Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | ..famë

..famë

image Astrit Lulushi

..famë
Astrit Lulushi

Kush kërkon famë është vërtet si Sizifi i mitologjisë, gjithmonë i pakënaqur; ai nuk mund të bëhet Zot, nuk mund të rrafshojë malin, qëllimet e tij janë thjesht iluzione që nuk mund të arrihen.
Pushteti, jo rrallë, sjell famë. Kur njeriu është i etur për famë, ai shoqërohet nga lloj frikë e fshehur brenda vetes. Ky kombinim i dëshirës dhe frikës e shtynë atë për të bërë gjëra që nuk e përmbushin. Nuk e bëjnë të ndjehet i kënaqur. Dëshira për nderime publike çon në frikën e mos pëlqimit. Eshtë e padobishme të jesh marrësi i një nderimi të madh publik, nëse mungon respekti i vetes dhe i të tjerëve.
Në Apologjinë e Platonit, Sokrati e mirëpret jetën pas vdekjes, ku mund të takohet me figura të tilla si Sizifi, të cilët mendojnë se janë të mençur, në mënyrë që t'i pyesë ata dhe të gjejë kush është i urtë dhe kush mendon se është kur nuk është.
Albert Camus, në esenë "Miti i Sizifit", e lartëson këtë figurë me statusin e një heroi absurd. Franz Kafka në mënyrë të përsëritur i referohej Sizifit si njeriu që luftoi për të arritur lartësitë vetëm për t'u hedhur poshtë në thellësi - një jete e pakuptimtë, sepse përbëhet nga përsëritja e zhveshur.

Comments (1 posted):

faruk myrtaj on 25/07/2019 22:13:34
avatar
Si i behet me Pushtet, Astrit?! Pas vet nesh, ato na joshin me fame, apo jo?!
Dhe, kur vjen ora per "Gjyqin tone te fundit", per tu shfajesuar, nuk na i pranojne si deshmitare!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1