja e flokëve dhe përdorimi i dorës së majtë ose të djathtë, njeriu sipërfaqësisht është simetrik.
Në të gjithë vertebrorët, zemra dhe stomaku janë në anën e majtë, mëlçia dhe apendesiti në anën e djathtë. Një në dhjetë mijë njerëz e kanë zemrën në anën e djathtë. Nëse zemra është në anën "e gabuar", të gjitha organet e tjera priren të jenë gjithashtu, gjë që i krijon kirurgut befasi nëse nuk është i përgatitur mirë, dhe ai mund të bjerë në atë që quhet ‘kurthi i pasqyrës’.
Mushkëria e djathë është më e madhe se majta, ndërsa gjysma e majtë e trurit është pak më e madhe se e djathta. Asimetritë në tru kontrollojnë shumë nga asimetritë në sjellje. Truri punon në atë mënyrë që ana e majtë e trurit të kontrollojë anën e djathtë të trupit dhe anasjelltas, pra pjesa e djathtë e trupit kontrollohet nga pjesa e majtë e trurit.
Kjo pjesë e majtë është përgjegjëse për gjuhën, leximin, shkrimin, të folurit dhe dëgjimin, ndërsa e djathta kontrollon njohjen vizuale, dhe prirjet për art e muzikë. Kështu, nëse një goditje dëmton pjesën e majtë të trurit, kjo bëhet shpesh pengesë për të folurit.
Sytë kontrollohen gjithashtu nga truri asimetrik. Kjo mund të provohet thjesht, nëse qëndroni rreth dy deri tre metra larg një objekti. Mbuloni syrin e majtë dhe vendosni gishtin para syrit të djadhtë për të mbuluar pamjen e objektit. Pastaj përsëritni ushtrimin duke mbuluar syrin e djathtë dhe duke hapur syrin e majtë. Nga ajo që do të shihni, përcaktohet nëse jeni i doninuar nga pjesa e majtë ose e djathtë e trurit.
Një nga shembujt më të njohur të simetrisë së pasqyrës është fakti se njerëzit përdorin njërën ose tjetrën dorë, por jo të dyja, për detyra të kualifikuara siç është të shkruarit. Por megjithëse një në dhjetë përdorin dorën e majtë në krahasim me të djathtën, bota është plot artefakte të krijuara me dorën e djathë në mendje, dorë e cila kontrollohet nga pjesa e majtë e trurit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1