Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | ..zgjerim

..zgjerim

image Astrit Lulushi

..zgjerim
Astrit Lulushi

Në vitet 1700, fuqitë evropiane u pushtuan nga ethet e zgjerimit nëpërmjet kolonizimit. Historikisht, shumë njerëz i kanë mospërfillur dhe mohuar tmerret e luftrave që janë bërë nën këtë emër. Prej kohësh ishte krijuar idea që një vend duhet të merrte sa më shumë koloni dhe t'i popullonte ato me emigrantë nga brenda vendit.
Në Fjalorin e tij, më 1750, leksikografi Samuel Johnson përcaktote fjalën 'të kolonizohet' si 'për ta mbjellë me banorë, dhe fjala ‘koloni’ do të thotë ‘një grup njerëzish të tërhequr nga vendi amë për të banuar në një vend të largët.’ Përkufizimi për 'koloninë' në Fjalor, pasqyronte përdorimin e përgjithshëm dhe jo pikëpamjen e tij personale.
Në një nga botimet e tij më të hershme, “Lift of Savage”, më 1744, Johnson denonconte 'ligësinë e madhe për të bërë luftë kundër kombeve vetëm sepse janë të dobët a të vegjël; dhe pushtimin e vendeve sepse janë të frytshme.
Në vitin 1759 - Johnson botoi një ese ku përshkruan mizoritë e kolonizimit, në të njëjtin vit me sulmin e ashpër të Volterit kundër kolonializmit, nëpërmjet Candidit.
Ky ishte një qëndrim jo i pazakontë mes intelektualëve në atë kohë.
Adam Smith, në prozë më të butë, thoshte të njëjtën gjë në The Wealth of Nations: ‘Mizoria dhe padrejtësia duket se kanë qenë parimet që drejtuan projektin e parë të krijimit të kolonive; marrëzia e gjuetisë pas minierave të arit dhe argjendit, dhe padrejtësia e lakmisë së zotërimit të vendeve që nuk e kishin dëmtuar ndonjëherë popullin e Evropës, kishin zhveshur aventurierët e parë nga çdo shenjë mirësie.’
Përveç padrejtësisë ndaj popujve vendas, Samuel Jonson ishte i tronditur nga luftërat për të fituar koloni dhe për t’i mbajtur ato. Një nga shkrimet më të fuqishme të tij është një broshurë më 1771 me titull “Thoughts on the Late Transactions Respecting Falkland's Islands”.
Një krizë ishte ndezur midis Britanisë dhe Spanjës mbi këtë arkipelag të vogël, 400 km larg brigjeve të Argjentinës. Në fund lufta u shmang (siç nuk ishte në vitin 1982, kur historia përsëriste veten) dhe Johnson argumenton se nuk kishte asnjë përfitim për Britaninë të mbronte një territori shterpë që nuk mund të prodhonte asgjë me vlerë. Përtej kësaj, ai e përshkroi me indinjatë se çfarë lufte ishte në të vërtetë. Llogaria e tij meriton të lexohet gjerësisht:
“Është e habitëshme ftohtësia dhe indiferenca që pjesa më e madhe e njerëzimit e sheh fillimin e luftës. Ata që e dëgjojnë atë në distancë, ose lexojnë në libra, por kurrë nuk kanë parë ligësinë e saj, veç në mendje, e konsiderojnë luftën si pak më shumë se një lojë, një shpallje, një ushtri, një betejë dhe një triumf. Disa, që duhet të humbasin në fusha më të suksesshme, vdesin në shtratin e nderit, tërhiqe nga gëzimet e pushtimit dhe shkojnë me buzëqeshje në vdekje.
Jeta e një ushtari modern është e keqe. Lufta ka mjete shkatërrimit më të vështirë se topi dhe shpata. Nga mijëra e dhjetë mijëra që humbën në luftra, një pjesë shumë e vogël e ndjeu goditjen e një armiku; pjesa tjetër u ligështua në çadra dhe anije, mes lagështirës dhe plakjes; i zbehtë, i paqëndrueshëm, i pashpirt, dhe i pafuqishëm; gulçim dhe rënkime nga vazhdimi i gjatë i mjerimit të pashpresë; dhe në fund u hodhën në gropa, ose në oqean, pa paralajmërim dhe pa kujtesë. Nga fushimet e pahijshme dhe stacionet e padëshiruara, ku guximi është i padobishëm dhe ndërmarrja e pazbatueshme, flotat janë të heshtura, dhe ushtritë u pakësuan ngadalë. Në një epokë kur nuk kishte mbrojtje kundër sëmundjes infektive, numri i ushtarëve të vdekur mund të jetë i tmerrshëm...”, dhe zemërimi i Johnsonit është edhe më mbresëlënës pasi ai nuk kishte përvojë personale të luftës. Ishte imagjinata e tij morale e etur që i paraqiste të këqijat nëpërmjet imagjinatës në mendje.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1