Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TEMA | Dualitet

Dualitet

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Dualitet
Astrit Lulushi

Mendimet dhe ndjenjat lindin, me ose pa vullnetin tonë, dhe ne përdorim fjalë për t'i shprehur ato. Që në fillim të jetës së tij, njeriu pllakoset nga harresa. Ne jemi të lindur, por nuk e mbajmë mend atë. Foshnjërinë, gjithashtu. Fëmijërinë e herëshme e kujtojmë vetëm në fragmente; dhe jetojmë, duke humbur kuptimin e jetës. Sa e kotë është të mendosh se fjalët mund të depërtojnë misterin e qenies njerëzore; duke i përdorur, ato vetëm mund ta bëjnë më të dukshme injorancën tonë. A është lindja fillimi? Apo është vdekja përfundimi i qenies sonë?
Trupi është i prishur dhe shpirti është i pavdekshëm- me këto ide janë marrë Pitagora, Sokrati dhe Platoni. Jeta në Tokë është vetëm një imitim i papërsosur i jetës ideale në qiell, thonin ata. Krijuesi, Zoti, Natyra, ose si të duash quaje, mund të shfaqet mes njerëzve vetëm nëpërmjet dijes dhe arsyes. Rasti i natyrës njerëzore, me një trup që prishet dhe një shpirt të padukshëm, e ka bërë të pamundur identifikimin e një kuptimi të vetëm të jetës.
Aristoteli nuk shmang mundësinë e dualitetit, kur thotë se mendja është jomateriale dhe si e tillë, e pavdekshme. Ai argumenton se mendja nuk duket si organet e tjera të trupit, pasi i përmbledh të gjitha rolet, jo vetëm disa, siç bëjnë, për shembull, sytë që janë vetëm për të parë dhe veshët, vetëm për të dëgjuar. Pikëpamjet të tilla dualiste mbi jetën konsideroheshin të vërteta dhe deri vonë, mbizotëronin.
Sot njerëzit mendojnë se Jeta, ose çfarëdo që e quajmë atë që jemi dhe ndjejmë, është gjë e pashpjegueshme. Mjegullimi në mendje na pengon. Dhe ndoshta është mirë që jemi të mbrojtur nga njohja e asaj që është njëkohësisht kaq e padepërtueshme, përndryshe do të na thithte, duke kapërcyer funksionet që i duhen për arritjen e qëllimit të saj.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1