Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | “Rama ik” - kauza e opozitës politike dhe e gjithë popullit shqiptar

“Rama ik” - kauza e opozitës politike dhe e gjithë popullit shqiptar

image Skënder Sadri KAPITI

“Rama ik” -  kauza  e opozitës politike  dhe  e gjithë popullit shqiptar 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ashtu sikurse edhe komunizmi në Shqipëri i cili ra para 30 vitesh sepse u stërkonsumua tejmase deri sa konsumoi edhe veten e tij, po kështu edhe qeverisja e modelit démodé dhe  si një regjim fantazmë dhe hije  e ishkomunizmit, edhe qeverisja, “Rama-Rilindja”, ka rënë sepse ka konsumuar gjithcka: edhe korrupsionin, edhe hajdutërinë, edhe arrogancën , edhe gënjeshtrat, edhe mashtrimet dhe është bërë një regjim i padurueshëm dhe i  neveritshëm. 

Askush, asnjë i fortë me pushtet nuk i shpëton vigjiliencës, mëncurisë, durimit, gjykimit dhe ndëshkimit popullor, kauzës më të lartë që janë pushteti, forca dhe interesi i kombit.

Qeverisja “Rama-Rilindja”  përfundimisht ishte dhe rezultoi  një dështim i madh, pasi ajo vetëm sa prodhoi dhe rriti  skandale, dështime,korrupsion, krim,hajdutëri,tradhëti,droge, papërgjegjshmëri dhe eksod.

Skandali me krimin e drogës  sidomos, ia nxorën namin  Shqipërisë në arenën botërore si një Republikë kanabisi, aq sa paratë e drogës rezulton se paskan  kontrolluar dhe zgjedhur  politikën, pushtetin dhe përcaktonin deri edhe fituesit e zgjedhjeve. Ky skandal u ndërkombëtarizua edhe nga mediat ndërkombëtare sic ishte një ndër gazetat më të fuqishme botërore ,ajo gjermane “Bild”, e cila i bëri skanimin këtij regjimi të sëmurë rëndë nga narkopushteti.

 Moralisht kjo “Republikë” që ngriti Rama e Rilindja ka rënë. Realisht antiRama  ose “Rama ik” është dhe po bëhet e rritet përditë e më shumë jo vetëm kauzë e opozitës politike por edhe kauzë gjithkombëtare. 

 Arroganca, neglizhenca dhe kokëfortësia e pushtetit të tij po verteton drejtesinë e kësaj kauze, pasi të paktën  dhe minimalisht, për hir të demokracisë, të përgjegjshmërisë dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar minimalisht kryeministri duhet të japë dorëheqjen. 

Bota moderne dhe demokratike ka me qindra shëmbuj dorëheqjeje edhe për shkaqe fare të vogla e të parëndësishme, që kurrë nuk mund të krahasohen me ato akuza e dështime me të cilat është ngarkuar qeverisja aktuale në Shqipëri. Shqipëria sot është në një krizë gjithdimensionale. A mos po pret kryeministri që të ndodhë fatkeqësi apo ndonjë traumë e katastrofë që të japë dorëheqje?! 

Sepse në Shqipëri vetëm kur ndodhin fatkeqësi e rrënim katastrofik, ajo quhet e njihet si krizë sic ishte p.sh. katastrofa e vitit 1997. Mos duhet të rrëshqasë shteti në kaos e rrënim që kryeministri Rama dhe rilindasit e tij ta njohin  si krizë e pastaj të japë dorëheqjen?!

Protestat e opozitës dhe të popullit opozitar janë të justifikuara dhe motivuara në emër të moralitetit e të dinjiterit njerëzor kundër padrejtësive, krimit, poshtërsive, mashtrimeve dhe  korrupsionit  të pushtetit të keq, kundër papunësisë e varfërisë dhe kundër eksodit.Ka 30 vite që shqiptarët kundërshtojnë e protestojnë kundër tyre, dhe për cudi as sot akoma pushteti nuk ka nxjerrë mësim  por vetëm sa ka përkeqësuar aq shumë sa që është bërë i padurueshëm.

Protestat janë të motivuara në emër edhe të lirisë, demokracisë, te patriotizmit   dhe të së vërtetës e të  drejtës. 

Nuk përbën dhe nuk  i  vjen shoqërisë fatkeqësi nëqoftëse largohet apo dorëhiqet një kryeministër si ky, por fatkeqësia dhe deri edhe rrënimi i shtetit vjen nga pushteti i keq, egoist, antihuman, antivlere  dhe i papërgjegjshëm.

 

Comments (1 posted):

Abdurahim Ashiku on 11/06/2019 10:42:16
avatar
Nuk ke pse të lexosh një shkrim kur ka titullin e rrugës: "RAMA IK", thjesht sepse ai është kaq i konsumuar sa nuk ka ku të vejë kur më tepër që në hyrje e quan "Kauzë e opozitës dhe e gjithë popullit shqiptar".
E opozitës është por jo "E GJITHË POPULLIT SHQIPTAR" !!!
Unë jam "popull shqiptar" që kam parë dhe kam ndjerë në kurriz "kauzën e PD-së" të 26 majit 1996 kur në Dibër PD fitoi 99.* për qind * me 0 (Tetë me zero). U dhunova dhe më kërcënuan me jetën time dhe të familjes. Ika për ti shpëtuar vdekjes. Dhe kur të flisni për "vjedhje vote" hapni defterët e 26 majit 1996 dhe flisni. E keqja e Shqipërisë nisi më 26 maj 1996, e keqe që u zhillua dhe u bë kauzë e politikës shqiptare të djathë e të majtë. Rama është bërë për të ikur por ikja duhet të bëhet vetëm me votë.
Abdurahim Ashiku
Athinë.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1