Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | ANTISHQIPTARIZMI I …SHQIPTARËVE

ANTISHQIPTARIZMI I …SHQIPTARËVE

image KRISTO ZHARKALLI

 

                                                      

(Nuk është hera e pare që më ka brengosur, as hera e pare që kam shprehur publikisht mendimet e mia për një “antishqiptarizëm” të theksuar të shqiptarëve-jo vetëm të emigrantëve por edhe atyre që jetojnë në trojet e tyre dhe shfaqen përditë në shtypin e Tiranës, si në gazeta ashtu dhe në atë elektronik, ku mëria antiqeveritare (cilado qoftë ajo) kapërxen cakun e opozitës dhe shdërrohet në zëmërim antishqiptar!!! duke nxirë e share realitetin shqiptar kur  zbukurohet e vërteta  e vendeve të tjera)

        Në të kaluarën kur dëgjoja ose lexoja lajme të rreme (fake news) zëmërohesha dhe kur këto i lexoja ose i dëgjoja nga vetë shqiptarët për Shqipërinë, brengosesha së tepërmi. Arsyeja kryesore ishte se  nuk u besoja të huajve se e dija se shumica e tyre kontrolloheshin ose drejtoheshin nga qëndra të caktuara shoviniste antishqiptare dhe kjo nuk ishte asgjë e re. Shovinistët që rrethojnë dhe kanë cunguar kombin e Arbërit, pasi i kanë rrëmbyer trojet e shqiptarëve, mundoheshin dhe mundohen të paraqiten si “viktima” gjoja të egërsisë dhe kafshërisë shqiptare. Në të kaluarën i kishim vënë vetes detyrën që t’u përgjigjeshim dhe të hidhnim poshtë me argumenta akuzat dhe sharjet e tyre, gjë që jo njëherë (shumë prej nesh) rrezikuan jetën dhe familjet e tyre. Shovinistët nuk bëjnë shaka kurrë dhe nuk të falin kurrë t’i kundërshtosh pa le t’i akuzosh dhe të përgënjeshtrosh qëndrimin ne tyre antishqiptar. Dihet shumë mirë egërsia e tyre… Por me kalimin e kohës duket se sa naivë dhe mosnjohës të së vërtetës ishim! Ngahera,kudo prapa shovinistëve dhe antishqiptarëve qëndronte nga hera një…shqiptar! Jo vetëm kaq:ngrenë në qiell disa të ashtuquajtur shqiptar që bën pjesë në jetën shoqërore të vendeve ku kanë gjetur strehim e punë. Sigurisht gjithsecili bën punën e tij, përpiqet të dallohet e të përmirësojë jetën në emigracion- shumë here duke shojtur prejardhjen e tij-  këtë mund ta respektojmë por kurrsesi nuk mund ta lavdërojmë madje të krenohemi me “arritjet” e kujtdo personit. Fola para disa ditëve për eurodeputeten suedeze me prejardhjen shqiptare dhe sigurisht pyeta ata që krekoseshin sa shqiptare ndihet ajo? Nuk kam asnjë arsye ta akuzoj-bravo i qoftë po nuk është shqiptare por suedeze! 

   Ditët e fundit u bënë zgjedhje parlamentare në Greqi. Shtypi tiranas zbuloi se në këto zgjedhje mirrnin pjesë disa …shqiptarë. Nga këta dalloheshin Jorgo Trihas (Syriza) Fatos Malaj me PASOK-këta të dy mund t’i quanim gjysmë zëri se na qënkeshin  shqiptarë, megjithse pjesmarrja e tyre ishte thjesht për të fituar disa vota nga ata “emigrantë´që kanë marrë shtetësinë greke…Por nuk u mjaftuan më kaq:u rekllamua dhe njëfarë Eda Gemi (?) e cila është pjesë e Nea Demokracisë. KJo, na informonin, jeton në Selanik dhe ishte kryetare e organizatës minoritare Omonja të Greqisë! Ma merr mëndje se në se kjo do të zgjidhej deputete-(ndoshta u zgjodh, nuk e di) do të mbronte të drejtat e Shqipërisë në Greqi! Duket harrojnë se sa nga ata të minoritetit ekstrem ndodhen në Greqi, janë në pararojë kundër kombit shqiptar-madje vetë organizata Omonja jo njëherë është deklaruar kundër Kosovës. Por kjo mund të quhet dhe e moderuar. Më tej na paraqesin një…Kristo Duci në radhët e partisë neofashiste shoviniste Eliniki lisi (zgjidhja greke!) E ky, po të zgjidhej do të…luftonte për shqiptarët që t’i dërgonte të gjithë tej lumit Shkumbin! Kjo parti e re është trrashëgimtare e Agimit të artë dhe nuk i mohon-përkundrazi i rekllamon ndienjat shoviniste! 

  Kjo është ana e “krenarisë” shqiptare se nga ana tjetër nuk lënë gjë të zeze që të mos ja ngarkojnë vendit të tyre.Po të thoshin të huajt ato që thonë dhe shkruajnë shqiptarët vetë për drogën, korrupsionin dhe poshtërsive të tjera shqiptare, do të thoshim se po bëjnë propaganda antishqiptare. Por jo! Grekët, gjermanët, hollandezët(!) francezët e ku ta di unë i mësojnë nga vetë shqiptarët sa të këqij na qënkan! Një shëmbull i vogël: në Greqi-ja pranë Shqipërisë- u bënë zgjedhjet dhe u ndërrua qeveri. Ashtu si u ndërrua dhe para katër vite. Por kjo me votën e popullit ose të atyre që votuan. Askush nuk mendoi se mund të mirte pushtetin në tavolinë me protesta ose dhe, më e keqja, me djegie mandatesh. Kujtoni se në parlamentin grek nuk pati grindje, sharje ofendime dhe akuza për korrupsion e  drogë? Pati që ç’ke me të por askush nuk mendoi të braktiste sallën as ata të Agimit të Artë (miqt e Artur Zhejit!)të cilëve shumë here nuk u jipnin fjalën kurse në Shqipëri…në Shqipëri një parti nuk mund të durojë dhe të pranojë të fitojë tjetra dhe kanë gjetur mënyrën qesharake e…bojkotit. Dhe kjo nuk është hera e pare.KJo është më e keqja sigurisht. Një shëmbull tjetër: ngahera presidentët grekë (që nga Karamanlisi i vjetër deri tek Pavllopullon e sotëm) kanë qënë në kundërshtim me partitë qeveri. Askush nga këta nuk doli kurrë haptazi kundër qeverisë as kundër politikës qeveritare edhe sikur të mos pajtohej. Nuk mund të imagjinohet një president grek (Pavllopullos është nga radhët e Nea Demokracisë dhe qeveria ishte e majta) të dale jashtë Greqisë dhe të ankohet ose të akuzojë qeverinë e vendit të tij edhe kur nuk pajtohej me politikën që ndiqej! Presidenti shqiptar ka ngritur bajrakun kundër qeverisë  së Tiranës dhe përveçse nuk pranon mospjesmarrjen në konferencën e Bosnjës për arsye të Kosovës por shkon atje në kundërshtim me vendimin e qeverisë së TIranës!!! Një skandal i jashtzakonëshëm që nuk ka ngjarë në asnjë vend të botës por duket se Ilir Meta nuk e njeh mirë historinë e demokracive por njeh shumë mirë interest e familjes së tij, aq sa të bëhet gazi i botës sidomos të “miqve” të tij sërbë…Nga ana tjetër nuk ngurroi -ose vetë e ftoi- të jape një intervistë gazetarit grek Stavro Xhima ku ankohej e shante qeverinë vendase. Duket se “miqtë” e tij greke, sidmos gazeta Kathimerini që është kaq “dashamirase” ndaj Shqipërisë do ta ndihmojnë…

    Dhe ja dhe xhevahiri i fundit i shtypit shqiptar.  Çdo mëngjes punën e pare që bëj është të hyj në internet dhe të lexoj shtypin e Tiranës. Nuk bëj dallime. Është e natyrëshme që gazetat të jenë të ndara, ato proqeveritare dhe ato të opozitës. Kjo tregon se demokracia është e shëndetëshme. Por kur është puna për vetë kombi ose të lajmeve të rreme , brengosem. Pse? Ndoshta se jam akoma naiv! Ja pra ç’lexova sot (gjë që më nxiti të shkruaj këtë shkrim): në një deklaratë të OKB-së  se sipas parashikimeve statistikore popullsia e Shqipërisë në fund të shekullit do të jetë vetëm 1000.000. (një million) banorë! Nuk është as fakt, vetëm një parashikim që askush nuk mund ta vertetojë sot! Të gjitha gazetat-përveç njërës që akoma mirret me telegrafët e shekulli të kaluar- botuan këtë parashikim (ato të opozitës triumfalisht thua se qeveria e sotme do të jetë deri në fund të shekullit!) -por ajo që merr telegrafët e pa të udhës mos i bëjë qejfin qeverisë dhe të gjysmojë popullsinë shqiptare në fund të shekullit! Kësisoj shkrojti me shkronjja të mëdha: “Në fund të shekullit popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 500.000 (pesëqind mijë) banorë!” Ç’koment mund të bësh këtu? Kur marrëzia dhe urrejtja partiake kapërcen çdo kufi të arsyes njerëzore? 

   Kaq për sot. Ndoshta ndonjë ditë do të mirremi me gjëra më të lehta se me këtë të nxehtë nuk dilet.

. Athinë 12 korrik 2019

Comments (1 posted):

Resmi Osmani on 13/07/2019 20:56:00
avatar
Z.Zharkalli, E lexova me kujdes.Nuk i heq asnje presje trajteses qe keni bere. Jemi ne vete, shqiptaret qe shajme, ndyjme e peshtyjme shqip dhe ne gjuhe te huaj vendin ton. Eshte nje mercenarizem i çuditshem.Lenden e pare shtypi i huaj e merr nga politika dhe media jone. Ka politikan qe deklarojne me ngazellim dhe keqdashje se per Shqiperine Europa eshte e mbyllur se as ka as do te kete negociata. Ç'ti thuash dhe ç'far emri ti vesh kesaj çmendurie kolektive partiake?

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1