Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Ca parelele shtetarësh mes fqinjësh

Ca parelele shtetarësh mes fqinjësh

image Ilir Levonja

 

Në muajin maj 2019 u mbajtën zgjedhjet për në parlamentin europian. Në to mori pjesë dhe Greqia si vend anëtar i komunitetit europian. Kreu i qeverisë së majtë Aleksis Cipras pa pritur të dalin rezultatet paraprake, deklaroi se do i kërkonte presidentit zgjedhje të parakohëshme. Arsyeja qe se kandidatët e partisë së tij po humbnin ndjeshëm në votime. Dhe ashtu rezultoi. Syriza humbi thellë sepse qe zgjedhja e popullit e tillë. Kujtojmë se Syriza një e parti e majtë dhe me tendenca radikale qe themeluar në 2004. Krejt një prurje e re e cila theu traditën midis Pasokut të Pandreut dhe Demokracia e re të Karamalisit. Kjo e fundit qe edhe forca politike që bëri të mundur anëtarësimin e Greqisë në komunitetin e europian më 1981. Kjo ndodhi në 2015 dhe njeriu që e bëri të mundur quhej Aleksis Cipras, 41 vjeç me profesion inxhinjer. Pra nga viti 2015 deri para pak ditëve, 8 korrik 2019 Aleksis Cipras qeverisi me disa koalicione për plot 4 vjet. Erdhi, qeverisi dhe iku. Kaq! Dhe do mbahet mend si kryeministri që i dha rrugë borxhit publik dhe krizës ekonomike. Socialist revolucionar nuk ankua për manipulime, për vjedhje dhe as nuk doli gjëkundi në ndonjë përgjim telefonik në lidhje me grupe kriminale për shitblerje votash. Nga ana tjetër as nuk u ankua si gratë e liga se po i bënin padrejtësi, apo me preteksin e patriotit të sëmurë se e nxorri Greqinë nga recensioni i krizës ekonomike etj. Nuk rrahu gjoksin dhe tentoi zgjatjen sa të mundej të mandatit në karrigen e kryeministrit. E çoi disa herë qeverinë e tij në votëbesim përpara parlamentit, sa herë që kishte ndonjë një pakënaqësi opozita, sidomos gjatë marrëveshjes me Maqedoninë e veriut etj. Në harkun kohor të dy muajve me firmën e tij vendi shkoi në zgjedhje të përgjithshme. Zgjedhje që u mbajtën një javë pas votime lokale shqiptare, qetësisht, plot qytetari, ku sot Greqia ka një qeveri të re nga fronti opozitar. Dy shtetarët u takuan dhe ndërruan vendet ku humbësi i shtrëngoi dorën fituesit. E gjitha brenda një harku kohor prej dy muajsh, asgjë më shumë. Dy muaj dhe kaq. Një rrotacion kaq i kollajtë sa plot shqiptarë pyesin se kur i mbajti zgjedhjet Greqia? Kur i ndërroi kaq shpejt shefat etj. 

 

Megjithëse nuk na ndajnë as ca kilometra dhe kemi një ndërthurje gati prej një fryme, jetojmë dhe punojmë aty. Madje tashmë jemi pjesë e zgjedhjeve aty, jemi zgjedhës. Prapë nuk na afron asgjë kur vjen puna e ndërrimit të qeverive dhe klimës politike. E kundërta ndodh në vendin tonë, në vendin pa ekonomi fare, ku e gjithë shoqëria ka hyrë në një recçnsion studiosh dhe akoma nuk ka çertifikuar një rezultat votimesh lokale. Gërrvërre pa fund ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Nuk e ndajnë Tiranën me Athinën ca qindra kilometra, por asgjë të përbashkët nuk kanë. Megjithëse frymojmë gati përditshëm, kjo nga reciproriteti njerëzor, për më tepër që qindra mijra shqiptarë jetojnë e punojnë atje. Portat e doganave kanë radhë thuajse përditë. Pra nuk jemi larg fare jemi krijesa brenda njëri-tjetrit. Si është e mundur që nuk ndodh edhe me qeverisjet tona e njëjta gjë. Si nuk ndërrohet edhe tek ne një herë të vetme qeveritë kështu? Tek ne patritotët e medhenjë që e duam Shqipërinë si gjithë e Europa, si Amerika. Dhe kjo është e thjesht, fare, fare e thjeshtë në Greqi ka burra shteti, hapin krahun, bëjnë zgjedhje. vijnë dhe ikin. Kurse tek ne vërini çfarë emri të doni veç të burrit a shtetarit as mos e çoni nëpër mend.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1