Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Harresa

Harresa

image Astrit Lulushi

Harresa
Astrit Lulushi

Rreth 20 milionë njerëz kaluan nëpër tmerret e kampeve të punës në Bashkimin Sovjetik. Të paktën 1,6 milionë prej tyre vdiqën. Ndër viktimat e represionit stalinist ishin gjithashtu njerëz nga vendet evropiane dhe SHBA. Aktualisht, në Rusi nuk ka ndonjë muze të ish kampeve Gulag nga epoka e Stalinit. Sidoqoftë, qindra kampe të braktisura ende janë të fshehura në taiga siberiane.
E njëjta situatë është me ish-kampet e punës së detyruar dhe burgjet i periudhës staliniste në Shqipëri, që janë kthyer në rrënoja, pa një shenjë kujtese. Thuajse asnjë muze nuk është krijuar, ndërsa ish të dënuarit enden të shpërndarë nëpër botë me statusin e azilantit. Vendi i tyre, që vuan nga politika e trashëguar, tregon se nuk i do, s’i mban dot, ose ata vetë ndjejnë se janë të padëshiruar dhe e vetmja rrugë që u mbetet është ikja, ose u mjaftuan me lirimin nga burgje, kampe e fshatra përqëndrimi, shpejt i harruan vuajtjet dhe i falën menjëherë autorët keqbërësit e tyre. 
Do të kalojë kohë, një brez i ri do të vijë kur këta ish-vuajtës të mos jenë më. Vendi do të zhvillohet e do përparojë. Por e njëjta histori do të përsëritet, sepse ajo qëndron e panjohur, mbuluar me heshtje e me pluhurin e harresës. Kur një shtet arrinë përsosmërinë më të madhe, fillon të bierë, thotë Makiaveli....dhe medoemos një ditë do të ringjallet.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1