Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Ramush Haradinaj-heroi i madh që nuk lejoi ndarjen e Kosovës

Ramush Haradinaj-heroi i madh që nuk lejoi ndarjen e Kosovës

image Skënder Sadri KAPITI

Ramush Haradinaj-heroi i madh që nuk lejoi ndarjen  e   Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Shkëmbim territoresh pas ndarjes apo coptimit  të   Kosovës do të thotë shkatërrim i  Shtetit të Kosovës dhe shërbim për krijimin e Serbisë së Madhe. 

Nuk ndodh që  të ketë shkëmbim territoresh pa coptim të Kosovës. 

Dhe ndarje e shkëmbim territoresh shqiptare të Kosovës me territore shqiptare të Kosovës Lindore do të thotë shkatërrim i shtetit të Kosovës. Prandaj dështimi i  këtij projekti antishqiptar për shkëmbim territoresh, gjë e cila  është meritë e  kryeministrit Haradinaj nuk e lejoi coptimin  e shtetit të Kosovës. 

Nëse Perendimi, BE-ja sot në këmbim të njohjes së Shtetit të Kosovës nga Serbia dhe të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, apo edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e për integrimin e saj në BE, pra nëse për këtë perendimi dhe  BE u bëjnë presion  shqiptarëve për të bërë  pazare për  shkëmbim territoresh në dëm të trojeve shqiptare dhe të Kosovës, kjo tregon se edhe BE-së moderne i ka mbetur ora e Europës së viteve 1913, kur Europa bëri krimin tragjik kundër shqiptarëve dhe të coptimin e trojeve të tyre. 

Ky kushtëzim  nuk duhet pranuar edhe poqese  Serbia që ka bërë edhe krime dhe genocid mbi shqiptarët nuk do ta njihte kurrë Kosovën.

Dorëheqja e Ramush Haradinaj si Kryeministër i Kosovës ka rëndësi jashtzakonisht të madhe në shërbim të interesit gjithkombëtar. 

Kjo edhe për faktin se ky akt i tij patjetër që do të shtyjë kohën për marrëveshjen Kosovë-Serbi duke i dhënë mundësi forcimit te unitetit dhe unifikimit të politikës shqiptare, përmirësimit të pozicionit të saj, gjë e cila mundëson  shmangien përfundimtare të mundësisë së realizimit të marrëveshjes së keqe dhe të dëmshme kombëtarisht, të projektit antiKosovë. 

Më mirë është shtyrje edhe disa vjeçare të marrëveshjes Kosovë-Serbi se sa realizimi me kaq ngut i një marrëveshje të  tillë me pasoja të dëmshme dhe të pariparueshme për shqiptarët, Kosovën dhe për Shqipërinë.

Më mirë është që të priten edhe vite të tjera për marrëveshje Kosovë-Serbi  deri sa të ndryshojë edhe politika por edhe diplomacia euroatlantike  për në favor të shqiptarëve dhe të Kosovës, përderisa duket që sot politika perendimore nuk është proshqiptare sa duhet, dhe nuk është as  në pozicionin e duhur  siç ishte ne vitin 1999, në kohën kur ajo ndërhyri ushtarakisht për çlirimin e Kosovës.

Më vjen shumë keq kur lexoj edhe disa farë analistësh dhe opinionistësh dhe disa farë mediatikësh egoistë, të paaftë dhe nihilistë të cilët mundohen që të errësojnë me alibira, fantazira dhe madje edhe të shpifin e të trillojnë duke u përpjekur për të fabrikur diçka negative  rreth kësaj dorëheqjeje të Kryeministrit Haradinaj. 

Zakonisht veprime, komente dhe “analiza”  të tilla vijnë nga politikanë dhe nga të tjerë si ata dështakë e mjeranë të cilët nuk janë askushi dhe që nuk janë të aftë për të bërë asgjë, por vetëm që duan të duken se duke llomotitur mendojnë se janë  dhe po duken si  askush dikushë. 

Marrëveshja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës do të shkëmbeheshin vetëm territore shqiptare të Shtetit të Kosovës me territore shqiptare të Kosovës Lindore (të cilat janë padrejtësisht nën Serbi) ishte një e keqe e tmerrshme në dëm të interesave kombëtare shqiptare. 

Po të realizohej një marrëveshje e tillë  ku sipas saj,  Serbia do të merrte atë çfarë ajo donte në Kosovë,  kjo  do të ishte marrëveshje turpi, e dëmshme, tradhëti kombëtare dhe shkatërrim për shtetin e Kosovës, pasi Kosova do të humbiste burimet  strategjike dhe jetike pasurore, territorin, burimet ujore dhe minerale.. 

Fati e deshi që Kosova pati si kryeministër z. Ramush Haradinaj në momentin historik, në kohën e duhur që bëri të mundur mosrealizimin e kësaj marrëveshje të turpshme dhe thellësisht antikombëtare.

Kryeministri Haradinaj ka meritën e madhe se nuk lejoi ndarjen e Kosovës, që do të thotë se Z. Haradinaj ka meritën e madhe historike sepse  nuk lejoi shkatërrimin dhe as asgjësimin e Shtetit Shqiptar të Kosovës. 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet të përgjigjet  për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,  pasi Kushtetuta e Kosovës vendosi që Presidenti   nuk kishte atributin, as të drejtën dhe as përgjegjësinë për bisedimet Kosovë–Serbi. Presidenti i Kosovës nuk është President i zgjedhur nga vota popullore, por edhe zgjedhja e tij nga Parlamenti i Kosovës dihet se u bë me akrobacira politike parlamentare në kushtet pothuajse të një gjëndjeje të jashtëzakonshme të protestës popullore kundër zgjedhjes së tij.  

Me papërgjegjshmëritë politike, juridike dhe antikushtetuese të tij, koha vertetoi se sa të drejtë paska pasur opozita politike dhe sidomos populli protestues kundër zgjedhjes së tij.

Ai duhet të përgjigjet para ligjit për rrëmbim të kompetencave të qeverisë në rastin në fjalë dhe për   pasojat që i janë shkaktuar dëme të mëdha Shtetit të Kosovës, me këtë ide apo marrëveshje të keqe dhe shumë të dëmshme e me pasoja të paparashikueshme në dëm të kombit, gjë e cila do ta rrezikonte  shtetësinë e Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës, me vizionin e tij të lartë politik e patriotik bëri gjithçka në mbrojtje prestigjit, të dinjitetit kombëtar, në mbrojtje të sovranitetit dhe të shtetit shqiptar të Kosovës si askush tjetër më parë në historinë kombëtare të Shqipërisë e Kosovës, duke u përballur me një komplot djallëzor serbo-rus, që kishte përkrahje edhe nga shtete dhe politikanë perendimor, por çuditërisht  edhe nga Kryeministri i Shqipërisë dhe nga Presidenti i Kosovës. 

Heroi i luftës, Ramush Haradinaj me guximin e pashëmbullt të tij u përball dhe i fitoi dy herë më parë betejat me Gjykatën e  Hagës kundër trillimeve dhe kundër akuzave e shpifjeve të Beogradit dhe të lakejve e shërbëtorëve shqipfolës të tij për luftën heroike të luftëtarëve të UÇK-së .

Z. Haradinaj ka meritën e madhe të shmangies së coptimit të Kosovës, së kësaj të keqeje të madhe kombëtare, të kësaj Marrëveshje e cila u varros në Samitin e Berlinit falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së tij. 

Për herë të parë që nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës Haradinaj i tregoi jo vetëm Serbisë por edhe Botës Demokratike madje, Autoritetin Sovran dhe të merituar të Shtetit të Kosovës si Shtet i vërtetë dhe i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. 

Është meritë e R. Haradinaj edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, e cila ka detyrën e shënjtë mbrojtjen e territorit, kufirit dhe të shtetit të Kosovës. Formimi i Ushtrisë është garancija për mbrojtjen e territorit dhe pacënushmërinë e kufijve të Shtetit të Kosovës.

Edhe tani Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e parevokueshme për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale, dhe me siguri që edhe kësaj radhe do të triumfojë. 

Dhe  ky qëndrim i lartë burrëror për një burrështetasi të madh   nga një legjendë e luftës për çlirimin e Kosovës, Ramush Haradinaj është tashmë edhe legjendë e mbrojtes paqësore, politike e diplomatike të  pacënueshmërisë territoriale dhe të Shtetit Shqiptar të Kosovës. Vizioni dhe përkushtimi i tij  në mbrojte të Shtetit të Kosovës, të pacënueshmërisë e saj territoriale është kthyer tashmë në një kauzë madhore kombëtare për të cilën janë gati të sakrifikojnë dhe ta mbrojnë të gjithë shqiptarët kudo që ata janë. 

Ramush Haradinaj me këtë dorëheqje të radhës nga posti i kryeministrit u dha për së dyti herë një leksion të madh gjithë politikës dhe të gjithë politikanëve shqiptarë se: parësore dhe mbi të gjitha janë përgjegjshmëria dhe  shërbimi ndaj kauzës kombëtare dhe asaj të shtetit dhe jo pushteti, dhe jo interesi e përfitimi  personal. Politikanët shqiptarë sidomos në Shqipëri nuk japin kurrë dorëheqje, edhe kur bëjnë zullume e skandale të rënda. Ata: politikën, postin dhe pushtetin i përdorin si pazare dhe si ombrella e mburoja   të korrupsionit, priviligjeve, abuzimeve dhe  madje edhe të krimeve të tyre.

Ramush Haradinaj është shëmbulli më i mire dhe më i lartë  jo vetëm për emancipimin dhe për përkushtimin patriotik e kombëtar por edhe si model për emancipimin politik dhe demokratik të politikës shqiptare në tërësinë e saj.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1