Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | QËNDRIM KRAHINOR APO DALLIM RACIST….

QËNDRIM KRAHINOR APO DALLIM RACIST….

image KRISTO ZHARKALLIU

                  NGA  KRISTO  ZHARKALLIU  

 Vitet e fundit vihet re një dukuri tjetër aspak e këndëshme në Shqipëri përsa u përket krahinave. Dikur disa “krahinorë” dhe armiq të bashkimit kjombëtar,sidomos shovinistët, i ndanin shqiptarët në toskë e gegë, më vonë kjo mori një drejtim tjetër duke e ndarë kombin në Veri-Jug gjë që vazhdohet pak e komuflluar edhe sot. Këtë të fundit kohët e fundit e ka zëvëndësuar disi  ndarjen, e shqiptarëve në dy kombe:shqiptarë dhe kosovarë. Kjo e fundit po gjen terren dhe përkrahje në disa të ashtuquajtur intelektrualë dhe analistë kosovarë,por nuk mungojnë as ata të Tiranës. Nga ana tjetër ka ngritur krye racizmi ndaj ciganëve (romë i quajnë tani sa për t’u zbutur) vllehëve-sa e sa komente nuk lexojmë kundër vllehëve dhe minoritarëve grekë. (Jam i mendimit se redaksitë e gazetave, sidomos atyre elektronike, do të duhej të kontrollonin dhe të mos lejonin komentet raciste,jo vetëm kundër të tjerëve por shumë here kundër vetë shqiptarëve me komente antishqiptare shoviniste ashtu dhe banale dhe se komentet duhet të kenë nivelin e shkrimeve të përditëshme) Por kjo është një e keqe e vogël..ndonse shumë lexues nuk lexojnë artikullin kryesor por komentet!

  Por gjetkë e kishim fjalën. Për dallimin krahinor. Është bërë zakon pra që kur kapet një keqbërës në Durrës apo në Tiranë të thonë:”U kap një vlonjat në portin e Durrësit” ose korçar,  dhe kryesisht Shkodran,dibran e…tropojan. Nuk e di se kujt i shërben ky informacion dhe ç’qëllim ka…mos që të na thonë se vlonjatët,dibranët ose…tropojanët na qënkan të gjithë keqbërës? Në Greqi kanë një zakon tjetër të keq për ciganët: sa herë kapet ndonjë shkelës i ligjit-në përgjithësi të gjithë të tillë janë përderisa janë braktisut nga shteti- thonë”Një “roma” bëri këtë, vodhi këtë disa “roma” u kapën të vjedhin miser ose fruta të, mashtrojnë qytetarët grekë..” e kështu me radhë dhe unë pyesja: a nuk janë qytetarë grekë dhe këta? (Vitet e fundit grekët e kanë zgjidhur më së miri problemin e racizmit me emigantët “e paligjëshëm” sidomos me shqiptarët… dhe derdhin vrerin e tyre kundër tyre por pa harruar asnjëherë “romat” e tyre!) Ashtu si pyes edhe shqiptarët: vllehët, “romët” dhe minoritarët grekë a nuk janë shtetas shqiptarë? Pse duhet të bëjmë dallime të tilla përçarëse? U kap, thotë, një kriminel …tropojan dhe menjëherë na shkon mëndja tek tropojanët e njohur ashtu dhe korçarëve dhe vllehëve shkodranëve ose kosovarëve? Menjimend më duket e çuditëshme se si në Shqipërinë e vogël të kemi kaq dallime. Mirë, ku kapet dikush në Korçë, në Sarandë apo në Shkodër mund të thonë se një keqbërës u kap në Korçë, Sarandë apo Shkodër por…u kap një shkodran,korçar apo dibran, në portin e Durrësit apo në Tiranë, thua se tiranasit nuk janë të ardhur nga e gjithë Shqipëria? Kujt i shërben kjo?

  Racizmi dhe ndarja krahinore janë dy gjëra për të cilat nuk jam pajtuar kurrë dhe kam shkrojtur dhe here të tjera. Vetë kam pasur në të kaluarën-(se tani nuk kam më asnjë)- miqtë më të mirë nga Kosova dhe Dibra, akoma dhe Shkodra,megjithse sipas teorisë veri-jug jam nga…Jugu dhe indinjohesha kur dëgjoja komente për ndarje krahinore. Sidomos teoria famëkeqe Veri- Jug që përkrahej në të kaluarën dhe nga disa intelektualë të njohur, sidomos pas njohjes së gjuhës së njësuar letrare. Madje arrinin deri atje të thoshin se Veriu ishte pushtuar nga…Jugu. Prandaj kam frikë se edhe identifikimi krahinor të çdo keqbërësi që kapet i shërben më shumë ndarje krahinore të vendit,kur duhet një bashkim kombëtar jo vetëm në brendesi të Shqipërisë por me të gjithë shqiptarët e jashtkufijve (Kosovë, Maqedoni e Veriut , Luginën e Përshevës e të Malit të zi e të tjerë…)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1